ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Kosovë-Shqipëri, një kapitull i ri pozitiv i bashkëpunimit e afrimit

Shkrime relevante

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

Xun Çetta, Zvicër Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund...

Pse vetëm Kosova mundet me shpëtu Ukrainën ?

Shkruen e knon: Agim Morina, Prizren E kam prej burimesh që nuk...

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Shpërndaj

Prishtinë, 4 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Takimi i sotëm rastisi të jetë në përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi kujtuan pranverën e vitit 1999, kur qindra mijëra refugjatë nga Kosova u strehuan në Shqipëri.

Përgjatë takimit, folën edhe për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. U veçua ajo mbi lejeqëndrimet, e cila po gjen zbatim të plotë dhe ajo për pikën e përbashkët kufitare Shishtavec – Krushevë, kurse brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar. Këto tri marrëveshje hapin një kapitull të ri pozitiv të bashkëpunimit e afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu