ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Kredhje në shpjegimin e Luljeta Aliut për divorcin, që ishte sa i dhimbshëm aq edhe i natyrshëm, bindës dhe pa asnjë element urrejtjeje

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
KRENAR ME GRATË KOSOVARE
Teksa shikoja dhe shijoja një emision televiziv në të cilin Luljeta Aliu rrëfeu përvojën e saj të dhimbshme të divorcit dhe sfidat me të cilat u përball për disa vite me radhë, ndesha një element të madhështisë së vërtetë njerëzore që haset rrallë jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë.
Pse po e them këtë?
Sepse, duke jetuar për një kohë të gjatë jashtë vendit, m’u lejua të shikoja, ndjeja dhe analizoja në detaje qasjen e shumicës absolute të grave gjermane ndaj kësaj teme sfiduese dhe në 80% të rasteve hasa në një qasje nihiliste të shoqëruar nga elementet tendencioze të natyrës jashtëzakonisht feministe.
Femrat gjermane duket se janë frymëzuar aq shumë nga shkolla, ose më saktë nga lëvizja ekstreme feministe “Alice Schwarzer”, saqë humbën arsyen e shëndetshme dhe qëllimin e justifikuar të barazisë gjinore gjithëpërfshirëse përmes një demonizimi tepër të njëanshëm dhe gjithëpërfshirës të botës mashkullore.
Kjo është njëherësh edhe arsyeja pse vrojtuesit e paanshëm shpesh e humbin jo vetëm mëshirën dhe simpatinë ndaj tyre por edhe solidaritetin.
Nga ana tjetër, shpjegimi i Luljetës ishte sa i dhimbshëm aq edhe i natyrshëm, bindës, kuptimplotë dhe pa asnjë element urrejtjeje, hakmarrjeje dhe krenarie të rreme.
Përkundrazi, ishte një shpjegim aq i nevojshëm, i dobishëm, human, ndriçues, dashamirës dhe ​dinjitoz për shoqërinë, kohën dhe hapësirën në të cilën jetojmë, saqë mund të merret si një paradigmë e sjelljes njerëzore, dobiprurëse, dinjitoze dhe profesionale, e cila ofron zgjidhje optimale për këtë fenomen kaq kompleks. .
Prandaj qasja e Luljetës mund të shihet si një model shumë më adekuat, korrigjues dhe profesional ndaj elementëve të shumtë të pabarazisë gjinore sesa modeli ynë shoqëror dhe institucional.
Sepse tek ne ndodhin vazhdimisht shkelje të rënda të ligjit gjatë zbatimit të drejtësisë në praktikë.
Pra bëhet fjalë për shkelje të panumërta të ligjit që i godasin rëndë të drejtat elementare të grave dhe fëmijëve dhe që e dëmtojnë akoma më shumë kredibilitetin e institucioneve përkatëse shtetërore.
Por kjo nuk është e gjitha.
Më pëlqeu shumë edhe niveli profesional i prezantueses së programit Antigona Kotorri, i cili ishte shumë më i lartë se niveli i zakonshëm kosovar, ballkanik dhe evropian, sepse përmbante po ashtu shumë elemente të dobishme shpjeguese.
Sepse nuk është e lehtë të mbash nivelin profesional kaq të lartë kur tema e bisedës është një problem kaq kompleks emocional, në një shoqëri kaq patriarkale, të dhunshme dhe provinciale të llojit “muskulor mashkullor”, që cenon dinjitetin e gruas aq keq sa nën kushte normale, duhet të prodhonte neveri kolektive.
Nëpërmjet këtij emisioni mësova diçka të re për femrat kosovare.
Diçka që më mbush me optimizëm, sepse femrat tona po arrijnë shumë më shumë suksese se sa meshkujt e prapambetur, në të gjitha fushat profesionale, pavarësisht faktit që u janë shkelur ndër shekuj të drejtat elementare njerëzore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu