ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Krimet serbo-jugosllave në Kosovë

Shkrime relevante

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

Agim Vuniqi, New York Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e...

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Shpërndaj

Shkruan Flori Bruqi,PHD( Drejtor për mardhënie me publikun në AAAS,New York,Prishtinë, Tiranë, Shkup )

Ky shkrim  dokumenton torturat, vrasjet, perdhunimet, debimet me force dhe krime te tjera lufte te kryera nga forcat e qeverise serbe dhe asaj jugosllave kunder shqiptareve te Kosoves nga 24 marsi deri me 12 qershor 1999, periudha e sulmeve ajrore te NATO-s kunder Jugosllavise. 

Shkrimi deshmon per nje fushate sistematike te koordinuar dhe te organizuar nga nivelet me te larta te qeverive serbe dhe jugosllave te asaj periudhe per te terrorizuar, vrare dhe shperngulur shqiptaret etnike te Kosoves. 

Natyrisht keto krime nuk ishin te izoluara nga njeri tjetri. 

Ky shkrim  paraqet kontekstin historik dhe politik te luftes dhe nje kritike te reagimit te komunitetit nderkombetar ndaj zhvillimit te krizes gjate dekades se fundit. 

3 kapituj dokumentojne gjithashtu shkeljet e bera nga kryengritesit shqiptare te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK), te cilet kryen rrembime dhe vrasje te civileve gjate dhe pas luftes, si dhe shkeljet e kryera nga NATO, e cila deshtoi ne minimizimin e viktimave civile gjate bombardimeve ne Jugosllavi.

 Megjithate fokusi kryesor i ketij raporti eshte dhuna shteterore e ushtruar nga qeverite serbe dhe jugosllave ne vitin 1999 kunder qytetareve shqiptare etnike te Jugosllavise. 

Lufta – Ofensiva e Vitit 1999 Ofensiva e qeverise serbe dhe jugosllave ne Kosove, e cila filloi me 20 mars 1999 kater dite para se te fillonte bombardimi i NATO-s, ishte nje fushate e planifikuar metodikisht dhe e zbatuar me perpikmeri. 

Ndryshimet kyçe ne aparatin e sigurimit te Jugosllavise ne 1998, duke perfshire emerimin e kreut te ri ne sigurimin e shtetit serb si dhe ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave, tregojne qe ne ate kohe u bene pergatitjet per ofensiven luftarake në Kosovë. 

 Ne fillim te vitit 1999 vihet re nje rritje e dukshme e prezences ushtarake dhe armatosja e civileve serbe etnike. 

Aksionet e policise dhe ushtrise ne fund te shkurtit dhe ne fillim te marsit perreth Vushtrrise dhe Besjanës, te emertuara nga qeveria si “ushtrimet e dimrit” siguruan lidhje hekurudhore dhe rrugore ne veri me Serbine. 

Shkelje te renda te se drejtes nderkombetare humanitare kane karakterizuar te gjitha ofensivat e meparshme te qeverise, por periudha e bombardimeve te NATO-s shenoi sulme te papara mbi civilet dhe shpernguljen me force te me shume se 850,000 shqiptareve etnike nga Kosova. 

Per here te pare ne luftën e Kosovës,  luftimet u zhvendosen nga zonat fshatare ne ato qytetare. 

Ndersa fushata e qeverise duket se ishte nje perpjekje per te shtypur UÇK-ne, me fillimin e bombardimeve te NATO-s kjo fushate u shnderrua ne me shume se kaq. 

Me ndermarrjen e nje ofensive me te madhe, presidenti i atehershem i Jugosllavise Slobodan Miloseviç perfitoi nga bombardimet e NATO-s qe te zbatonte nje plan per te shtypur UÇK-në dhe bazen e tyre mbeshtetese ne popull, si dhe per te shpergulur me force nje pjese te mire te popullsise shqiptare te Kosoves. 

Askush nuk mundi te parashikonte shpejtesine dhe shkallen e shpernguljes.

 Sipas Komisionierit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), gjate 3 javeve te para te bombardimeve te NATO-s, 525,787 refugjate nga Kosova vershuan ne vendet fqinje. 

Thuhet se forcat e qeverise Serbo-jugosllave  shperngulen 862,979 shqiptare etnike nga Kosova dhe disa qindra mijera te tjere u zhvendosen brenda per brenda Kosoves, perveç atyre qe ishin zhvendosur para marsit 1999.

 Me shume se 80 perqind e gjithe popullsise se Kosoves – 90 perqind e se ciles perbehej nga shqiptare- u zhvendosen nga shtepite e tyre.

 Zonat e njohura per lidhjet e tyre me UÇK-ne u goditen me rende. Komunat e Drenasit  dhe Skenderajt ne Regjionin  e Drenices, djepi i UÇK-se, ishin skena te masakrave te shumta ndaj civileve, si dhe te ndalimeve arbitrare, torturave, shkaterrimeve sistematike te shtepive dhe pasurise se civileve. 

Vrasjet masive, shpernguljet me force, dhe shkaterrimi i pasurise civile ishin te zakonshme gjithashtu ne komunat jugperendimore te Gjakoves , Rahovecit dhe Therandës, ku shume fshatra e kishin mbeshtetur prej kohesh UÇK-ne. 

65 perqind e shkeljeve te dokumentuara nga Human Rights Watch kane ndodhur ne pese komunat e lartpermendura.

Shpjegimet mbi abuzimet ne komunat e tjera jane me komplekse dhe me pak bindese. Komunat e Pejes  dhe Lipjanit , te cilat kishin nje numer te konsiderueshem popullsie serbe, ishin piketuar per shperngulje masive te shqiptareve etnike, ndersa vrasjet ishin me te lokalizuara ne fshatra te tille si ne Sllovi, Ribar , Lubeniq , Qyshk  dhe ne qytetin e Pejes.

Megjithese gjate 1998 dhe fillimit te 1999 UÇK-ja ishte aktive ne komunen e Pejes dhe prezente ne pjesen me te madhe te komunes perendimore se Lipjanit, ka pak apo aspak fakte per te bere lidhjen e UÇK-se me disa nga fshatrat ku ndodhen masakrat. 

Vrasjet ishin pasoje e nje plani me te gjere operacionesh per te terrorizuar popullsine qe te largohej nga Kosova, duke perdorur ushtrine, policine dhe forcat paramilitare. 

Gjate 1998 dhe fillimit te 1999 prezenca dhe dhuna e ushtruar nga UÇK-ja ishte e vogel, per shembull, ne komunen veriperendimore te Burimit me popullsi etnike te perzier.

 Megjithate, kjo komune pesoi shperngulje masive te shqiptareve vendas drejt Malit te Zi te nxitur nga djegia dhe grabitja e shtepive te tyre. 

Burimi ishte gjithashtu dhe skena e nje nga incidenteve me te pergjakshme te luftes, ku forcat serbe vrane ne maj 1999 me shume se 90 shqiptare etnike te burgosur ne burgun e Dubraves, nderkohe qe sulmet ajrore te NATO-s kishin vrare per dy dite rreth 19 te burgosur. 

Shperngulja me force ishte e organizuar mire, gje qe tregon se ajo ishte planfikuar paraprakisht. 

Fshatrat ne zonat strategjike u “spastruan” per te siguruar linjat e komunikimit dhe kontrollin e zonave me te gjera. 

Zonat ku UÇK-ja kishte mbeshtetje dhe ato ku ajo nuk ishte prezente, u sulmuan ne aksione te perbashketa nga policia, ushtria dhe paraushtaraket.

 Qytete te medha u “spastruan” duke perdorur autobuze, trena dhe karvane te gjata traktoresh qe drejtoheshin drejt kufijve :Shqipëri,Mali i Zi dhe Maqedoni.

Refugjatet u shtrenguan te largohen ose u transportuan ne menyre te organizuar nga shteti  I Serbisë ne drejtim te kufijve, sipas nje programi te pergatitur per shperngulje me force dhe deportimi te karakterizuar nga nje shkalle shume e larte koordinimi dhe kontrolli. 

Human Rights Watch dokumentoi gjithashtu praktiken e njohur te “spastrimit te identitetit”: refugjateve shpesh iu mirreshin dokumentet e identitetit dhe detyroheshin te hiqnin targat nga makinat dhe traktoret e tyre para se te lejoheshin qe te kalonin kufirin. 

Para se te arrinin kufirin, shume shqiptareve iu shkaterruan dokumentet personale, gje qe tregon se qeveria po perpiqej te bente te pamundur kthimin e tyre.

Shperngulja masive e shqiptareve te Kosoves mund t’i kete sherbyer nje sere qellimesh. 

1., ajo mund te kete patur si qellim te ndryshonte perberjen demografike te Kosoves – nje politike e permendur shpeshhere gjate gjithe historise nga politikanet nacionaliste ekstreme serbe. 

Keto ndryshime demografike mund te kishin çuar ne ndarjen eventuale te Kosovës  ne dy pjese, nje per serbet dhe nje per shqiptaret.

2., shpernguljet mund te kene patur si qellim te destabilizonin vendet fqinje: Shqiperine dhe Maqedonine.

 Se fundi, synimi i shpernguljes masive te shqiptareve mund te kete qene t’i mbante forcat e NATO-s ne vendet fqinje ne menyre qe te pengohej nje sulm nga toka ose, se paku, te dobesohej vendosmeria e aleances se NATO-s. 

Ne rast se qellimi ishte dobesimi i vendosmerise se komunitetit nderkombetar, kjo natyrisht qe deshtoi, pasi imazhet e refugjateve te pervuajtur vetem sa provokuan zemerimin publik dhe shtuan thirrjet per veprim. 

Vrasjet e qellimshme dhe te paligjshme te civileve – ekzekutimet pa gjyq – ishin nje pjese e rendesishme e fushates “se spastrimeve”. Ne te gjithe Kosovën , civile te cilet dihej mire qe nuk ishin luftetare dhe nder te cilet kishte shume gra dhe femije, u vrane nga policia serbe, ushtaret e ushtrise jugosllave, dhe forcat paraushtarake te implikuara ne vrasjet e stilit “ekzekutim ne vend”.

 Ne tërësi  vrasjet kishin tre motive te qarta. 

E para ishte pershpejtimi i procesit “te spastrimit” nepermjet kercenimit dhe ngjalljes se frikes. 

E dyta ishte eleminimi i individeve qe dyshoheshin se luftonin ne rradhet e UÇK-ne apo e ndihmonin ate, dy gjera qe shpeshhere ishte veshtire te dalloheshin nga njera-tjetra. Nder individet e vene ne shenjester kishte udheheqes te shquar politike, aktiviste te te drejtave te njeriut dhe biznesmene te pasur. 

E treta ishte kryerja e vrasjeve per hakmarrje: disa masakra u kryen pasi forcat serbe dhe jugosllave pesuan humbje nga ana e UÇK-se. 

Megjithese kane filluar te dalin shifra te besueshme, numri i sakte i viktimave te luftes ne Kosove mbetet i panjohur dhe eshte shnderruar ne nje çeshtje debati mjaft te madhe. 

Human Rights Watch, permes hulumtimeve te saj, ka dokumentuar 3,453 vrasje te kryera nga forcat qeveritare serbe dhe jugosllave, por gjithsesi ky numer eshte me i vogel sesa numri perfundimtar, pasi ai bazohet vetem ne 577 intervista (intervistat e bera qene te menduara mire qe te lejonin vleresimin e te dhenave per te gjithe Kosoven). Ne te njejten kohe, numri i viktimave sigurisht nuk eshte aq i madh saç sugjeruan gjate luftes disa zyrtare te qeverive perendimore apo te NATO-s, sipas te cileve shifra arrinte deri ne 100,000. Deri ne korrik 2001, Gjykata Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)) kishte zhvarrosur perafersisht 4,300 njerez qe besohen te kene qene viktima te vrasjeve te paligjshme te kryera nga forcat serbe dhe jugosllave ne Kosove. Ky numer eshte sigurisht me i vogel se sa numri i pergjithshem i te vrareve nga trupat qeveritare. Me e rendesishmja eshte se ka fakte te pakundershtueshme lidhur me venien dore ne varre dhe zhvendosjen e trupave te vdekur nga trupat serbe dhe jugosllave, siç filloi te konfirmonte ne veren e vitit 2001 qeveria serbe e ardhur ne pushtet pas Milosevicit. Human Rights Watch dokumentoi perpjekjet per te fshehur apo eliminuar trupa ne Terrnje ), Gjakove, Izbice , Rezalle, Krushe e Madhe dhe Krushe e Vogel  ,Therandë, Sllovi, Poklek, Kotline , dhe Pastasel .

Veç kesaj, sipas  International Committee of the Red Cross (ICRC)) 3,525 persona, duke perfshire dhe serbe etnike, figurojne te zhdukur nga ky konflikt. 

Analiza statistikore e bere nga Human Rights Watch dhe Shoqata Amerikane per Perparimin e Shkences (American Association for the Advancement of Science (AAAS)) zbulon nje metodike vrasjesh qe nxjerr me tej ne pah natyren sistematike te fushates qeveritare. 

Kur studiohet shperndarja kohore e ekzekutimeve pa gjyq, per shembull, shfaqen tre vale qe dallohen qarte ne   mbi Analizen Statistikore te Shkeljeve. 

Kjo nuk  eshte nje pasqyrim perfekt i vrasjeve, meqenese Human Rights Watch nuk i zgjodhi rastesisht te intervistuarit.

 Sidoqofte, natyra ekstreme e valeve me tre amplituda e qarta gjate nje periudhe te shkurter, tregon bindshem se vrasjet nuk ishin rezultat i rastesishem i dhunes se forcave qeveritare serbosllave.

Perkundrazi, ato ishin planifikuar me kujdes dhe vinin ne jete operacione qe i sherbenin qellimit strategjik te qeverise Serbe të kryeqetnikut Sllobodan Millosheviq,Sheshel,Arkan etj. 

Ne te njejten menyre, egzekutimet pa gjyq te kryera gjate kesaj kohe ne komuna të Kosovës  shenojne ngritje te ngjashme te dhunes ne periudha te shkurtra. 

Fushatat histerike te vrasjeve ndodhen neper komuna ne periudha te qarta kohore, duke sugjeruar keshtu ekzistencen e nje urdheri strategjik per kryerjen e ketyre vrasjeve ne zona te caktuara.

 Perdhunimet dhe dhuna seksuale ishin gjithashtu komponente te kesaj fushate. 

Perdhunimet ndaj shqiptareve nuk ishin akte te rralla e te izoluara kryer nga individe te forcave serbe dhe jugosllave, por instrumente per te terrorizuar popullsine civile, per te zhvatur para nga familjet e ketyre vajzave dhe per t’i shtrenguar njerezit te braktisin vatrat e tyre. 

Human Rights Watch ka gjetur te dhena te besueshme per nentedhjete e gjashte raste te dhunes seksuale gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s, dhe numri real sigurisht eshte shume me i madh. 

Ne pergjithesi perdhunimet e kryera ne Kosove mund te grupohen ne tre kategori: perdhunime te kryera ne shtepite e vete grave, perdhunime te kryera gjate largimit dhe perdhunime te kryera gjate ndalimeve. 

Ne kategorine e pare, forcat e sigurimit hynin ne shtepite private dhe perdhunonin grate para antareve te familjes, ne oborr apo ne dhomen ngjitur. 

Ne kategorine e dyte, njerez te debuar qe endeshin ne kembe apo me traktore ndaloheshin, grabiteshin dhe kercenoheshin nga Ushtria Jugosllave, policia serbe apo paramilitaret. 

Ne qofte se familjet nuk mund te jipnin para, atehere forcat e sigurimit iu thonin qe vajzat e tyre do te merreshin dhe perdhunoheshin. 

Ne disa raste, edhe pse familjet kishin dhene para, atyre iu ishin rrembyer vajzat.

 Ne kategorine e trete, dhunimet u kryen ne qendrat e perkohshme te ndalimeve ne vende te tilla si ne shtepi apo hambare te braktisura.

 Shkaterrimi i pasurise se popullsise nga trupat qeveritare me 1999 shenoi rritje te madhe. 

Sipas nje studimi te UNHCR-se, ne nentor te vitit 1999, pothuaj 40 perqind e te gjithe shtepive te banimit ne Kosove ishin demtuar rende ose shkaterruar plotesisht.

 Me shume u demtuan komunat qe kishin lidhje te forta me UÇK-ne, pjeserisht sepse sulmet kunder tyre kishin filluar qe ne 1998.

 U demtuan gjithashtu edhe zona te tjera qe nuk kishin lidhje me aktivitetet e UÇK-se, si per shembull qyteti i Pejes, ku u shkaterruan me shume se 80 perqind e shtepive te qytetit.

 Po ashtu u demtuan shkollat dhe xhamite. 

 

Sipas nje vleresimi te OKB-së  per demtimet ne 649 shkollat e Kosoves, me shume se nje e pesta e shkollave te perfshira ne kete vezhgim ishin te demtuara rende dhe me shume se 60 perqind ishin te shkaterruara plotesisht.

 Ne te gjithe Kosoven, forcat serbe dhe jugosllave qellimisht nxorren ujin e puseve jashte perdorimit duke hedhur ne to kimikate, kafshe te ngordhura, apo kufoma njerezish.

 Human Rights Watch ka dokumentuar ne kater fshatra raste ku jane hedhur viktima ne depot e ujit.

Nje numer i pafund deshmitaresh dhe viktimash deshmuan per Human Rights Watch se si forcat qeveritare iu grabiten atyre gjerat e çmuara, duke perfshire dhe unazat e marteses e makinat, si ne shtepite e tyre, ashtu dhe rruges gjate debimit te tyre.

 Police, ushtare dhe vecanerisht anetare te njesive paramilitare i kercenonin njerezit me jeten e tyre ne rast se ata nuk jepnin nje sasi te mire parash, zakonisht marka gjermane.

 Grabitje te tilla jane permendur vazhdimisht dhe nga forcat e sigurimit, te cilet u shprehen per median nderkombetare pas luftes. 

Per disa prej tyre, kjo ishte arsyeja qe ata shkuan ne Kosove.

 Disa vullnetare treguan se ata ishin liruar nga burgjet ne Serbi me kusht qe ata te sherbenin ne ushtri apo polici. 

Ky raport dokumenton gjithashtu praktiken, sipas se ciles te ndaluarit detyroheshin te hapnin transhe apo te pastronin bunkere, si dhe praktiken e perdorimit te civileve si mburoja njerezore per te mbrojtur trupat nga sulmet e NATO-s apo UÇK-se. 

Qeveria jugosllave gjithashtu vuri ne toke mina antitanke dhe antinjerez, veçanerisht pergjate kufirit me Shqiperine dhe Maqedonine, ka shume te ngjare, si pregatitje per nje sulm nga toka. 

Zinxhiri i Komandimit Forcat qeveritare te perfshira ne konflikt ishin nje kombinim kompleks i policeve dhe forcave policore speciale te Ministrise se Puneve te Brendshme serbe, ushtareve dhe njesive ushtarake speciale te Ushtrise Jugosllave, forcave paraushtarake, milicise lokale, dhe i nje morie forcash qe vinin nga vendet e tjera. (Rusi ,Ukrajinë, Hungari etj).

Te gjithe keta vepronin nen urdherat e qeverise ne Beograd.

Ushtria Jugosllave kishte komanden e pergjitheshme gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s. 

Sipas ligjit, ajo kishte nen varesine e saj policine dhe forcat paraushtarake, megjithese zyrtaret e larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme serbe ushtruan dukshem nje influence te rendesishem gjate fushates.

Ushtria kontrollonte rruget kryesore dhe kufijte duke koordinuar dhe lehtesuar keshtu “spastrimin etnik”. 

Policia dhe forcat paraushtarake u perfshine ne menyre me te drejtperdrejte ne debimin e civileve dhe shkaterrimin e fshatrave, per te cilen kishin mbeshtetjen e artilerise se ushtrise.

 Gjate ketyre operacioneve burrat veçoheshin nga grate dhe femijet per t’u marre ne pyetje per UÇK-ne dhe egzekutoheshin ne vend. 

Sipas ligjit jugosllav, Ushtria Jugosllave (Vojska Jugoslavije, apo VJ) eshte nen komanden e presidentit te Jugosllavise ne kohe lufte dhe ne paqe.

Deri me tetor te vitit 2000, president ishte kryekrimineli serb Slobodan Milosevic.

 Ushtria Jugosllave eshte nen kontrollin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes, i perbere nga presidentet e Serbise, Malit te Zi dhe Jugosllavise dhe kryesuar nga presidenti i Jugosllavise. 

Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise gjate luftes ishte Gjeneral. Dragoljub Ojdanic, i cili u emerua pas luftes si Minister i Mbrojtjes se Jugosllavise, post te cilin e mbajti deri ne tetor 2000.

 Ushtria Jugosllave ndahet ne tre armata.

 Armata e Trete, e komanduar gjate luftes nga  Gjeneral kolonel . Nebojsa Pavkovic, ishte pergjegjese per Kosoven dhe Serbine e jugut. 

Ne gusht te 2001, Pavkovic ishte Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave. 

Gjate luftes nen Pavkovicin vinte  Gjeneral major . Vladimir Lazarevic, i cili komandonte Korpusin e Prishtines te Armates se Trete te vendosur ne Kosove. 

Nen komanden e Lazarevic ishin pese brigada, nje njesi policore ushtarake dhe nje regjiment aviacioni.

Emrat e komandanteve te ketyre njesive : “Forcat e Konfliktit”. Struktura e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise , drejtuar gjate luftes nga Ministri Vlajko Stojiljkovic, eshte me e komplikuar sesa struktura e Ushtrise Jugosllave, e cila ka nje zinxhir transparent komandimi. 

Brenda Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise benin pjese policia e rregullt e Kosoves, e komanduar nga Streten Lukic, forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) te komanduara nga Gjeneral Lt. Obrad Stevanovic, dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), te komanduara nga Kolonel. Zivko Trajkovic. Gjeneral Kolonel .Vlastimit Djordjevic ishte kreu i sektorit te sigurimit publik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, si dhe asistent i ministrit te puneve te brendshme. Qeveria e re e Serbise zevendesoi Djordjevic dhe Stevanovic ne janar te vitit 2001, por ngriti ne detyre Lukic si shef te sigurimit publik dhe zevendesminister te Puneve te Brendshme. 

Ministria e Puneve te Brendshme te Serbise permban gjithashtu dhe sherbimin e sigurimit, apo siç quhet ndryshe, policine sekrete, e cila luajti nje rol te madh ne Kosove. 

Perveç aktiviteteve te fshehta per monitorimin dhe sulmimin e aktivisteve politike shqiptare etnike dhe te UÇK-se, sigurimi i shtetit dislokoi gjithashtu njesi operative speciale, JSO-ne (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi organizata te ndryshme paraushtarake.

 Te njohur gjithashtu si “Beretat e Kuqe” apo “Djemte e Frenkit” (sipas Frenki Simatovic, nje personalitet kyç ne Ministrine e Puneve te Brendshme, i cili njihet si themeluesi i grupit), JSO-ja komandohej gjate luftes nga Miload Lukovic, nje njeri i njohur si “Legija”.

 Deri ne janar te vitit 2001, ne krye te sigurimit te shtetit te Serbise ishte  Gjeneral Kolonel . Radomir Markovic. 

Markovic u hoq nga detyra ne fund te janarit dhe u arrestua nje muaj me vone nga policia serbe, pasi akuzohej per perfshirje ne sulmin e vitit 1999 kunder politikanit serb Vuk Draskovic.

 Kreu i sigurimit te shtetit ne Kosove gjate luftes ishte psikologu klinik i MUP-it serb David Gajic. 

Se fundi, forca te ndryshme paraushtarake si dhe forca te huaja ishin aktive ne Kosove, kryesisht nen kontrollin e qeverise qendrore. 

 

Perveç faktit qe ata ishin nder forcat me te dhunshme ne Kosove, nje nga aktivitetet primare te paraushtarakeve ishte vjedhja dhe grabitja

. Megjithese linja e sakte e komandimit dhe kontrollit te forcave paraushtarake mbetet jo e qarte, ajo çfare dihet eshte se ata kane bashkevepruar ngushte me Ushtrine Jugosllave dhe policine serbe. Paraushtarket, te cilet jane shprehur per shtypin nderkombetar pas luftes, kane thene se zyrtare lokale iu jepnin lista me emrat e shqiptareve etnike te vene ne liste per t’u vrare. 

Disa prej paraushtarakeve ishin liruar nga burgjet e Serbise, me kusht qe te luftonin ne Kosove. 

Ne disa raste individe te policise apo ushtrise u perpoqen te paralajmeronin apo te mbronin shqiptaret etnike nga forcat paraushtarake, megjithese keto ishin raste te rralla. Si rregull, milicet dhe policia bashkepunonin ngushte me njesite paraushtarake, shpesh duke krijuar nje kordon per levizjen e forcave paraushtarke rreth komuniteteve te vena ne shenjester. Grupet dhe njesite e ndryshme brenda Ministrise se Puneve te Brendshme e bejne zinxhirin e komandimit me pak te dukshem sesa ne Ushtrine Jugosllave, megjithese eshte e qarte se autoriteti final per Ministrine e Puneve te Mbrendshme i perkiste presidentit jugosllav Slobodan Milosevic. 

Sipas ligjit jugosllav, ne gjendje lufte, Ushtria Jugosllave ka nen juridiksionin e saj policine e Serbise, duke e bere keshtu Sllobodan Milosevic de jure dhe de facto komandant te policise gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s. 

Zevendeskryministri i atehershem i Jugosllavise Nikola Shainovic ka luajtur gjithashtu nje rol te rendesishem. 

E drejta nderkombetare eshte e qarte lidhur me pergjegjesite e udheheqesve qe organizojne apo lejojne kryerjen e krimeve te luftes. 

Si autoret e krimeve, ashtu edhe udheheqesi ushtarak apo politik qe urdheron krimet ose qe nuk merr masa per parandalimin e tyre ose denimin e fajtoreve, jane njelloj pergjegjes.

 Siç provohet ne kete shkrim , shtrirja dhe natyra sistematike e abuzimeve ne Kosove e ben te pamundur te besosh qe udheheqja serbe dhe jugosllave, megjithe mohimet e tyre publike, nuk ishte ne dijeni te atyre shkeljeve.

 Rastet e denimeve te anetareve te forcave te sigurimit per kryerjen e krimeve te renda, si per vrasje, jane te pakta. 

Perkundrazi, periudha e pasluftes shenoi qindra ngritje ne detyre dhe shperblime per personelin e policise dhe ushtrise, duke perfshire dhe disa prej udheheqesve te larte te tille si Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Djordjevic, and Zivko Trajkovic, si dhe shume komandante brigade ne Korpusin e Prishtines. 

Nje liste e plote e ketyre promovimeve dhe shperblimeve eshte perfshire shpeshë në shkrimet e mija të botuara në librat e mijë dhe në mdiumet ndërkombëtare. 

Gjykata e Krimeve te Luftes Pas nje fillimi te ngadalte ne 1998, Gjykata Nderkombetare Penale per ishJugosllavine filloi nje hetim te plote te krimeve te luftes ne Kosove. 

Me 27 maj 1999 gjykata beri te ditur padine me te rendesishme deri tani: Slobodan Milosevic, president i Jugosllavise dhe kater zyrtare te tjere te larte akuzoheshin per “vrasje, persekutime dhe debime ne Kosove” per periudhen 1 janar 1999 deri ne fund te majit te po ketij viti.

 Te paditurit e tjere jane: Milan Milutinovic, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte te Mbrojtjes, Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave, Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe Vlajko Stojiljkovic, ministri serb i Puneve te Brendshme. 

Hetimet e Gjykates Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine vazhdojne, duke perfshire dhe nje inspektim te krimeve te UÇK-se.

 Me 1 prill 2001 policia serbe e arrestoi Miloseviçin me akuzen e korrupsionit.

 Me 28 qershor 2001., ai u transferua ne Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage.

 Deri ne gusht te vitit 2001 te pandehurit e tjere vazhdojne te jene te lire. Gjykata beri gjithashtu nje vleresim te brendshem te aksioneve te NATO-s gjate luftes duke arritur ne konkluzionin qe nuk kishte baze per hetime te metejshme. Vleresimi i Human Rights Watch mbi fushaten ajrore te NATO-s ndryshon ne nje fare mase. 

Megjithese Human Rights Watch nuk ka gjetur fakte se NATO ka kryer krime lufte, NATO ka shkelur te drejten nderkombetare humanitare duke mos marre masa paraprake te mjaftueshme per te identifikuar prezencen e civileve, ndersa sulmonte karvanet apo objektivat levizese.  Ne shkurt te vitit 2000 “Vdekjet e Civileve Gjate Fushates Ajrore te NATO-s”, bombardimet e NATO-s shkaktuan vdekjen e pothuaj 500 civileve ne te gjithe Jugosllavine. 

Rreth 56 apo 60 perqind e te gjitha vdekjeve i perkisnin Kosoves. Perdorimi i bombave therrmuese (cluster) nga NATO, megjithese u pezullua gjate konfliktit, eshte kritikuar ne kete raport. 

Si arme te pakontrollueshme ne vetvete kur perdoren ne zona civile dhe per shkak te shkalles se larte te mosfunksionimit ne momentin e perdorimit, bombat therrmuese paraqesin nje rrezik serioz dhe joproporcional per popullsine civile. 

Ne periudhen 24 mars – 7 maj 1999, ne Kosove dhe ne pjesen tjeter te Jugosllavise u hodhen me shume se 1,500 bomba therrmuese. Abuzimet nga UÇK-ja Sic eshte paraqitur ne kapitullin “Histori”, UÇK-ja ishte pergjegjese per abuzime serioze te kryera ne vitin 1998 duke perfshire rrembimet dhe vrasjet e serbeve dhe shqiptareve etnike te konsideruar si bashkepunetore te shtetit. 

Ne disa fshatra qe ne vitin 1998 ishin nen kontrollin e UÇK-se, rebelet debuan serbet nga shtepite e tyre. Disa prej atyre qe mbeten nuk jane gjetur ende dhe mendohen te jene rrembyer dhe vrare nga UÇK-ja. 

Sipas Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, nentedhjete e shate serbe te Kosoves qe rezultonin te zhdukur ne vitin 1998 vazhdonin te mungonin deri me 15 maj 2000. UÇK-ja burgosi rreth tetedhjete e pese serbe gjate sulmit te saj ne Rahovec me 19 korrik 1998.

35 prej tyre u liruan me vone, por te tjeret deri ne gusht 2001 vazhdojne te rezultojne te zhdukur. 

Me 22 korrik 1998 UÇK-ja mori kontrollin e minieres se Belaceves prane Obiliqit. Ate dite u kapen nente serbe qe vazhdojne te rezultojne ne listat e te zhdukurve te Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq. 

Ne shtator te vitit 1998, policia serbe nxori nga Liqeni i Radonjices (Radonjic) prane Gllogjanit (Glodjane) tridhjete e kater kufoma qe mendohet te jene kapur dhe vrare nga UÇK-ja. 

Midis tyre kishte dhe shqiptare etnike. Akuzat me te renda ne drejtim te UÇK-ja para kesaj ngjarjeje kane te bejne me vrasjen e njezet e dy civileve serbe ne gusht ne fshatin Klecka, ku policia deklaroi se kishte zbuluar pjese trupash njerezish dhe nje furre qe ishte perdorur per te djegur trupat. Gjithsesi, menyra se si u bene keto akuza vene ne dyshim vlefshmerine e tyre. UÇK-ja, e cila prej 1996 ne 1999 evoluoi nga nje grup gueril i paorganizuar ne levizje te armatosur dhe se fundmi ne nje force te armatosur me te fuqishme, perdori taktika ushtarake ne 1998 dhe 1999 qe rrezikuan jeten e civileve. Ngadonjehere njesi te UÇK-se organizonin prita, sulmonin forcat e policise apo postat e ushtrise te vendosura prane fshatrave dhe terhiqeshin duke i lene fshataret te ekspozuar ndaj sulmeve hakmarrese. 

Keto sulme ngadonjehere u shnderruan ne masakra te medha, gje qe ndihmoi qe çeshtja e UÇK-se te behej e njohur dhe qe konflikti te nderkombtarizohej.

Disa elemente te UÇK-se jane pergjegjes per sulmet qe ndodhen pas perfundimit te konfliktit ndaj serbeve, romeve, popullsise tjeter joshqiptare, si dhe ndaj rivaleve politike shqiptare.

 Menjehere pas mberritjes se NATO-s ne Kosove, pati djegie dhe grabitje sistematike te shtepive te serbeve, romeve dhe minoriteteve te tjera, si dhe shkaterrime te kishave dhe manastireve ortodokse.

 Ky shkaterrim u kombinua gjithashtu me bastisje dhe kercenime per t’i debuar keta njerez nga shtepite e tyre apo nga komuniteti. 

Deri ne fund te vitit 2000 me shume se 210,000 serbe ishin larguar nga Kosova nga friga . 

Pjesa me e madhe e tyre u larguan gjate gjashte javeve te para pas hyrjes se NATO-s.

 Pjesa qe mbeti u perqendrua kryesisht ne enklava monoetnike, si ne pjesen veriore te Mitrovices, Fushe Kosoves dhe Graçanices.

 Rreth 1000 serbe dhe rome jane vrare apo rezultojne te zhdukur qe nga 12 qershori 1999. 

Banda kriminale apo individe hakmarres mund te jene perfshire ne disa prej ketyre incidenteve qe nga fillimi i luftes.

 Por, megjithate, pergjegjes per shume prej ketyre krimeve jane disa elemente te UÇK-se. 

Nje shpjegim i pjesshem eshte deshira per hakmarrje, por pas ketyre sulmeve vihet re nje qellim politik i qarte: largimi i popullsise joshqiptare nga Kosova per te justifikuar nje shtet te pavarur. 

Shqiptaret etnike nuk perjashtohen nga dhuna. Shqiptaret e akuzuar per “bashkepunim” me autoritetet serbe jane rrahur, rrembyer apo vrare, veçanerisht ne komunat e Prizrenit, Gjakoves dhe Klines.

 Pas zgjedhjeve lokale te 28 tetorit 2000 ka patur sulme kunder aktivisteve te partive politike, veçanerisht kunder LDK-së.

 Roli i Bashkesise Nderkombetar Reagimi i ngadalte i komunitetit nderkombetar duhet fajesuar pjeserisht per dhunen e pasluftes.

 OKB dhe NATO nuk arriten qe te ndemerrnin qe ne fillim veprime decisive per te parandaluar zhvendosjet me force dhe vrasjet e popullsise joshqiptare te Kosoves, çka shenoi nje precedent per periudhen e pasluftes. 

Nga mesi i vitit 1999 nuk kishte veçse nje grup te vogel policesh te OKB-se, situate qe detyroi trupat e KFOR te NATO-s te kryenin funksionet e policise civile, per te cilat ata nuk ishin te pergatitur. NATO ishte me shume e preokupuar per mbrojtjen e trupave te saj, sesa per mbrojtjen e civileve. 

Edhe pas dy vjetesh te perfundimit te luftes nuk eshte vendosur akoma nje sistem gjyqesor efektiv, gje qe ka kontribuar ne krijimin e nje atmosfere mosndeshkimi. 

Refreni i njohur i Kombeve te Bashkuara eshte qe dobesite e rendit publik jane rezultat i mungeses se burimeve. Eshte e vertete qe nuk ka fonde te mjaftueshme per te paguar policine, gjykatesit dhe prokuroret, por e meta thelbesore eshte mungesa e vullnetit politik. Zyrtare te larte te NATO-s dhe Kombeve te Bashkuara e dine qe persona te lidhur me UÇK-ne, duke perfshire dhe disa figura kyçe te politikes se Kosoves, jane te implikuar ne dhunen kunder minoriteteve dhe ne aktivitete kriminale, por ata kane preferuar te mos konfrontohen. Ne fakt keto nuk jane gabimet e para te komunitetit nderkombetar lidhur me Kosoven. 

. Perendimi nuk e mbeshteti sa duhet levizjen paqesore te shqiptareve te Kosoves nga 1990 deri me 1998 dhe gjate luftes se Bosnjes dhe Kroacise ishte me shume i preokupuar ta mbante Kosoven larg vemendjes se medias.

 Perendimi qendroi duarkryq nderkohe qe UÇK-ja u forcua, shteti jugosllav reagoi dhunshem dhe provinca u perfshi ne nje konflikt te armatosur.

 Gjate gjithe Luftës  komuniteti nderkombetar nuk mbajti nje qendrim te unifikuar per zgjidhjen e krizes. 

Slobodan Miloseviçi e perdori kete mungese harmonie ne favorin e tij, duke bere marreveshje sa me nje shtet me nje shtet tjeter, duke fituar keshtu kohe per te avancuar fushaten e tij. Anetare te komunitetit nderkombetar perfituan gjithashtu nga kjo mungese uniteti, duke fajesuar njeri tjetrin per mosveprim. 

Ne rastet kur komuniteti nderkombetar denoi me force dhunen, atehere fjalet dhe veprimet simbolike nuk kishin me kuptim kundrejt shtyrjes se afateve, mosrespektimit te kushteve, zbatimit jokorrekt te sanksioneve qe shkonin deri ne heqjen e tyre. 

Raporti arrin ne konkluzionin se interesi ne ruajtjen e zgjidhjes se politike ne Bosnje dhe alergjia ndaj ndryshimit te kufijve nderkombetare nuk e lejuan komunitetin nderkombetar te kuptoje domosdoshmerise se parandalimit te abuzimeve para se ato te shkallezoheshin ne lufte te hapur. Nese komuniteti nderkombetar deshironte te mbeshteste integritetin territorial ne Ballkan, ai duhej te kishte nxitur ate lloj uniteti kombetar qe vjen nga respektimi i te drejtave te te gjithe shtetasve, respektim qe vertete ka munguar ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Ballkanit. Lejimi i shkeljeve serioze pa i denuar ato ka sjelle pikerisht ate qe komuniteti nderkombetar ka kerkuar te shmange – mungesen e stabilitetit rajonal.

 Se fundi, faji kryesor per tragjedine e Kosoves duhet te bjere mbi ish-presidentin e Jugosllavise Slobodan Miloseviç dhe mbi udheheqjen e atehershme te Serbise dhe Jugosllavise, te cilet jo vetem qe nuk kerkuan kompromise paqesore me shqiptaret e Kosoves, por planifikuan dhe kryen nje fushate te dhunshme si kunder kryengritesve, ashtu dhe kunder civileve. 

Te gjitha faktet tregojne perfshirjen e tyre direkte ne krime lufte te formes me te rende. 

Fitorja e Opozites Demokratike te Serbise ne zgjedhjet e vjeshtes se vitit 2000 hapi rrugen per ndryshime ne shoqerine serbe dhe jugosllave dhe per nje zgjidhje paqesore te konflikteve te gjata ne rajon.

Por stabiliteti i qendrueshem ne Kosove, Serbi dhe ne rajon nuk do te arrihet pa nxjerre pergjegjesite per krimet e kryera nga ana e shtetit jugosllavë si dhe pasardhësëve të Millosheviqit…gjegjsisht presidentit të rinjë serb që po etrason politikën e Millosheviqit,Sheshelit etj.e ky është i perkdheluri i Evropës demokratike dhe Rusisë  së Vladimir Putinit , presidenti serb Aleksandër Vuçiçi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu