ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Krizë vlerash, apo skllavëria dhe servilizmi është liria e tyre …!?

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
O analista! Po artikulohet gjithnjë e më shumë marrëzia në media!
Si nuk e kuptuan akoma masa e gjerë, se heshtja e tyre nuk mundë të jetë e këndëshme që duhej të ishin në pararojë të mbrojtjes së interesave kombëtare e të moralit por, që në fakt, një pjesë e madhe e popullit jane instrumentalizuar në atë shkallë sa të vjen neveri. Mjafton të shihet shkalla e piramidizimit të mediave dhe roli që ato kanë luajtur në këtë proces të skllavërisë e të servilizmit.
Ringjallje e një paradoksit dhe një etno-marrëzie të re brenda mediave tona? Çfarë domethënieje ka ringjallja e banaliteteve pas luftës? Po flakët e banaliteteve të egëra janë rindezur, as njëzet vjet pasi ato mendohej të ishin shuar në pas luftës? Kur ajo ideologji e tyre dështoi, u përqafua një ideologji tjetër klanesh që është me karakteristika të një rrethi të ndrydhur në mes klaneve dhe oligarkëve politikë. Këto janë rezulltat e asj ideologjie që nuk na shërbente ne, por vetëm parisë sunduese të mediave dhe pronarëve të saj të huaj. Edhe budallallëku i tyre do të dështonë.
Në çfarë shtrembërimi, falsifikimi dhe thjeshtësie të rrallë jeton qenia e jonë njerëzore. Të flijosh shtetin për asgjë, për verbërinë e tyre të gjatë dhe anakronizmave provinciale. Ky mister paradoksal i mizorisë së fundit të analistëve tanë po i rezervohet pikërisht brezit që po rritet – për këtë gjë të gjithë ne kemi filluat të kuptojmë diçka nga analizat e tyre të shtrembëruara dhe të budallallëkut të disa analistëve mediokër. Propaganda e tyre e tmerrshme, sistematike, e vazhdueshme, e kordinuar dhe e mirëfinacuare parisë ka krijuar trauma e përplasje shoqërore që e kanë ulur nivelin e qytetërimit në zona të caktuara deri në një shkallë kafshërimi, djallëzimi e imunizimi nga vlera reale, diçka që është e frikshme dhe tronditëse në të njejtën kohë.
Më në fund, natyrisht, të bëjmë edhe bilancin negativ të analizave të tilla dhe të vemë në dukje rrezikshmërinë e tyre shqetësuese – gjithmonë populli e pagian shtrenjtë dhe në menyrë të tmerrëshme kur analistët nuk duan të qëndrojnë në dorë të filozofëve si mjetë disipline dhe edukimi, por veprojnë në thelb duke zotëruar mediokritetin politik, kur duan të jenë ata vetë qëllimi i mashtrimit, i gënjeshtrës dhe i skllavërisë politike.
Analistët të pa lirë që kanë zili nga liria. Kam frikë se skllavëria e pëlqyer është liria e tyre. Pse jo – liria e tyre..! Sa të ketë çuditërisht janë, për shijën e armikut, edhe këta analistët e fundit skeptikë, në atë masë që kanë pak gjak shqiptari në damarë! Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë. Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh. Gjithçka është shkatërruar, është keqpërdorur në media, është rrënuar, dhe me qëllim e me synime të ditura mëparë si emërues të përbashket që kanë përfitimin. Populli ka mbetur gjithmonë personazhi i fundit.
Për këtë qëllim është e nevojshme të pritet ardhja e një brezi të ri filozofësh, analistësh, të cilën kanë të tjera shije dhe prirje të kundërta me ato që janë pranishme deri më sotë në mediat tona. Dhe për të folur me gjithë seriozitetin: unë nuk po shoh të lindin të tillë filozofë e analistë të rinj. Edukimi i intelektualëve dhe i profesionistëve të rinj modernizues me kulturën e ligjerimit kritik dhe etosin racional e teknik. Kështu roli i intelektualëve dhe i profesionistëve si i (Prof. Blerim Latifi, Bajram Kabashi, Sylejman Qyqalla, Uniq Gashi, Selatin Retkoceri etj.) duhet vendosur brenda mjedisit të vet historik dhe konteksteve më të gjëra kulturore.
Vetvrasja e lirisë është objektive apo subjektive! Të vargani i ca analistëve shqiptarë të Dardanisë që nuk marrin erë nga filozofia, historia, pra, të vargu i atyrë të një spikamë të vjetër, ajo që vite me radhë në media ishin munduar të turbullunte mendimin shqiptar, po shfaqej përseri nga ca njërëz rimohues të historisë së odavë e kafenëve. Ishte po ajo spikamë dhjetëshe gjak pris…. kosovali në mjegullën e seciles vazhdoninë të ngatrrohëshin me pushtetin e me popullin. Ngado që ta kapësh e sheh se objektivat politikë të analistëve janë një dështim i plotë. E vetëm nuk munden të jenë objektiva politike të një grupi analistësh normal të një shtet-komb normal.
Kudo të ketë krye neuroza e skllavërisë si pjesë e lirë së analistëve, ajo gjendet e gërshetuar me tri rregulla të rrezikshme analitike. Ne, shqiptarët, pa dyshim rrjedhim nga skllavëria barbare, edhe duke mos e marrë parasysh gatishmërinë e tonë ndaj analistëve të propagandës, në krahasim me të të cilat këta analistë shqiptarë janë të pajisur keq me “vlera kombëtare”. Mos vallë analizat e tyre interpretohen si epilipsi e maskuar? Pse nuk ngrihen të rinjtë, presin nga ne 70 vjeçarët. Ju që keni shkoll master çfarë bëni Ju, ngrihuni dhe jepni krahë kësaj Dardanie. Iku Dardania, mbaroj u “tradhëtua nga çakejtë Buzhala, Kajtazi, Syla, Matoshi, Haxhiu, Zeka” etj., dhe bandat tjera politike sëbashku me 80 deputetët që e votuan coptimin e territorit dardanë.
Analistët, një racë “i lindur për të qenë skllav”, siç thonë sjelljetë e tyre në media dhe e gjithë bota që tallet me ne, “disa analistë të zgjedhur midis analistëve” siç thonë dhe besojnë ata vetë, analistët kanë bërë atë kryevepër të përmbysjes së vlerave kombëtare në sajë të së cilës jeta në tokën dardane ka marrë për dy decenie një pamje të re dhe të rrezikme: analistët e skllavërisë e të sevilizmit kanë shkrirë në një të vetme fjalët “i skllavëruar”, “i servilosur”, “i dhunshëm”, “i djallëzuar” dhe për herë të parë i kanë vënë vulën e turpit fjalës “i lig”. Në këtë përmbysje të vlerave kulturore e kombëtare (mes të cilave përfshihet përdorimi i fjalës “i varfur mendërishtë” si sinonim i fjalës “i poshtër” dhe “mediokër”) këtu qëndron rëndësia e analistëve shqiptar – me atë fillon kryengritja e skllevërve në moral. Në çfarë “moralesh”? Të mediokriteteve?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu