SHKOLLA ME MËSIM NË GJUHËN SHQIPE NË HEILBRON EMËROHET
“ RILINDJA”
Përpjekjet për të rihapur shkollën shqipe në Heilbronn nuk ishin edhe aq të lehta kur dihet fakti se vitet e pauzimit të mësimit shqip në emigracion mbas luftës së Kosovës dhe Pandemia, (virusi korona) që çoi në izolim gati gjithë botën gjë që shënoj edhe një përtacëri por edhe një avari tek mërgata shqiptare në Heilbronn.
Me një iniciativë dhe mjete vetanake Lulzim Osmanaj arriti që brenda një kohe të shkurtër të mbledh dhjetra shqiptarë mbas vehtes dhe të shpalos planin e tij përpara komunitetit shqiptar por edhe përpara Konzullatës Kosovare në Stuttgart.
Ai me gjithë sakrificën dhe vullnetin e palodhshëm të një shqiptari dhe patrioti që zotëron arriti që brenda një viti të hap tri paralele të shkollës shqipe në Heilbronn.Çdo gjë filloj duke çarë hallet me diasporën shqiptare me prindërit me fëmijët duke biseduar me njëri-tjetrin për mundësin e rihapjes së shkollës shqipe për fuqizimin e Shoqatës BESA dhe badhkimin e shqiptarëve dhe gjetjen e kuadrove të reja.
Me datë 08.02.2023 në ambientet e Restaurantit shqiptarë Oda në Heilbronn u mbajt takimi i shumë pritur.Në këtë takim u diskutuan hapat e mëtejme rreth rihapjes së mësimit plotësues.Pjesmarrës në këtë organizim ishin diplomat të Konzullatës së Republikës së Kosoves në krye me Konzullën Lumturie Lipoveci dhe zv.Konzullin Gramoz Berisha me seli në Stuttgart e cila tregoj mbështetje por edhe përvojat e saja mbi punën që na pretë dhe hapat që duhet ndërmarrim.
Lulzim Osmanaj pas këtij takimi të frytshëm me shtetin e ri të Kosoves dhe Konzullatën tonë në Stuttgart trokiti derë më derë shkollave gjermane në Heilbronn dhe rrëthinë duke kërkuar një klasë për mbarvatjen e mësimit plotësues shqip.
Disa shkolla nuk ishin edhe gatshme për të ofruar bashkëpunim por njëra ndër to na ofroj bashkëpunim e që ishte Grünewaldschule në Böckingen të Heilbronnit.Ishte Drejtoresha e shkollës Eva Happold ajo që dha dritën e gjelbërt për mbarvajtjen e mësimit.
Me 24 Mars 2023 pas një aktiviteti të bujshëm këshilli organizativ në krye me shkrimtarin dhe studiuesin Lulzim Osmanaj arriti ta rihap shkollën me mësim në gjuhën shqipe .Ishte ditë e premte me diell pridërit të shoqëruar me fëmijët e tyre për në shkollë me mësim në gjuhën shqipe shumica prej tyre në dorë mbanin buqeta me lule si shenjë nderi dhe respekti për mësuesin Lulzim dhe konsullën Lumturie Lipoveci.Nga shumica e prindërve vlenë të përmenden dy mësues veteran të Arsimit si pjesmarrës Z.Skender Alimetaj dhe Z.Abaz Imeri Abaz Imeri një veprimtar i pa lodhur kudo që e kërkon nevoja nuk heziton të jetë prezent dhe të ndihmojë për çdo nevojë materialisht apo edhe në organizime për çështje kombëtare Cen Berisha siç e quajm në Heilbron “Dardani” e solli mbesën në shkollë dhe shumë nëna tjera me fëmijët e tyre e bënë që ky fillim të jetë i mbarë.Duke parë interesimin e madhë të prindërve shqiptarë për fëmijët e tyre ne pamë të udhës qe të hapin edhe paralelën e dytë në Silcherschule po në Heilbronn. Ndërsa me 26.04.2024 duke mos u ndalur dhe duke shkuar me hapa të sigurt Shkollës Shqipe Rilindja iu shtua edhe një paralele e trëtë e mësimit plotësues në Rosenauschule Heilbronn.
Në prani të Konzullit të Republikës së Kosovës në Stuttgart z.Hamdi Berbatovci dhe zv.Konzullit Gramoz S. Berisha hapem pikën e tretë të mësimit plotësues në Rosenauschule.
Të pranishëm kishim mësuesen e Grünerwaldschule zonja Raza Llugaxhiu Vranovci,mësuesi Tasim Refki Kryeziu , prindër,nxënësa, veteran të mesimit si Skender Alimetaj,Abaz Imeri njashtu dhe kryetari i shoqatës BESA Besnik Thaqi si dhe Erblin Lekaj udhëheqës i këshillit të prindërve në Heilbronn.Mësueses sonë të re Verona Kastrati i urojmë punë të mbarë dhe suksese në të ardhmen.
Konzulli Berbatovci na solli tekstet shkollore njeherit Erblin Lekaj shpërndau, dhurata dhe buqetat e bukura me lule.
Numri i nxënësve për momentin në tri paralelet ku po mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe është mbi 60 nxënësa dhe dita e ditës po shtohet gjithashtu, kërkesat për hapjen e pikave tjera me mësim në gjuhën shqipe edhe në rrethinë të Helbronnit .
Urojë që fëmijët tanë të angazhohen sa më shumë sepse mësimi në shkollën me mësim në gjuhën shqipe edhe më shumë i lidhë dhe i afron më atdheun dhe kjo është rezultatë i prindërve që fëmijët e tyre të jenë sa më aktivë në komunikim me gjuhën amëtare shqipe.
Me angazhim e të përbashkët arrihen rezultate që inkurajojnë fëmijët tanë për suksese të mëtutjeshme.I falenderoj të gjithë që ndihmuan dhe ndihmojn për ardhmërin dhe suksesin e shkollës me mësim në gjuhën shqipe në Heilbron që tani e tutje mbanë emrin “Rilindja” .
___
- Lulzim Osmanaj
- Erblin Lekaj
- Gani Kryeziu