ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kryebudallai i foli OKB për Hashimin, atij nuk i intereson Kosova, Lugina Preshevës dhe as Maqedonia Shqiptare

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Dritan Goxhaj, ushtarak nga Tirana
***
Budallejtë dhe të çmendurit
Duke parë ngjarjet e fundit në këtë etnikumin tonë dhe sidomos xhiron diplomatike të qeveriut në OKB më erdhi në mendje një barsalet.
Një person duke ecur me makinë natën i çpohet goma e makinës dhe vendos të ndali e ta ndërroi atë me gomën rezervë. I qëlloi që të ndalonte pranë një godine të rrethuar me kangjella hekuri, por që nuk kishte ndriçim. Pasi e hoqi gomën e çpuar dhe vendosi atë rezervë duhej të vendoste dadiçekët që mbajnë gomën.
Por për çudi nuk i gjente, pasi jo vetëm që ishte errësirë, por edhe binte shi. Dhe po rrinte e mendohej si t’ia bënte, kur në këtë kohë dëgjon një zë që vinte pas atyre kangjellave të hekurit, që i thotë:
– Të ta tregoj unë si ta vësh rrotën? – shoferi e sheh çuditshëm edhe pse nuk arrinte të dallonte mirë tiparet e personit që po i fliste për shkak të errësirës, por arriti të shquante një siluetë njeriu aty. Dhe pasi u mendua pak i tha
– Ok ma trego. – atëherë personi pas kangjellava vazhdoi
– Merr nga një dadiçek nga secila gomë dhe vendosja kësaj që nuk ka, kështu do të bëhen të gjitha gomat me nga tre dadiçek secila. Po të ecësh ngadalë do arrish shëndoshë në shtëpi.
Shoferi u mendua pak dhe menjëherë filloi nga puna ashtu si i tha personi, pasi e vuri gomën dhe dadiçekët u kthye nga personi që ishte matanë kangjellave dhe e pyeti se çfar ishte kjo godinë
Atëherë personi pas kangjellave ja ktheu
– Kjo është çmendinë
Pak i çuditur, por edhe për të bërë pak humor shoferi ja ktheu:
– Po kur është çmendinë ç’bën ti këtu, sepse ti nuk më dukesh budalla.
Dhe personi ja kthue:
– Jo, budalla je ti, un jam i çmendur.
Pas referendumeve të ndodhura në Ukrainë të organizuara nga Rusia dhe aneksimit të atyre territoreve gjith politika shqiptare andej e këtej kufiri ësht lëshuar në një frenetizëm deklarativ, që nga përmbajrtja ja kalon edhe deklaratave të KE, BE dhe USA.
Prej fillimit të këtij konflikti i kam qëndruar opinionit se Shqipëria duhet të ruajë neutralitetin në këtë konflikt dhe sidomos tashti pas këtyre ngjarjeve të fundit do të duhej patjetër që Shqipëria të zgjidhte neutralitetin, pasi në të ardhmen e afërt mund të gjendet edhe vetë në të njëjtën pozitë në të cilën ndodhen Rusët tashti.
Normalisht që nuk na dëgjon kush, jo vetëm sepse nuk jemi anëtarë të orgnizimive politike, por kryesorja është se këtyre organizimeve politike dhe përkrahësve të tyre nuk ju intereson realiteti.
Kjo pasi budallejntë nuk e kuptojnë realitetin, ata kanë në kokë një realitet të tyre që nuk përputhet me askënd.
Krye budallai i vëndit tonë që ne të çmendurit i kemi dhënë çelësat e çmendinës ku jetojmë, para një jave ishte në OKB, dhe atje e shpërdoroi mundësinë që kishte për të folur për problemet jetike të shqiptarëve në trevat e tyre etnike.
Por ndërkohë i foli OKB për Hashimin.
Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa Kosova.
Për budallain, Hashimi ishte më i rëndesishën sesa shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Budalli nuk foli asnjë fjalë për të ndryshuar rezolutën 1244 të OKB mbi Kosovë, por nuk foli asnjë fjalë për pastrimin etnik që Sërbia po i bën shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nëpërmjet pasivizimit të adresave.
Po do thoni ju ç’lidhje ka kjo me referendumet që përmenda më lart.
Lidhja qëndron në aspektin që budallejt që e kanë qeverisur Kosovën dje dhe ata që e qeverisin atë sot, më në fund duhet ta kuptojnë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet kurrë nëpërmjet bisedimeve. Pasi Sërbisë i intereson të vazhdojë këto bisedime, ashtu si Izraeli me Palestininë që kanë 40 vjet që bisedojnë.
Duhet ta kuptojnë budallejtë andej e këtej kufiri se mënyra e vetme për të dhënë fund kalvarit të çështjes shqiptare në Kosovë është vetëm nëpërmjet një referendumi për bashkim me Shqipërinë.
Në rast se do kemi një referendum të tillë andej e këtej kufiri dhe rezultati do jetë pro bashkimit, atëherë pa e vonuar, Shqipëria duhet të aneksojë nenjëherë Kosovën si pjesë të territorit të saj.
Në këtë moment ky territor do konsiderohej pjesë e Republikës. Dhe nëse Sërbia do merrte guximin të sulmonte, atëherë i bie që do të sulmonte një vend anëtarë të NATO-s, dhe si e tillë do të mund të aktivizohej pika 5 e Traktatit të Antllaktikut Verior për mbrojtje kolektive.
Gjithashtu duke parë edhe pastrimin etnik të vazhdueshëm që Sërbia po bën në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, këto rajone në një të ardhme të afërt mund ta shohin të arsyeshme të organizojnë një referendum për shkëputje nga Sërbia si mënyra e vetme për të ndaluar këtë pastrim etnik që po ndodh atje, e që as Tirana zyrtare e budallejve të pushtetit dhe as ajo e Prishtinës nuk e kanë prishur terezinë për këtë pastirm etnik, e nuk e kanë ngritur zërin asnjëherë.
Por ama edhe gjëndja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë. Edhe atje po duket qartazi çdo ditë se shqiptarët nuk mund të bashkjetojnë me maqedonët dhe nuk mund të bëjnë as vasalin e tyre, ndaj nuk është çudi që edhe atje të dali së shpejti ndonjë forcë që të kërkojë zhvillimin e një referendumi për shkëputje nga shteti Maqedon dhe të kërkojë bashkim me trungun amë.
Kur të ndodhin këto, këta budallejtë që tashti anatemojnë referendumet, si do të përgjigjen në një rast të tillë!
Ndërkohë që do të duhej të ishin këta që t’i nxisnin këto referundume.
Dritan Goxhaj
Por budallejtë nuk dëgjojnë, edhe kur duket se dëgjojnë nuk kuptojnë. Dhe në fund ne që flasim dhe dëshirojmë të tilla gjëra, konsiderohemi të çmendur.
Dhe vërtet të mençurit kanë ikur nga ky vend,e vazhdojnë të ikin. Këtu tashmë do mbesim vetëm budallejtë e pushtetit dhe rrjeteve sociale dhe ne të çmendurit që gjithnji kundërshtojmë, por që votojmë për budallejtë.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Një nga shkrimet më të mira që kam lexuar për budallain dhe të çmendurin, alias për Edin Ramën dhe Hashim Thaçin, njëri ”kosovar” e tjetri ”shqiptar” ishte ky që e kemi përpara.
    Shumë e turpshme është që një ”kryministër” shqiptar në vend se të mbroj interesat e shqiptarëve në tri komunat me shqiptarë në (Preshevën, Bujan. dhe Medv.), shqiptarët në Mal të Zi, pjesa më e madhe që u boshnjakizuan (sllavizuan) nga presioni sllav dhe, pjesa tjetër janë shpërngulur në SHBA dhe, ta mbroj sovranitetin e Kosovës, Veriun që ”vëllami” i Edvin Ramës (Hashimi, tash në Hagë) ia dha ”vëllamit” të tretë, Aleksander Vucic-it, e Edvini, ”mbron” Hashimin. Turp !
    Hashimi ”e mbrojnë” advokatët më shtrenjtë në botë dhe deri tash nga taksapaguesit shqiptarë të Kosovës i morën afro 12.000.000 milion euro dhe kanë plaçkitur ghysmën e pasurisë së Kosovës Hashimi me ata që janë në Hagë dhe disa ish ”komandantë” të …shit që ende janë në Kosovë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu