ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kryeministër, sa na konvenon neve si shoqëri, si Kosovë, me kthy secilin proces në pikën zero?

Shkrime relevante

Shpërndaj

Antik Strofci, Prishtinë

***

Letër Kryeministrit Albin Kurti, 

Është shumë e qartë se dikujt në Kosovë i përshtatet që çdo gjë ta kthej në pikën zero, kjo për arsye banale, personale dhe individuale, për protagonizëm. Por, sa na konvenon neve si shoqëri, si Kosovë me kthy secilin process në pikën zero? Kjo hapë shumë dilemma, dhe krijon paqartësi dhe paqëndrueshmëri në shumë dimensione të themelimit dhe ekzistencës së shtetësisë tonë, duke filluar nga lufta heroike e UÇK-së, shpallja e Pavarësisë, shtet ndërtimi dhe zhvillimi, e kjo bëhët duke zhvendosur vëmendjen në tema apo kauza shumë të mëdha të parealizueshme, të cilat shumica e popullit i sheh si politika të mira, të cilat edhe janë, por nuk ka veprime konkrete drejt implementimit të tyre, madje as vullnet.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri, është duke luftuar me secilën kategori shoqërore që ka ndonjë kërkesë apo edhe me ato grupe që mendojnë ndryshe nga linjat e tij. Filloj me ndërmarrje publike, borde drejtuese, në rregull, se ishin të “kapta”, por ju kryeministër a po doni çkapje të vërtetë, apo po çkapni për me kap vet?
Pra, shqetësimi im, këtu qëndron në luftën speciale që po bënë pushteti aktual ndaj disa kategorive të shoqërisë, siq janë kategoritë e luftës së UÇK-së, dhe së fundi sindikatat e puntorëve.
Kryeministër, lufta heroike e UÇK-së dhe kategoritë e dalura nga lufta, janë përfaqësuesit më të mirë të rezistencës tonë shekullore, janë ambasadorë të vendosjes së themeleve të fuqishme të shtetit tonë, janë sakrifica e brezave të tërë për Liri e Pavarësi, janë udhërrëfyes se si mbrohet e duhet Atdheu, se si flijohet për të. Jo të gjithë që ishim në luftë patëm fatin të vriteshim, ja që disa shpëtuam, lufta jonë heroike ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është e ndjeshme, pse po teonton ta thyesh?
Kryeministër, Arsimi shqip, është faqja më e ndritur e shtetit tonë, është vetëdija jonë koletive drejt emancimit, edukimit dhe zhvillimit. Mësimdhënësit janë pishtarët e kësaj kategorie, pavarësisht barrierave dhe sfidave para, gjatë dhe pas luftës, ata nuk u ndalën së edukuari breza të tërë.
Sot, kur kemi shtetin tonë dhe kur rrjedha e jetës ka ndryshuar, në fakt është rënduar, ata me të drejtë po kërkojnë mbështetje ekzistenciale, për t’i përballuar kësaj krize që ka goditur pothuajse gjithë botën. Kërkesa mjaft të arsyeshme, e që plotësimi i tyre, kërkon vetëm vullnet nga Qeveria asgjë më shumë. Pra këtu mungon vullneti i Qeverisë për ta realizuar këtë të drejtë të mësimdhënësve por edhe të pjesës tjetër të shërbyesve civil.
Në të gjithë botën demokratike, liderët janë për udhëheqje dhe zgjidhje, prandaj janë liderë sepse ecin me të tjerët, jo ndaras ngase kjo kalon në autokraci dhe diktaturë. Ne jemi vend demokratik dhe kemi insitucione demokratike, pra nuk besoj se dëshiron me e ndërru sistemin e qeverisjes, sepse kjo bjen ndesh pastaj edhe me politikën ndërkombëtare. Konsideroj se nuk është vonë kryeministër, me e kuptu sistemin në të cilën jemi, dhe me e kuptu faktin se nuk mund ta ndërrosh sistemin demokratik, sado që kjo mund të jetë edhe dëshirë madhore e juaja.
Këto kategori janë shumë të ndjeshme, dhe përfaqësojnë vlera shumë të rëndësishme, por siq po shihet Qeveria është duke i sulmuar me çdo mjet të mundshëm, ngase nuk i sheh si aleat për ndërtim, zhvillim e progress, por i sheh si pengesë drejt shtrirjes së pushtetit apsolut.
Kryeministër nuk mundesh me kriju apsolutizëm në qeverisje ani pse e ke pushtetin më të fuqishëm në historinë e Kosovës. Sepse jetojmë në demokraci, edhe ajo që për ty është e drejtë për të tjerët mund të mos jetë, apo i njejti problem mund të ketë disa alternativa për zgjidhje nuk dmth që vetëm e juaja është idealja, apo në rast të ndonjë kontesti, janë organet e drejtësisë që e vendosin. Me të cilat në emër të vetingut e reformave të reja në drejtësi, edhe këtë kategori po synon ta “reformosh”, duke e “çkapur” nga të tjerët për ta kapur ti, sepse kontrolla apsolute të ndihmon mjaftë shumë që t’a dirigjosh secilin organ dhe secilin sistem në Kosovë.
Kryeminsitër e kemi kuptuar edhe këtë. Nuk mund ta arrish. Prandaj fokusohu në përgjegjësitë e tua si lider dhe si kryemnistër i Kosovës, me veprime konkrete. Krijo aleat duke dialoguar me ta, dhe duke i kuptuar hallet e grupeve dhe qytetarëve tu, jo me injorancë, jo me apsolutizëm, jo me qasje “këta me neve” e “ata me ata”, je i barabartë, mos etiketo, bëhu kryeministër i vërtetë, kryej detyrat tua, sepse më shumë po dukesh si turist në këtë pozitë.
Mos u anko vazhdimisht, sepse je atu ku je për shkak të besimit të qytetarëve se do të ofrosh zgjidhje, alternativa dhe progress e zhvillim, të cilat të tjerët para teje nuk diten, nuk munden apo për cfarëdo arsye tjetër nuk ofruan dhe happen rrugën, me ardh ti.
Kryeministër, edhe në luftën e fundit, është mbajtur mësimi, në male e çdokund ku kemi mundur me mësu diqka, shkrim e lexim, sot, kryeministër në udheheqjen tënde, mos mbajtja e mësimit po shihet si diqka normale. Fëmija dhe rinia jonë kanë shumë nevojë për edukim, emancipim, jo për të gjetur një vend pune nesër, por për tu bërë lider të mirë, që nuk mbajnë inate, që nuk janë injorantë karshi kërkesave të pupollit të vet. Të bëhen liderë e udheheqës të së ardhmes, e cila sot po pengohet pikërisht nga udheheqësit aktual.
Kryeministër, reflekto!

Me konsideratë,
Një qytetar thellësisht i shqetësuar
Antik Strofci

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu