ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Kryeministër, shkarkojeni Dakën! & Shkarkimi i Dakës i ligjshëm dhe meritor

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Në foto: Avdullah Hoti dhe Valdete Daka

Nga: Idriz Zeqiraj
Si Mërgatë, kemi përcjellur me dyshim e shqetësim, veprimet destruktive të kryetarës të KQZ, Valdete Daka, në komunikimin dhe trajtimin e mërgimtarëve, për çështjen e votimit. Koordinimet e institucioneve ligjore, që nga Gjykata Kushtetuese, PZAP e deri ke kryetrja Daka, me KQZ e saj, kanë qenë në dakordim, për ta sabotuar, madje, sa më shumë që është e mundur, votimin e Mërgatës tonë. Arsyet, tashmë, janë bërë të njohura për opinionin gjithëshqiptar.

Fillimisht, dy partitë: PDK dhe LDK, refuzuan organizimin e lehtësuar të votimit në Mërgatë, edhe pse mërgimtarët, prej vitësh janë në kërkim të kësaj të drejte ligjore e kushtetuese, si qytetarë të Kosovës. Madje, nënkryetari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka mashtruar shqiptarët se “mërgimtarët nuk kërkojnë votimin, por vetëm përfaqësimin në Parlament!” Kjo është një shpifje monstrume. Përkundrazi, mërgata, e cila përbën gjysmën e popullësisë të Kosovës, ka kërkuar ushtrimin e së drejtës, për votim të organizuar në Mërgatë, si dhe përfaqësimin në Parlament.

Subjektet politike, të organizuara në Mërgatë, përzgjodhën një numër minimalisht kandidatësh, për deputetë dhe u përcollën emrat e tyre partive politike përkatëse në Atdhe. Mirëpo, e gjithë kjo është një formalitet, një mashtrim, sepse konkurrenca nuk është e barabartë, duke qenë larg Atdheut. Rrjedhimisht, është iluzive, për të arritur kuotën e votave të nevojshme. Statuti i tyre duhej të ishte i veçantë, meqë përzgjedhja është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, ata duhet të gëzojnë vendet e rezervuara, pra, status të veçantë.

Rregullorja e votimit me postë, kësaj radhe u komplikua, qëllimshëm, edhe më shumë. Udhëzimet kontraverse, me shtesë kërkesash, flasin për pengesa të qëllimshme e provokative. Ky mision i pistë, tashmë, i është ngarkuar kryetarës së KQZ, Valdete Daka. Disa nga anëtarët e KQZ, reaguan dhe denoncuan, më kohë, se “diçka po zihet”, dhe “kryetarja po fletë në emër të Komisionit të KQZ, pa qenë e autorizuar!”

Kushti i thirrje-përgjigjeve telefonike verifikuese të mërgimtarëve, dështoi turpshëm. Afatizimet aplikuese dhe votuese, ishin dhe mbetën bllokuese dhe zhgënjyese. Për të gjitha këto anomali e poshtërsi, paraprakisht të projektuara, në qendër të fajësisë e vënë, pikërisht, kryetarën e KQZ, Valdete Daka. Prej këtej rrjedhë dyshimi i bazuar, se kryetarja ka marrë obligime sabotuese për votimin e Mërgatës shqiptare. Thënë troç, ajo është e shantazhuar dhe vepron e dirigjuar. Andaj, asaj duhet dhënë ndihma e nevojshme, duke e liruar nga detyra e kryetarës të KQZ.

Shembull: Kur shoqëruesi i kudoshëm i Presidentit Rugova, Adnan Merovci, u shantazhua nga krerët kriminelë të LPK-së, ndoshta, edhe për likuidimin fizik, helmim, Dr. Rugova e liroi nga të qenit shoqërues i Tij. Zotëri Merovci, për kohën, mençurisht e motivoi lirimin: “Tepricë teknologjike!” Realisht, ai, për këtë veprim mençurak, i është shumë mirënjohës shefit Rugovë. Dhe, kjo mirënjohje e respekt, shprehet në librin “Një hap me Rugovën” dhe kurdoherë që i jipet rasti.

Prandaj, kryeministër Hoti, shkarkojeni Dakën nga kryetare të KQZ, madje, qysh sot. Sepse, është ajo që nuk pranon zgjatjen e afatit të dërgimit të dokumentacionit votues, deri në datën 21 shkurt! Edhe pse janë mijëra fletë-vpotime në rrugëtim e sipër, të cilat, assesi, nuk do të arrijnë deri më 12 shkurt në KQZ, siç afatizon kryetarja Daka! Dhe, nëse nuk e bëni këtë, lind dyshimi i bazuar se jeni pjesë e sabotimit të pjesëmarrjes të mërgimtarëve tanë, në votimin e ligjshëm të tyre. Rrjedhimisht, bëheni pjesë e krimit! Jua kujtojmë, se keni heshtur edhe në kërkesën e ligjshme të Mërgatës, të titulluar “Diskriminimi i mërgimtarëve”, ku thirreni për të ndërhyrë, pikërisht, për këtë problem!

Përgjatë vizitës Tuaj zyrtare, vitin e shkuar, në Mynih, në një takim, me ne, përfaqësues të mërgimtarëve, të Bavarisë gjermane, premtimi për angazhimin Tuaj për Mërgatën, ishte domëthënës. Andaj, mbajeni fjalën, Kryeministër!

Mërgimtarët, pas të gjitha atyre konspiracioneve të pista, të bëra nga KQZ, në koordinim me horrakët e Gjykatës Kushtetuese dhe PZAP, ngulmojnë që afati i fundit të nisjeve të fletë-votimeve, të jetë data 21 shkurt. Është rregull postar botëror, që afati i korrespondencës llogaritet nga data e shënuar mbi pullën postare. Dhe, kurrë me datën e arritjes në destinacion, në rastin konkret, në KQZ. Injorancën, mosnjohjen e kësaj rregulloreje postare elementare, nga ana e kryetarës Daka, nuk duhet ta vuajnë mërgimtarët, me mohimin e të drejtës së votimit të tyre!

Fundja, kryetarja Daka s`ka pse nxitohet, ndërkohë që nuk është “me bythë në prush!”

Kujdes nga heshtja burokratike, Kryeministër! Sepse, edhe heshtjet kushtojnë, qoftë për personalitetin e Kryeministrit, qoftë për partinë që përfaqëson – LDK-në dhe Shtetin e Kosovës. Sepse, atëherë, kur shkelet e drejta e qytetarëve, SHTETI nuk është SHTET! Të premtën “e zezë”, sipas Dakës, skadon afati i pranimit të Fletë-votimeve të mërgimtarëve. Ndërkohë, shumë mijëra Fletë-votime, vazhdojnë të jenë stoqe nëpër postat botërore, pa shansë teorike, për të arritur në afatin e fundit, të caktuar, dhunshëm, nga dhunuesja e KQZ, Valdete Daka.

Prandaj, Kryeminister i nderuar, veproni, mos heshtni, siç i keni heshtur dhe shpërfillur kërkesën e ligjshme të mërgimtarëve, për të votuar dinjitetshëm. Ju e heshtet, deri në injorim, kërkesën e Mërgimtarëve, për shtyrje të afatit, për pranimin e fletë-votimeve.

Të paktën, ndërhyni, me autoritetin që ju garanton pozita e Kryeministrit: Të mos asgjësohen Fletë-votimet, të cilat do të arrijnë nga Mërgata, në KQZ, pas afatit të dhunshëm dhe idiotesk, të caktuar nga kryetarja Valdete Daka. Pra, të rezervohen, për të pritur shqyrtimin dhe vendimin e pjekur të Kryeminnistrit të vendit.

Për fund: Kërkesa aktuale e mërgimtarëve, drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, është: Të shtyhet afati i dërgimit të Fletë-votimeve deri me datën 21 shkurt.

Vjosa Osmani me Valdete Dakën
         Shkarkimi i Dakës i ligjshëm dhe meritor
 
Idriz Zeqiraj
     Shqiptarët e përbotshëm janë të provokuar dhe, skajshëm, të irrituar nga sjellja prepotente, mujëshare e kryetares të KQZ, Valdete Daka. E përzgjedhur nga Hashim Thaçi, ajo i ndeji besnik rolit partiak e përçarës, gjithnjë në shërbim të PDK-së të saj. Kapadaillëku i Dakës, kulmoi në zgjedhjet e shkurtit të sivjem.
     Shqiptarët kujtojnë, me neveri, zënkat e përsëritura të kryetarës Daka, me koimsionerët e LVV-së, Kurteshi e Rama. Ndërkohë që, 8 (tetë) komisionerët tjerë, heshtnin ose bënin ndonjë ndërhyrje hipokrite, në favor të shefës së tyre.
     Familja Kurteshi ishte bastion kundër pushtetit serbo-sllav. Vuajtën burgjet e rënda politike. Njëri syrësh ishte edhe Sami Kurteshi, i kyçur qysh në rininë e hershme të tij, në organizimet ilegale. Ai kishte vënë jetën e tij në shërbim të popullit, të Kosovës. Ai nuk mund të heshte para maskaradës të shelegës të Hashimit, Daka.
     Dhe, çfarë ndodhte? Në mungesë të fakteve kundërshtuese, për t`i bindur Kurteshin dhe Ramën të LVV, mblidhte letrat, merrte çantën dhe lëshonte mbledhjen. Ky ishte një veprim klishe i saj! Në vend që të reagonin anëtarët e KQZ, t`i thonin se “shko në të s`ëmës, se në karrikën e parë, nuk ke për t`u ulur më”, 8 syrësh, bythë-pambuk, si lakej, i shkonin prapa shefës Daka, ndërsa në sallë qëndronin vetëm dy komisionerët e LVV!
     Urrejtja patologjike e Valdete Dakës, ndaj Mërgatës shqiptare, është proverbiale. Janë mijëra ankesa, drejtuar qeverisë paraprake dhe kryetarës të KQZ, Valdete Daka, për afatizime më të hershme, më të gjata, për ta mundësuar votimin e tyre me postë. Një arsye shtesë ishte Pandemia, që, për t`u mbrojtur nga bartja e virusit -COVID-, disa shtete, kishin pezulluar shërbimet postare, si p.sh. Franca. Mërgimtarët bënin qindra kilometra rrugëtime e shpenzime, për t`i postuar nga ndonjë shtet tjetër, formularët votues të tyre.
     E kemi parë e dëgjuar, në transmetimin e drejtëpërdrejtë, zotëri Kurteshin, duke e lutur kryetaren e tij, Dakën, për ta shtyrë, qoftë edhe për disa orë, afatin e pranimit të zarfave të Mërgatës. Dhe, çuditërisht, ajo, ose e refuzonte me veto, ose e hidhte në votim. Dhe, gjithëherë, kryetarja dilte fituese, sepse komisionerët zvarranikë, të partive në koalicion të PAN-it, me patericat  e tij, drejtoheshin nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u i tij.
     Në disa raste, kur Mërgimtarët mësonin se vonesat postare janë enorme dhe, votimi i dështuar ishte i parathënë, atëherë familjarët, pëfshijë familjen e gjerë, sipas të gjitha rregullave të pullosjes të zarfave, autorizonin njërin nga familjarët, të udhëtonte për në Kosovë, t`i dorëzonte zarfat dorazi në KQZ. Megjthatë, ky stërmundim e shpenzim, i shkonte kot, sepse KQZ nuk i pranonte zarfat, me arsyetimin se “duhet të dërgohen me postë, madje, nga shteti ku jeton!”
     Dhe, si i trajtoi kryetarja e KQZ, Valdete Daka, formularët e votuar, të ardhur në zarfa të mbyllur:
     Lajmi i parë i KQZ: Kanë ardhur nga Mërgata 174.000 zarfa me fletë-votime. Dhe, pas 4-5 ditësh, njoftimi i dytë, po nga KQZ: Nga 174 mijë zarfa, me fletë-votime, 72.000 janë të pavlefshëm! Çdo koment është i tepërt!
               Zhurmimi i turpshëm i opozitës dhe i Shoqërisë Civile
     “Shumë zhurmë, për asgjë”,- ka ardhur një shprehje nga një dramë e mirënjohur e Mesjetës. Në rastin e vendimit të presidentës, Vjosë Osmani, për shkarkimin e kryetares të KQZ, Valdete Daka, sa të drejtë, aq edhe të vonuar, zhurmimi i opozitës, është mjeran dhe i turpshëm. Motivimi i shkarkimit të Dakës, nga Presidentja e vendit, është i matur dhe fort i saktë. Në mes tjerash, ajo përmend animin partiak, në veçanti, trajtimin hiç korrekt, për të mos thënë bizar, të votave të mërgimtarëve. Mjaftueshëm janë këto dy fakte, për shkarkimin e Dakës.
     Para skenave të vazhdueshme konfliktuoze, të Dakës, me komisionerët kundërshtarë të saj, nuk mund të rrinte indiferente presidentja Vjosë, qoftë ajo edhe kushërirë e saj. Kupa ishte mbushur. Dorëheqjen kryetares Daka, ia kishin kërkuar, në vijimësi, edhe kolegët e saj, Sami Kurteshi dhe Amir Rama të LVV. Madje, së fundi, duke ia përmendur “vjedhjen industriale të votave”, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
     Edhe vet Daka kishte pranuar se “jam bërë femra më e urryer në Kosovë”, pikërisht, për sjelljet e saj të njëanshme e abuzive partiake. Shkurt, ajo kishte gënjyer, për, kinse, neutralitetin, asnjanësinë e saj partiake. Ndërkohë që, i tërë qëndrimi saj, fliste për obligime partiake, që kishte marrë, ndaj PDK-s. Prandaj edhe i ishte vazhduar mandati i dytë, 7-vjeçarë, në krye të KQZ nga Hashim Thaçi.
     Opozita, “si në kor bretkocash”, zhurmon vazhdimisht e fiktivisht, “për drejtim dinjitoz, paanshmëri, partiake, përformancë të shkëlqyer”, të ish-kryetares Daka. Dhe, për çfarë përformance “të leshit”, mund të bëhet fjalë, kur ajo “luante koçe” me komisionerët, duke i shpërfillur tërësisht! Këto përrallisje, sa të zhurmëshme, aq edhe të turpshme, nuk bindin shqiptarët, të cilët kanë parë sjelljet vulgare dhe mospërfillëse, karshi kolegëve që rezononin ndryshe.
      Falsiteti se fajësia është kolektive, edhe për komisionerët tjerë, që e trumbëtojnë zhurmaxhinjtë e opozitës, kërkon sqarim: Përjashto dy komisionerët e LVV, 8 (tetë) komisionerët tjerë, “shkriheshin” në një, pra, i përfaqësonte kryetarja Daka. Sepse të gjitha subjektet politike, nga vinin ata, i drejtonte Thaçi me SHIK-un e tij. Natyrisht, ata fajësohen për servilitetin e vetëdijshëm ndaj kryetares Daka, prandaj, edhe duhet të vetë-dorëhiqen. Por, fajësia e madhe, deri në shkatërrim të KQZ, i takon kryetares Daka, si kryemanipuluese e tyre. Andaj, edhe shkarkimi i saj ishte domosdo.
     Përrallisje se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, “shkarkuan Dakën para zgjedhjeve komunale të tetorit, kinse, për t`i kapur institucionet e pavarura”, nuk qëndron fare. Realisht, KQZ ishte i kapur dhe stërkapur nga Hashimi dhe banda e tij. Fundja, LVV dhe Lista -GUXO- fituan zgjedhjet, në saje të premtimit për ndryshimin e shumëpritur, nga populli i Kosovës dhe shqiptarët e kudondodhur. Sepse ishin lodhur nga qeverisja kriminale e PAN-it, duke e përdorur, ndër vite, edhe LDK-në si patericë. Populli është i tmerruar nga nënshkrimet fatale, në dëm të Kosovës, deri në tradhti kombëtare, të bëra nga krerët e koalicionit PDK-LDK, përçka po përballet, edhe sot e gjithë ditën, qeveria aktuale e Kurtit.
     Çuditë fakti se një pjesë e Shoqërisë civile, me reagimet e saj paushalle, bëhet vegël e opozitës! Ajo na kujton simotrat e saj në shërbim të Ramës shqiptar, Orbanit hungarez, Llukashenkos bjellorus. Fort aktiv, të zëshëm po tregohen, në mbrojtjen e porositur të ish-kryetares prepotente e kryeneçe Daka. Referenca për Dakën, të ushtrojë padi në Kushtetuese, është e shumanëshme. Tani kemi rastin për ta vënë në provë, nëse Kushtetuesja ka vrarë frikën, nga kapësi i institucioneve dhe i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi?!
     Edhe Kimetja jonë simpatike, e cila shquhet për integritet, këtë herë ia huqi! Detyra dhe kushërira janë dy gjëra, të cilat nuk duhet ngatërruar ashtu siç bënë, aksidentalisht, “hazër xhevapja” Kimete!
     Me bordet e kapura, “dhuratë” e Hashimit, nuk mund të këtë as ndryshim dhe as ecje para. Etapat duhet djegur, për ta përshpejtuar ndryshimin. Shikoni RTK-në “publike”, e pushtuar nga banda e LPK-së, pas çlirimit, me tytën e armëve, njësoj si banda e Millosheviçit, më 1989, duke larguar, dhunshëm, kuadrin profesional, që u përball, me stoicizëm e heroizëm, me pushtuesin serbo-sllav, të paktën, për një dekadë radhazi.
     Llogaritën të jenë afro 200 punonjës, më saktë, të punësuar, ca syrësh paguhen kontrabandë, pa u paraqitur fare në punë! Krahasoni sa punëtorë kanë televizionet tjera në Kosovë, me shikueshmëri shumë më të madhe dhe programe më cilësore, se sa RTK-ja?! Bordi aktual, besnikë të shefave emërues të tyre, provokojnë popullin e Kosovës, me temat përçarëse për luftën, se kush ishte në krye dhe kush në bisht, në përjekjet e ethshme, për ta falsifikuar historinë më të re të Kosovës, siç bëri kryekrimineli filosllav Enver Hoxha, përgjatë sundimit të tij despotik e profan!
     Thirrja në ligje, të cilat sigurojnë të drejtën e të punësuarëve, edhe atëherë kur emërimet janë nepotike dhe hiç profesionale, si dhe fitimi, lehtësisht, i gjyqeve, për kthim të sërishëm në punë dhe dëmshpëblim, duhet parë dhe ndryshuar ligjet përkatëse. Është një plojë e vërtetë, në të gjithë sistemin e drejtësisë. Edhe rezistenca, sfidimi i qeverisë, i pushtetit dhe shtetit aktual, nga ana e opozitës, duhet parë, pikërisht, nga defektet e stazhionuara, qëllimshëm, nga banda e PAN-it në pushtet, më parë.
     Si duket LDK-ja nuk ka mësuar asgjë, nga e kaluara e afërt, kur bashkoi votën me PDK-në, për ta penguar organizimin e votimit të lehtësuar në Mërgatë, në ambasada, konsulata, Klube e Shoqata, me monitorimin e personelit diplomatik dhe të kuadrove vendore. Për rrjedhojë, hakmarrja ishte fatale. Mërgimtarët nuk votuan subjektet politike, për veprimet skandaloze, kundër organizimit të votimit të lehtësuar të tyre.
     Sot LDK-ja i bashkohet PAN-it, thellësisht, të inkriminuar, në bojkotimin e takimit të Komisionit Qëndror Zgjedhor, duke mos njohur as kryetarin e ri të KQZ, Kreshnik Radoniqi, të emëruar nga Presidentja e vendit! Kjo, jo vetëm nuk e nderon LDK-në, në rrugën e saj reformuese, përkundrazi, i kushton. Sepse, Mërgata, jo vetëm e ka përshëndetur shkarkimin e kryetares Daka, anëtare e PDK-së, por, e konsideron si shumë të vonuar.
     Anëtarët e LDK-së, rugovistë të thekur, përfshirë edhe ata veteranë, me zemër të thyer, nuk votuan – partinë e zemrës -, vetëm për ta shkëputur nga ingranazhi, kthetrat e PAN-it dhe të SHIK-ut të tij. Ndërkohë, udhëheqja e re, njësoj si e vjetra, provokon sërishmi, duke koordinuar veprimet anti-reforma, për t`i mbrojtur kuadrot e PAN-it, të instaluar, dhunshëm, në krye të bordeve, nga Hashim Thaçi, në rastin konkret, Valdete Dakën!
     Akuzat inatçore të opozitës, kryesisht, PAN-it, kundër presidentës brilante, Vjosë Osmani, vazhdojnë me të njëjtin intensitet, si në fushatën zgjedhore. Ajo denoncoi falsitetin zgjedhor në partinë e saj, LDK-e, duke denoncuar, në mënyrë zinxhirore, të gjitha subjektet politike, të cilat riciklonin dhe riciklojnë kriminelë e hajna, në drejtim të partive të tyre.

     Presidentja Vjosë Osmani, nuk mund ta mbronte më tej kushërirën e saj, Valdete, sepse ajo e kishte mbushur kupën. Megjthatë, donte ta lehtësonte lëndimin e saj, duke i kërkuar dorëheqjen vullnetare, të cilën ia kishin kërkuar edhe më parë, disa kolegë të saj, mërgata, në përgjithësi, dhe shumica absolute e shqiptarëve.

     Por, ajo kishte marrë obligime nga partia e saj, PDK, andaj, duhej ta refuzonte dorëheqjen, për t`i dhënë shkas zhurmës çakorduese të opozitës. Me këtë akt, Daka po kryen shërbimin e fundit partiak, duke luajtur rolin e viktimës, kinse, shkarkimi është politik!

Megjithatë, duke e punësuar Valdete Dakën, në Gjykatën Supreme, “në vend të kafshimit, e puthën!” Një emërim i dyshimtë, hiç i gjetur, sepse, ajo, duke qenë në krye të KQZ, abuzoi me postin, duke shpërfaqur njëanëshmëri të theksuar partiake e politike. Duket se ajo ka miq të pushtetshëm, në mesin e tyre edhe kushërirën presidente, Vjosë Osmanin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu