ARKIVI:
11 Mars 2025

Kryeministri Kurti bisedoi me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer

Shkrime relevante

Mark Rutte: Kosova është vend shumë i rëndësishëm

Sh.Ç/RTKlive Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para ardhjes në Prishtinë,...

Antishqiptarizmi i Mazllam Mazllamit dhe investimet e pandalshme në ndërtimin e xhamive për interesat antishqiptare

Nga: Rrezart Kalaja Hoxha antishqiptar Mazllum Mazllumi dhe Pushtimi i Identitetit Shqiptar:...

Kryeministri Albin Kurti për 44 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Albin Kurti , Kryeministër i Republikës së Kosovës Në 44 vjetorin e...

Rreth Latakisë po bëhen masakra të pastra kundër alavitëve

Hans Rustad / Document.no 10.03.2025 17:32 Al Jolani është ftuar në konferencën...

Çka i duhet Kosovës, në këto orë të liga në horizont?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina ___ 1. Nëse, totalitarizmi i ri neoliberal,...

Shpërndaj

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës në çlirimin e zhvillim e Kosovës për de-eskalimin e situatës në veri të vendit.

Kurti theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

Ai tha që është me rëndësi, që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e kontrolluara nga Serbia, të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet

Po ashtu, Kurti të enjten bashkëbisedoi me telefon edhe me tre senatorët amerikanë.

“Gjithmonë është mirë të flasësh me ChrisMurphyCT Senator Ricketts Senator Shaheen. I falënderoj për mbështetjen e tyre të gjatë të Kosovës. Largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes B, është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhje të reja”, shkroi Kurti.

 

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu