ARKIVI:
14 Mars 2025

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Shkrime relevante

Faik Konica në 150 – vjetorin e lindjes, aktualiteti i fjalëve të tij përball realitetit të sotëm politik ndër shqiptarët!

Faik Konica: Një intelektual i përmasave evropiane Nga Frank Shkreli Boston, 15 Mars,...

Doarsa Kica Xhelili: Politikane e dyfishtë, bredharake dhe manipulatore e procesit politik në Kosovë

Shkruan: Rrezart Kalaja Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë për të...

Si në Shqipëri edhe në Kosovë Dita e Verëzes-Verës, Festë e Traditës Shqiptare

Nga Behlul Jashari  ___ PRISHTINË, Mars 2025/ Dita e Verëzës, si Dita e...

Kosova dëshmoj demokraci të konsoliduar zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Përfundimisht pas një  maratone  të numërimit sipas të dhënave...

Shpërndaj

Prishtinë, 14 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen. Ky ishte takimi i parë njoftues ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Përfaqësuesit Special, Eirik Nestås Mathisen. Takimi i sotëm njëkohësisht ishte edhe takim lamtumirës me përfaqësuesin e deritanishëm Special të Norvegjisë, Haakon Blankenborg.

Duke shprehur kënaqësinë për takimin me të dy përfaqësuesit, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, për çështjet rajonale dhe temat me interes të përbashkët. Kryeministri theksoi se Marrëveshja Tregtare mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, ku përfshihet Norvegjia, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri i ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri, Mathisen, dhe e falënderoi emisarin Blankenborg për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu