ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Kryeministri Albin Kurti, Mytaher Haskuka, deputet dhe kandidat për këshilltar komunal, turr e vrap në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

KBI-Prizren, 14 tetor 2021

Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, zyrtarin e financave, z. Elmedin Mexhiti dhe zyrtarin për shërbime fetare, z. Erol ef. Raka, e priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka e drejtorin Islam Thaqi, si dhe deputetët Artan Abrashi e Arbër Rexhaj.
Kryeministri Kurti, shprehu konsideratën e tij të lartë për Bashkësinë Islame, si një institucion që i ka dhënë shumë vendit, në të gjitha proceset kombëtare, e sidomos në luftën e fundit, duke dhënë dhjetëra dëshmorë. Si e tillë, ka qenë pjesë aktive e proceseve për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, kryetari Berisha, në emër të KBI-Prizren e falënderoi shumë kryeminsitrin z. Kurti për vizitën e tij, gjatë qëndrimit të tij në Prizren.
Takimi ishte mjaft konstruktiv!
KBI-Prizren, 15 tetor 2021
Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me disa imamë, e pritën në takim dr. Edib Abazi, nga Prizreni, njëkohësisht kandidat për asamblenë e Prizrenit në zgjedhjet komunale 2021.
Dr. Edip Abazi shprehu respektin e thellë për institucionin e Bashkësisë Islame, duke thënë se ndjehet pjesë e këtij institucioni pavarësisht se ku do të jetë në të ardhmen. Bashkësia Islame është shtëpia jonë e përbashkët, deklaroi ai.
Kryetari Berisha e falënderoi z. Abazin për vizitën dhe i uroi shumë suksese në zgjedhjet komunale.
Vlen të përmendet se Edip Abazi është kuadër i Medresesë së Prizrenit dhe ka shërbyer imam në xhaminë e “Bamirësave” plot 10 vjet (2010-2020). Ai, ishte edhe anëtarë i KBI-Prizren për një mandat (2016-2020), kurse tani vazhdon drejtimin e tij si profesor universitar.
Takimi ishte tejet vëllazëror!
Mevludi – Dita kur u lind Pejgamberi a.s.
“Gjithë sa zerre që është n’xhihan thirrte me za – Tue i thanë t’gjithë pejgamberit merhaba”.
Janë këto, dy vargje nga teksti i mevludit, që i kushtohen ardhje së Pejgamberit a.s., në këtë botë.
Të hënën, më 18 tetor 2021 (12 Rebiul Evvel 1443), të gjithë i themi Merhaba Pejgamberit a.s., në xhaminë ‘Sinan Pasha’, në Prizren, pas jacisë.
#Vendos maskën!
#Mbaje distancën!
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.
KBI-Prizren, 08 tetor 2021
Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, dhe imamët e anëtarët e Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, hfz. Daut ef. Lezi e Erol ef. Raka, e pritën në takim kryetarin e komunës së Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, i cili shoqërohej nga deputetët znj. Labinotë Demi Murtezi, z. Ardian Gola, z. Artan Abrashi dhe drejtori i urbanizmit, dr. Beni Kizolli.
Kryetari Haskuka, sikurse edhe në takimet e kaluara e vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Islame për shoqërinë dhe vendin, në të gjitha periudhat. “Me Bashkësinë Islame kemi bashkëpunuar ngushtë në shumë pika gjatë këtij mandati, po edhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, aty ku Komuna ka hapësirë dhe mundësi për ndihmesë”, deklaroi Haskuka.
Nga ana e tij, kryetari Berisha e falënderoi shumë kryetarin Haskuka për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të kaluar, si dhe për vizitat e vazhdueshme për t’u njoftuar nga afër me preokupimet e KBI-Prizren dhe besimtarëve islamë.
Vlen të përmendet se kryetari Haskuka, përveç aspekteve infrastrukturore, i ka mundësuar qytetarëve zgjidhjen e shërbimeve të varrimit përmes Bashkësisë Islame, e që përbën një lehtësim të madh për familjet që janë goditur me sprovë, në momentet e tyre emocionale.
Takimi ishte mjaft konstruktiv!
KBI-Prizren, 05 Tetor 2021
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, referentin për shërbime fetare, Eroll ef. Raka dhe anëtarin e Këshillit, hfz. Daut ef. Lezi, dje me datë 04 tetor 2021, pritën në takim z. Mustafa Yelek, Kryetar i (Tidef) Federatës së Shoqatave për Ndihmë të Arsimimit të Medreseve më Turqi, së bashku me disa profesor të Medresesë Fatih në Stamboll.
Kryetari Berisha i falënderoi për vizitën dhe në të njejtën kohë i informoj për punën e KBI-Prizren, sfidat dhe zhvillimet e ndryshme në këtë institucion.
Mysafirët shprehën falënderimet e tyre për pritjen e bërë në Prizren, gjithashtu, u ndien shumë të lumtur me praninë e shume monumenteve Osmane e Islame në Prizren. Gjë që i bëri ta pëlqejnë dhe duan Prizrenin edhe më shumë.
Miqt tanë nga Stambolli na ftuan pët vizitë të ndërsjelltë në Turqi, për të parë nga afër praktikat dhe punën e tyre.
Vizita ishte e ngrohtë dhe tejet vëllazërore!
KBI-Prizren, 27 Shtator 2021
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin, dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin, dr. Faruk ef. Ukallo dhe juristin z. Zahir Smaili, pritën në takim kryetarin e KDTP-së (Partia Demokratike Turke e Kosovës) Dega në Prizren, z. Levent Buş, i cili shoqërohej nga disa kandidatë për asamble komunale të kësaj partie.
Kryetari Buş, falënderoi dhe çmoi lartë punën e Bashkësisë Islame në Prizren, njëkohësisht ofroi bashkëpunim të pa rezervë për çdo nevojë të KBI-Prizren.
Kryetari Berisha u shpreh mirënjohës ndaj KDTP-së dhe kryetarit të saj, z. Fikrim Damka, për ndihmën dhe gatishmërinë për përkrahje nga ana e tyre.
Takimi ishte i ngrohtë dhe tejet miqësor!

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu