ARKIVI:
3 Mars 2025

Kryeministri Albin Kurti u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Shkrime relevante

Me rastin e 40 – vjetorit të vdekjes së Dr. Don Gaspër Gjinit (1930 – 1985)

Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ In memoriam: Miq të pikëlluar dhe të ngushëlluar: Dikush...

Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme…

Nga: Aurel Dasareti I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra...

Shqiptarët e Ukrainës në rrezik: Pushtimi i ri rus dhe pasojat e mundshme të ndarjes së territorit

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në këtë moment të turbullt të historisë, kur...

Ukraina ishte një operacion masiv politik dhe ushtarak psykopatesh dhe pastrim global parash

Klajd Kapinova, New York “Një nga gjërat më të habitshme...

Shpërndaj

Tetovë, 11 gusht 2023

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në takim, kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Prindon Sadriu dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Kasami për ftesën dhe mikpritjen që iu bë në qytetin e Tetovës, derisa e ka njoftuar për zhvillimet dhe situatën politike e ekonomike në vendin tonë.

U diskutua edhe për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë që ka projekti i rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën, si dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenit në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune do të marrin pjesë në inaugurimin e rrugës së re që lidh fshatin Sellcë dhe fshatin Vicë, që pritet të rrisë kapacitetet e turizmit malor të Tetovës dhe të afrojë Tetovën me Prizrenin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu