ARKIVI:
26 Janar 2025

Kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Shkrime relevante

Izraeli konfirmon se UNRWA duhet të largohet nga Jeruzalemi

NTB / Document.no 25.01.2025 09:55 Izraeli këmbëngul që Agjencia e OKB-së për...

Listat bashkë me faqet tona të zeza!

Dijana Toska, Shkup ___ Dikur mbi fotografinë e një krimineli shkruante, “Kërkohet ky...

Si ia huqin fort idiotët e gazetarisë!

Fadil Gashi, Prishtinë  ___ Në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore...

Shpërndaj

Tiranë, 26 mars 2023 

Gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Duke e falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e afërt, Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Begaj për qeverisjen dyvjeçare dhe progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit.

Diskutuan për takimin e lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 18 mars në Ohër. Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Behaj për marrëveshjen e arritur, elementet e saj, dhe për qasjen e konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit.

Presidenti Begaj falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, teksa dha vlerësimin e tij për arritjet e qeverisjes dhe mbështetjen për qëndrimin dhe lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, tashmë Marrëveshje Bazë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shpresoj te jene shtruar tema teper te nevojshme…midis dy shteteve tona, te nje kombi te vetem, por qe meritojne te mos behen publike dhe duhet te mbeten konfidenciale…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu