ARKIVI:
31 Janar 2025

Kryeministri Albin Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit!

Shkrime relevante

Kryeministri Albin Kurti vizitoi hoxhën Husamedin Abazi, i dyshuar për rekrutim të xhihadistëve dhe financim të terrorizmit!

Paparaci.com, Prishtinë më 30/01/2025 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar...

Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

Florim Zeqa Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të...

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e...

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

Nga: Aurel Dasareti Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon...

Nuk kanë faj gjakovarët që i urrejnë katunarët

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti prej Prizrenit Nga: Lirim Gashi (Satirë mikrobiologjike) ___ Ja një...

Shpërndaj

Paparaci.com, Prishtinë më 30/01/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vizituar fondacionin humanitar “Freskia” në Prishtinë që udhëhiqet nga hoxha Husamedin Abazi, i cili ka histori të errët me organizatën “AKEA”, e mbyllur nga shteti me dyshimet se ishte e përfshirë në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë që luftuan në Siri e Irak.

Hoxhë Abazi, ishte udhëheqës i organizatës “AKEA” që shteti i Kosovës ia kishte vënë drynin 10 vjet më parë pasi ishte në mesin e 15 organizatave të tjera, të cilat dyshoheshin se ishin të përfshira në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë që luftuan në Siri e Irak, përkrah organizatave terroriste “Al-Nussra” dhe ISIS, ka qenë nikoqir i kryeministrit Albin Kurti.

Kjo organizatë ishte akuzuar edhe për financimin e aktiviteteve ekstremiste dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstremiste në Kosovë.

Shteti i Kosovës në vitin 2014 kishte mbyllur organizatën AKEA, e cila gjithashtu dyshohej se ishte e lidhur me lëvizjen politike islamike “Vëllazëria Myslimane” që ishte marrë pushtetin në Egjipt gjatë Pranverës Arabe të vitit 2011.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet organizatë terroriste, derisa anëtarët e saj konsiderohen të afërt me themeluesit e Hamasit, grupit militant palestinezë në Gaza.

Madje, e kaluara e tij e dyshimtë kishte rrokur vëmendjen e gazetës më të njohur amerikane “New York Times”, e cila kishte lidhur xhaminë te “4 Llullat” në qendër të Prishtinës me islamin radikal.

Ai raportimin e gazetës në vitin 2016 e kishte cilësuar të rremë, duke i kërkuar prestigjiozes amerikane që të kërkonte falje.

Mirëpo kryeministri i Kosovës, ka harruar të kaluarën e Husamedin Abazit, madje, nga ai, mori edhe një komplet të librave të atdhetarit shqiptar, Sami Frashëri.

“Në muret e fondacionit humanitar “Freskia” në Prishtinë, gjendet mbishkrimi “Mos më ushqe me peshk, por ma mëso peshkimin”. Ky fondacion ofron trajnime dhe kurse për nëna vetushqyese të cilat aftësohen për tregun e punës. Pastiçeria dhe rrobaqepësia janë dy nga sektorët e aftësimit, e të hyrat nga shitjet mbesin në dobi të nënave vetushqyese”, ka thënë ai.

Hoxha Abazi në vitin 2021 kishte reaguar në Facebook, duke thënë se AKEA-s në vitin 2019 i ishte hequr pezullimi dhe se asnjëherë nuk ishte mbyllur.

Historia e errët e AKEA-s

AKEA, e njohur më parë edhe si “Urtësia” është në shoqatë e financuar jozyrtarisht nga Husamedin Abazi. Në vitin 1997 ai ishte student në Rijad për Studime Islame.

Shoqata u formua zyrtarisht në vitin 1999. AKEA edhe më parë ishte mbyllur nga UNMIK-u në Kosovë pas ngjarjeve të 11 Shtatorit për shkak të lidhjeve të saj me Al Kaedën dhe mbështetjes së marrë nga sauditët.

Në rastin e Turqisë, ajo dyshohet se është mbështetur nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH).

Qeveria turke ka lidhur kontaktet me anëtarët e AKEA-s në mars të vitit 1999.

Grupi u ndalua të hyjë në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe u detyrua të kthehej mbrapsht në Stamboll.

Aty u strehua në kampet e ngritura prej IHH-së, ndërsa vizitohej shpesh nga lideri Abazi dhe miq nga Egjipti.

Autoritetet e sigurisë kanë ndjekur nga shumë afër aktivitetin e këtij grupi duke ndërhyrë dhe sekuestruar kompjuterët.

Më pas, ata u transferuan në Shqipëri nën koordinimin e një shoqate civile, që ka rol të rëndësishëm në formësimin e politikës së jashtme të qeverisë së sotme të Turqisë.

Duke mbledhur ndihma nëpërmjet të njëjtës shoqatë, ata hapën një shtëpi botuese “FOCUS A” pas luftës.

Ata organizuan aktivitete të ndryshme me shoqatën simotër “LOGOS” të administruar nga shqiptaro-maqedonasi Adnan Ismaili duke organizuar edhe kampe për të rinj, në të cilat merrte pjesë edhe ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu