ARKIVI:
31 Janar 2025

Kryeministri Albin Kurti viziton tri shtëpi tradicionale të restauruara në Qendrën Historike të Prizrenit

Shkrime relevante

Braktisja e veprimtarëve dhe luftëtarëve, mallkim për kombin!

Florim Zeqa Shqetësimet për katandisjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre viteve të...

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e...

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

Nga: Aurel Dasareti Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon...

Nuk kanë faj gjakovarët që i urrejnë katunarët

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti prej Prizrenit Nga: Lirim Gashi (Satirë mikrobiologjike) ___ Ja një...

Djegësi i Kuranit Salwan Momika u qëllua për vdekje

Salwan Momika në Malmö në 2023. Foto: Johan Nilsson, TT-NTB. MALMÖ, SUEDI...

Shpërndaj

Prizren, 27 tetor 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan dje tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizrentë cilat gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe që të trija tani janë të banueshme;

Forhåndsvisning av bilde

-Shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, ajo përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Fasada ballore ka një trajtim të lartë artistik, përmes plastikës dekorative.

Forhåndsvisning av bilde

 Shtëpinë e Familjes Vetimi që gjendet në rrugën e Saraçëve, dhe paraqet një shembull të arkitekturës së banimit gjatë shek.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

XIX. Nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese, janë ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore duke siguruar kushte më të dinjitetshme për banim për familjet.

Forhåndsvisning av bilde

Kompleksin e banimit të Familjes Munik, që i takon shek. XIX. Për nga kompozicioni urban dhe trajtimi arkitektonik, kompleksi paraqet një nga shembujt e paktë të komplekseve të banimit të asaj kohe. Shquhet për trajtim të lartë artistik të dhomës së miqve, e dekoruar me elemente të drugdhendjes. Shtëpia dhe ahuri kanë qenë në gjendje shumë të rëndë fizike. Përmes restaurimit janë shpëtuar nga rrënimi.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku falënderuan familjet Kirajtani, Vetimi dhe Munik për mikpritjen dhe për përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave historike dhe tradicionale të këtyre shtëpive.

Forhåndsvisning av bilde

Qendra Historike e Prizrenit është zonë e veçantë e mbrojtur e cila mbrohet përmes Ligjit të veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë këtij mandati, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu