ARKIVI:
23 Janar 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

Shkrime relevante

Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës

-U shua para 19 viteve në 21 Janar 2006/ -Intervistat ekskluzive që kam...

Përse ka ndryshuar tonaliteti i Kurtit, Hamzës dhe e Lumirit?

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Një shpjegim origjinal sociologjik) Sjellja atipike e...

Shqipëria neofashiste e Edi Ramës

Nga: Dritan Goxhaj ___ Që pas Luftës së Dytë Botërore e akoma...

Enis Shatri e propozon ndërtimin e Mauzoleumit të Gjergj Kastriotit, Shetitoren dhe pikën panaromike në kurrizin e Kodrës së Shëngjinit, me pamje nga deti

Enis Shatri, Istog ___ Ndertimi Mauzoleumit te Skenderbeut, Shetitorja dhe Pika Panaromike ne Kurrizin...

Shpërndaj

Tiranë, 14 shtator 2021

Raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe bashkëpunimi rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian, ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kancelarja Merkel u interesua për programin e qeverisë, vendimet dhe synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e qeverisë për realizimin e planeve për reforma në drejtësi, duke theksuar se në Kosovë tashmë ka një kulturë të re të qeverisjes që udhëhiqet me shembuj.

Ai foli për nevojën për investime në Kosovë dhe synimin e zbatimit të sistemit dual të arsimit sipas modelit gjerman, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, Procesin e Berlinit, dialogun me Serbinë, situatën në rajon si dhe për rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit rajonal.

Procesi i Berlinit u vlerësua nga kryeministri Kurti si mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative.

Duke biseduar mbi gjendjen aktuale të përballjes me pandeminë COVID-19, kancelarja Merkel shprehu gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në sigurimin e më shumë vaksinave.

Duke uruar mbarësi në punë dhe suksese në qeverisje, kancelarja Merkel theksoi se shteti gjerman do të vazhdojë të shfaq kujdes ndaj Kosovës.

Paraprakisht, kryeministri Kurti ishte në drekën e përbashkët me kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga kancelarja Merkel, ku theksoi stabilitetin institucional në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik dhe demokratik.

Kryeministri Kurti ritheksoi se fondet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së, që janë të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor: sundimi i ligjit, demokratizimi, përballja me të kaluarën dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu