ARKIVI:
11 Maj 2025

    Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me ekspertë dhe studiues të fushës së energjisë nga mërgata

    Shkrime relevante

    Xhafer Leci: Treva e Rugovës, Park Nacional

    Njëra nga pamjet e restoraneve të bukura të Trevës së Rugovës Rugova,...

    1922 / Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë, drejtuar të rinjve amerikanë të Kryqit të Kuq

    Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16 Nga Aurenc Bebja*,...

    Xhamitë dhe krijesa e tyre antishqiptare Hysri Selimi

    Afrim Caka, Gjakovë KU XHAMITË PUNOJNË ME BANDATË ISLAMIKE RADIKALE Dëshirën për t’a...

    Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

    Florim Zeqa Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e...

    Shpërndaj

    Prishtinë, 21 janar 2022

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mbajtën takim virtual me një grup studiuesish nga mërgata të punësuar si hulumtues dhe profesorë në universitete e kompani evropiane në fushën e energjisë. Alban Kuriqi nga Universiteti i Lisbonës në Portugali, me ekspertizë në energjinë e ripërtërishme; Fitim Kryeziu nga “Energinet”, operatori kombëtar në Danimarkë për transmetimin e energjisë elektrike dhe gazit natyror; Erald Pjetri nga Qendra Kërkimore ABB në Poloni; Kristian Sevdari, kandidat për doktoraturë në Universitetin Teknik të Danimarkës dhe Adhurim Haxhi Musa nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Grizons në Zvicër.

    Fushat e ekspertizës së tyre përbëjnë fusha të ndryshme përbrenda sektorit të energjisë. Nga ajo mbi politikat e energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm, alternativat për maksimizimin e sistemit të energjisë, integrimin dhe menaxhimin e saj e deri te fusha mbi modelimin e sistemeve të përshtatshme.

    Ky bashkëbisedim ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së vështirë energjetike në vend. Përgjatë tij u diskutua për situatën aktuale të energjisë dhe për Strategjinë për Energji 2022-2030 që do të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë. Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli i falënderuan për shprehjen e gatishmërisë që të ndihmojnë dhe kontribuojnë me ekspertizën e tyre të vlefshme në tejkalimin e sfidave dhe drejt vizionit të vendit për fushën e energjisë.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu