ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla marrin pjesë në ‘Tryezën për të Drejtat e Diasporës’

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

22 shkurt 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës rrjedhimisht Akademia Diplomatike, ka organizuar ‘Tryezën e Rrumbullakët për të drejtat e Diasporës”, në të cilën kanë marrë pjesë kryeministri i vendit, z. Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, përfaqësues të presidencës, anëtarë të komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e odave ekonomike.

Kryeministri Kurti duke përgëzuar MPJD-në për organizimin ka thënë se qeveria është duke punuar që diasporën ta angazhojë në disa mënyra, marrë për bazë që diaspora sjell dy   burime, të mirat materiale dhe njohuri.

Kurti   gjithashtu theksoi se ” diplomacia dhe diaspora janë të pandashme në shumë fusha, aktualisht jemi të angazhuar në zhvillimin e një dialogu të gjithanshëm me qytetarët tanë jashtë vendit si dhe jemi duke punuar në një strategji dhe projektligj të ri për diasporën”.

Ndërkaq kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla Schwarz   ka thënë se “fokusi ynë duhet të jetë në disa drejtime, e para është ngritja e cilësisë së shërbimeve konsullore dhe ndryshimi i qasjes ndaj mërgatës, e dyta të ndërtojmë mekanizma dhe kurrikula të përgatitjes profesionale të diplomatëve që do i dërgojmë në misione dhe e treta, përfshirja e mërgatës në diplomacinë e mirëfilltë, qoftë ajo kulturore, publike apo dixhitale”.

Në diskutimin e hapur për pjesmarrësit, zëvendësministrja Liza Gashi ka thënë se MPJD po synon dixhitalizimin e shërbimeve konsullore dhe se kanë themeluar qendrën për emergjenca, ku mërgimtarët mund të drejtohen, ankohen apo thjesht të japin përshtypjet e sugjerimet e tyre lidhur me shërbimet dhe tema të tjera.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe odave ekonomike, kanë kërkuar që diasporës ti mundësohet votimi në vendet ku jetojnë, gjithashtu të largohen barrierat që u krijohen atyre qoftë për investime apo çështje tjera që lidhen me vendlindjen e tyre.

Kryeministri Kurti: Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në tryezën e rrumbullakët mbi të drejtat e diasporës, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që ka mërgata për Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti  bëri të ditura nismat e Qeverisë  për të angazhuar diasporën, marrë për bazë që diaspora sjellë dy burime shumë të rëndësishme në vend: të mirat materiale dhe njohuritë.

Ne e shohim mërgatën si kapital njerëzor, para se ta shohim si kapital financiar, tha kryeministri. Për këtë arsye jemi duke u fokusuar në krijimin e programit nacional, që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, shtoi ai.

Duke vlerësuar se diplomacia dhe diaspora janë të pandashme në shumë fusha, kryeministri bëri të ditur angazhimin e Qeverisë për zhvillimin e një dialogu të gjithanshëm me qytetarët tanë jashtë vendit, si dhe punën për një strategji të re për diasporën, e një projektligj të ri.

Kryeministri ritheksoi zotimin për të punuar bashkë me mërgatën, për të mirën e përbashkët edhe të mërgatës edhe të Republikës sonë, që është reflektuar edhe në Programin e Qeverisë.

Në këtë tryezë morën pjesë Zëvendëskryeministrja, njëherit Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrja, Liza Gashi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues të Presidencës, përfaqësues të odave ekonomike dhe të organizatave të shoqërisë civile.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu