ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Kryeministri Kurti: Linja e 10-të hekurudhore i kontribuon zhvillimit ekonomik e social

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Prishtinë, 19 dhjetor 2022 

Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fillimit të punimeve në këtë linjë hekurudhore. 

Kryeministri Kurti theksoi se me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim të mëtejmë të vendit tonë. Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian, tha ai.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti theksoi se pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit, shtoi kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, e përfundon në Selanik të Greqisë.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

I nderuar Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu,E nderuar Ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,I nderuar shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog,I nderuar ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Infrakos, z. Uran Mulaj,I nderuar zëvendësambasador i Republikës së Italisë në Kosovë,Zëvendësministër Durmishi,Të nderuar drejtorë të bordit të përkohshëm të ndërmarrjes Infrakos,Të dashur punëtorë të hekurudhës,Zonja dhe zotërinj,Të nderuar pjesëmarrës,

Forhåndsvisning av bilde

Jam i lumtur që jam bashkë sot me juve këtu për të përuruar punimet e këtij projekti me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo linjë, pra Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, përfundon më pas në Selanik të Greqisë. 

Qytetarët e Kosovës, ne e dimë që shfrytëzojnë relativisht pak trenin si mjet transporti. Kjo edhe për faktin se rrjeti hekurudhor nuk e mbulon të gjithë shtetin, por edhe për shkak të rrjetit jo të mirë e të vjetruar. Që rrjeti hekurudhor të jetë në shërbim të lëvizjes së qytetarëve të vendit, jemi duke e bërë tash rehabilitimin e linjës së 10-të. Përmes ndihmës së konsiderueshme të Bashkimit Evropian, që i përshkon e i lidhë shtatë shtete, përfshirë edhe Republikën e Kosovës ne mendojmë të realizojmë këtë. Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit, përkatësisht nga takimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor i udhëhequr atëbotë prej ish- kancelares gjermane Angela Merkel, që sot e dita ditës po jetësohet, udhëhequr nga kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili së fundmi, para një muaj e gjysmë e mundësoi dhe e organizoi nënshkrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për tri marrëveshje që i japin hov tregut të përbashkët rajonal. 

Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian.

Pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, kemi themeluar Gjykatën Komerciale, si dhe po angazhohemi për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes në vendin tonë.

Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Jemi renditur të parët në Ballkan e të dytët në rajonin e Evropës Lindore, ende të pa inkuadruar në Bashkim Evropian, dhe të Azisë Qendrore për sundim të ligjit, sipas World Justice Project 2021 i cili bën matjen e perceptimit të popullatës dhe profesionistëve ligjorë se sa funksional është ligji në atë shtet.  Janë tetë karakteristika dhe ne kemi dalë të parët në Ballkan dhe të dytit në këtë rajonin e madh të Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore. E gjithashtu jemi të dytit dhe sa i përket sundimit të ligjit në mbarë botën. Po ashtu jemi ngritur për 17 vende në indeksin e Transparency International për luftimin e korrupsionit, përkatësisht për perceptimin e korrupsionit në sektorin publik. Edhe 17 vende njësoj jemi ngritur sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa kufi.

Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim ekonomik. 

Të nderuar të pranishëm, 

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejt. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Përndryshe, transporti hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër. 

Realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të Linjës së 10-të Hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024/2025.

Kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian. I jemi mirënjohës Bashkimit Evropian dhe në veçanti Komisionit Evropian për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu