ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti merr pjesë në Festivalin e Dritës, Hannukkah organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Prishtinë, 28 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hanukkah, të organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova.

Aty kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti me ç’rast tha se është kënaqësi dhe nder që të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar për komunitetin hebre në Kosovë, e aq më tepër t’i uroj dhe përshëndes në emër të trupës qeveritare.  Në të tilla raste ne njohim më mirë historinë dhe kulturën e shtetit dhe popullit izraelit dhe kështu dimë ta nderojmë atë, tha më tej kryeministri Kurti.

“Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb meqë sot kemi datën tonë më të rëndësishme historike. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit.” tha kryeministri Kurti.

Ai i siguroi se nga ana jonë do të bëjmë përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

“Hanukkah”, që në shqip do të thotë “përkushtim”, festohet në përkujtim të fitorës së kryengritësve të lashtë izraelitë, Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

I nderuar Kryetar i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Dr. Hysen Hyseni

I nderuar Chargé D’Affaires në Ambasadën e ShBA, z. Nicholas Giacobbe,

I nderuar Ambasador i BE-së, z. Tomas Szunyog,

I nderuar Ambasador i Austrisë, z. Christoph Weidinger,

I nderuar Ambasador i Bullgarisë, z. Hristo Gudjev,

I nderuar Ambasador i Norvegjisë, z. Jens Grøndahl,

I nderuar Kryetar i Shoqatës Miqtë e Amerikës, z. Agim Rexhepi,

Të nderuar anëtarë dhe miq të  Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova,

Është ndjenjë kënaqësie dhe nderimi për mua të marrë pjesë në ditën tuaj të shënuar të Hanukkah, e aq më tepër t’ju përshëndes edhe në emër të trupës qeveritare. Ne e kemi mundësinë tani e tutje t’ju urojmë nga afër çdo ditë të lartë të shtetit tuaj. Me të tilla raste ne njohim historinë tuaj të lashtë dhe të pasur, kulturën tuaj. Dimë ta nderojmë atë. Ndoshta kemi ditur ta nderojmë edhe më parë. Por me lidhjet shtetërore e me thellimin e tyre, do të njohim më mirë e do të përfitojmë më shumë prej jush.

Të nderuar të pranishëm,

Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb. Ne kemi sot datën tonë më të rëndësishme historike. Jemi pra në rastin e reciprocitetit të ndjenjës. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit. Ju siguroj që nga ana jonë do të bëjmë përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

Edhe një herë, urimet më të përzemërta.

Ju faleminderit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu