ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Kryeministri Kurti mirëpret thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Iowa-s në fushën e arsimit të lartë dhe atë të sektorit privat

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Prishtinë, 24 prill 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë, ku e pranishme ishte e ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se ky aktivitet synon të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike të Republikës sonë.

Ne jemi të lumtur që marrëdhënia jonë tashmë e shkëlqyer me shtetin e Iowa-s do të forcohet edhe më tej me përfshirjen e dy universiteteve me bazë në Iowa: Universitetin e Iowa-s dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s, tha ai dhe shtoi se një fokus i veçantë do të jetë në programet e studimit të TIK-ut dhe bujqësisë, për t’iu përgjigjur nevojave specifike të tregut tonë të punës.

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile është thelbësor për zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive efektive që adresojnë sfidat shoqërore dhe se një bashkëpunim i tillë promovon gjithashtu inovacionin dhe rritjen ekonomike dhe rrit cilësinë e jetës së qytetarëve tanë,  tha kryeministri Kurti.

Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë që Kosova të shkëlqejë në të gjitha frontet. Ne kemi treguar përparim të jashtëzakonshëm në ndjekjen e agjendës sonë të reformës demokratike. Kjo është dokumentuar mirë nga raportet e organizatave ndërkombëtare gjatë dy viteve të fundit. Këtu do të përmendi vetëm disa nga sukseset. Raporti i BE-së për vitin 2022 për Kosovën tregon se nuk ka fushë pa përparim të dukshëm dhe nuk ka fushë me regres të vërejtshëm. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International tregon se Kosova është përmirësuar për 20 vende në vetëm dy vjet” tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti gjithashtu u shpreh se Qeveria ka bërë gjithashtu investime rekord në arsim dhe punësim për të rinjtë, duke përmendur programet bachelor dhe master në universitetet tona publike, që tashmë janë pa pagesë. Ai tha se kanë financuar edhe tre mijë bursa për të nxitur studentët që të ndjekin arsimin e lartë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Hovenier

Kryeministri Kurti njoftoi që janë në mes të krijimit të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në të cilën agjenci do të integrohet një platformë e inteligjencës së biznesit me më shumë të dhëna. Prandaj, tha Kryeministri Kurti, unë do t’ju inkurajoja ju dhe të gjitha projektet e tjera relevante të financuara nga donatorët që të bashkërenditen me përpjekjet tona për ndarjen dhe vlerësimin e të dhënave përkatëse.

Forhåndsvisning av bilde

Nënshkrimi i këtyre tri marrëveshjeve ndërmjet Universitetit të Iowa-s, dhe Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, dhe Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”, u bë në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, dhe drejtoreshës së USAID në Kosovë, Zeinah Salahi.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia Juaj, Ambasador i SHBA-së në Republikën e Kosovës, Z. Jeffrey Hovenier,

E nderuara Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, Znj. Zeinah Salahi,

I nderuar bashkëpunëtor profesor, Universiteti i Iowa-s, Dr. Russ Ganim,

E nderuara Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,

I nderuar Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci,

I nderuar Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Qerim Qerimi,

I nderuar Rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Samedin Krrabaj,

I nderuar Rektor i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Dr. Armand Krasniqi,

Të nderuar të ftuar, të nderuar kolegë, zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësi dhe nder të marr pjesë në nisjen e kësaj nisme të re dhe jetike. Ky aktivitet synon të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike të Republikës sonë. Gjithashtu do të mbështesë zhvillimin e të mësuarit të orientuar drejt tregut. Si rezultat, ne jemi të lumtur që marrëdhënia jonë tashmë e shkëlqyer me shtetin e Iowa-s do të forcohet edhe më tej me përfshirjen e dy universiteteve me bazë në Iowa: Universitetin e Iowa-s dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s. Një pjesë qendrore e këtij projekti të ri përfshin thellimin e lidhjeve midis ekspertëve të industrisë dhe universiteteve partnere. Një fokus i veçantë do të jetë në programet e studimit të TIK-ut dhe bujqësisë, për t’iu përgjigjur nevojave specifike të tregut tonë të punës.

Forhåndsvisning av bilde

Bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile është thelbësor për zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive efektive që adresojnë sfidat shoqërore. Një bashkëpunim i tillë promovon gjithashtu inovacionin dhe rritjen ekonomike; dhe rritë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Arsimi është një shtytës kritik i zhvillimit ekonomik pasi nxitë përvetësimin e aftësive, njohurive dhe inovacionit që u mundëson individëve dhe komuniteteve të lulëzojnë në një ekonomi dinamike, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.

Qeveria jonë është e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë që Kosova të shkëlqejë në të gjitha frontet. Ne kemi treguar përparim të jashtëzakonshëm në ndjekjen e agjendës sonë të reformës demokratike. Kjo është dokumentuar mirë nga raportet e organizatave ndërkombëtare gjatë dy viteve të fundit. Këtu do të përmendi vetëm disa nga sukseset. Raporti i BE-së për vitin 2022 për Kosovën tregon se nuk ka fushë pa përparim të dukshëm dhe nuk ka fushë me regres të vërejtshëm. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International tregon se Kosova është përmirësuar për 20 vende në vetëm dy vjet.

Sipas Indeksit të Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij 2022, Kosova është përmirësuar për 17 vende, që është një përmirësim rekord në një vit dhe renditja më e lartë në dekadën e fundit. Dhe sipas Indeksit të Maturitetit Teknologjik të Bankës Botërore, Kosova u ngrit nga Grupi C në Grupin B për fokusin tonë në qeverisjen digjitale.

Qeveria jonë ka bërë gjithashtu investime rekord në arsim dhe punësim për të rinjtë. Të gjitha programet bachelor dhe master në universitetet tona publike tashmë janë pa pagesë. Ne kemi financuar edhe tre mijë bursa për të nxitur studentët që të ndjekin arsimin e lartë si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. E rëndësishmja, ne kemi synuar shumë nga këto bursa për gratë dhe vajzat, si dhe për komunitetet e pafavorizuara, si studentët romë, ashkali dhe egjiptianë. Mbi 1,300 bursa për fushat STEM në vitin akademik 2021/22, dhe këtë vit kemi dyfishuar buxhetin në 2 milionë euro për 2000 bursa STEM. Janë ndarë 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. Nga ana e punësimit, këtë vit ne filluam të ofrojmë stimuj financiarë për punëdhënësit e sektorit privat për të punësuar 18-25-vjeçarë që janë të rinj në tregun e punës. Në më pak se tre muaj, ky program – që ne e kemi quajtur “Super-Puna” – ka rezultuar tashmë në mbi 2000 vende të reja pune për të rinjtë. Ata tani po shijojnë çeqet e tyre të para të pagave.

Pra, nuk i kemi punët keq.

Dhe ky aktivitet i ri i financuar nga USAID do të ndërtohet në mënyrë të konsiderueshme mbi sukseset tona të deritanishme. Do doja të prekja në mënyrë specifike disa nga përfitimet e rëndësishme që besoj se mund të sjellë ky aktivitet.

Forhåndsvisning av bilde

Rritja e aftësive analitike të universiteteve dhe qasja në të dhënat e tregut të punës është thelbësore për suksesin e studentëve tanë në fuqinë punëtore. Duke bashkëpunuar me sektorin privat dhe publik, universitetet mund të zhvillojnë një kuptim më të mirë të tendencave aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës. Kjo do t’u mundësojë atyre të përshtatin kurrikulat e tyre për të përmbushur nevojat e punëdhënësve. Përveç kësaj, partneritetet me sektorin privat mund t’u ofrojnë universiteteve qasje në të dhënat jetike të tregut të punës. Këto të dhëna mund të informojnë programet e tyre kërkimore dhe akademike, duke i përgatitur studentët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të shkëlqyer në karrierën e tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Jemi në mes të krijimit të Agjencisë së Investimeve dhe Eksportit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në këtë agjenci do të integrohet një platformë e inteligjencës së biznesit me të dhëna të mëdha. Unë do t’ju nxisja ju dhe të gjitha projektet e tjera relevante të financuara nga donatorët që të bashkërenditen me përpjekjet tona për ndarjen dhe vlerësimin e të dhënave përkatëse.

Administrata Tatimore, Dogana, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, së bashku me shumë institucione të tjera, mbajnë shumë të dhëna të rëndësishme sektoriale që mund të analizohen dhe përdoren për politikëbërje. Ta bësh këtë do të reduktonte ndjeshëm autoritetin dhe burokracinë.

Forhåndsvisning av bilde

Për më tepër, forcimi i partneriteteve ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat mund të mundësojë zhvillimin e kurrikulës që përputhet me kërkesën e tregut. Duke punuar së bashku, universitetet dhe partnerët e sektorit privat mund të identifikojnë aftësitë dhe njohuritë që janë më të kërkuara, duke i lejuar ata të përshtatin programet akademike për të përmbushur kërkesat e tregut.

Ndoshta e vetmja gjë që është më e rëndësishme se arsimi dhe ekonomia është lidhja midis të dyjave. Dhe ndërsa marrim pjesë në lloje të ndryshme debatesh dhe angazhohemi duke folur me njerëzit, vërejmë rregullisht se sa herë që fillojmë të flasim për arsimin, ne përfundojmë duke folur për ekonominë, dhe kur fillojmë të flasim për ekonominë, përfundojmë duke folur për arsimin. Pra, kjo urë lidhëse mes të dyjave është vendimtare për përparim të mëtejshëm dhe të qëndrueshëm.

Forhåndsvisning av bilde

Prezent kemi edhe Këshillin e AAP-së, të cilin unë e drejtoj, si dhe një Agjenci të AAP-së në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Ministrisë së Financave ekzistojnë edhe shtatë qendra rajonale të AAP-së. Përsëri, bashkëpunimi, komunikimi dhe koordinimi i fortë janë të nevojshëm për të siguruar që të shmangen shkurtimet.

Forhåndsvisning av bilde

Për më tepër, rritja e ndërlidhjes dhe efektivitetit në të nxënit eksperimental të studentëve mund të arrihet përmes partneriteteve ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat. Partneritete të tilla mund t’u ofrojnë studentëve mundësi për t’u përfshirë në projekte të botës reale dhe për të fituar përvojë praktike, duke u mundësuar atyre të zbatojnë mësimin e tyre akademik në mjedise praktike. Duke u angazhuar me sektorin privat, studentët mund të mësojnë për zhvillimet më të fundit në fushat e tyre të studimit, duke rritur kështu aftësitë e tyre dhe duke i përgatitur ata për karrierën e tyre të ardhshme.

Së fundi, partneritetet e reja ndërmjet universiteteve të Iowa-s dhe Kosovës dhe sektorit privat mund të mundësojnë kërkime të orientuara nga kërkesa në programet e TIK-ut dhe ato bujqësore në shërbim të tregut.

Këto bashkëpunime janë thelbësore për rritjen e efektivitetit të programeve akademike dhe përmirësimin e të mësuarit nga përvoja e studentëve. Mezi presim të dëshmojmë se si kjo nismë do t’u mundësojë studentëve tanë të shkëlqejnë dhe të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë.

Ju falemnderit shumë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu