ARKIVI:
9 Mars 2025

Kryeministri Kurti mirëpriti ish-oficerin e ushtrisë britanike dhe Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (KPC), gazetarin dhe shkrimtarin, Ade Clewlow

Shkrime relevante

Diaspora dhe vjedhja e votës së qytetarëve: Kosova nën pushtetin e manipulimeve dhe tradhtisë politike

Nga Rrezart Kalaja "Politika e Vjedhjes: Fatin e Votës dhe Shkatërrimi i...

Reagim ndaj marshit të 8 Marsit, të organizuar nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”

 Nga: Luan Dibrani, Gjermani Organizata Shqiptaria shpreh shqetësimin e saj të thellë...

Nuk je i vetmi ambasador që ia huqë o Avni Arifi, drama yte si dramë e opozitës!

Afrim Caka, Gjakovë Dardania nën hyqëm të kryeçobanëve të opozitës e të...

100 – vjet histori, sakrificë dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, lamtumirë prof. Astrit Leka

Arif Ejupi Prof. Astrit Leka dhe Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në...

Shpërndaj

Prishtinë, 7 mars 2025

Autori i librit “Nën një qiell me pupla: Historia e parrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”, Ade Clewlow, ishte mysafir i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka shërbyer si oficer në ushtrinë britanike e oficer ndërlidhës i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (KPC) dhe përmes librit të tij, i cili tashmë është përkthyer dhe vjen edhe në gjuhën shqipe nga libraria Artini, tregon për sfidat dhe vështirësitë e periudhës së pasluftës, nga shtetndërtimi tek tranzicioni drejt Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e Ade Clewlow,  jo vetëm gjatë asaj periudhe, por edhe sot, përmes rrëfimit të përjetimeve të tij dhe tregimit të detajeve e momenteve që karakterizuan etapat shtetndërtuese, gjersa libri ofron edhe paraqitje e pikëpamje të funksionimit e rolit të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Forhåndsvisning av bildeBiseda mes tyre vijoi edhe në suaza më të gjera të zhvillimeve gjeopolitike në botë e situatën e sigurisë. Ndërsa, në veçanti për rajonin, u trajtua dhe shtypja e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu