ARKIVI:
25 Prill 2025

    Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë

    Shkrime relevante

    Indi: Të paktën 28 persona të vrarë në masakrën ndaj hindusëve

    Foto nga Telegrami Arnt Jensvoll / Document.no Të paktën 28 persona janë vrarë...

    Pasqyrim mbi dokumentarin “Kufiri i kuq – T’huej mes t’vetve”

    Nga: Nexhmije Mehmetaj Kujtesa kulturore si urë mes dy përvojave shqiptare Dokumentari...

    J.D. Vance: Rusia dhe Ukraina duhet të shkëmbejnë territore për të arritur paqen

    European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Kaja...

    Trinomi harmonik: Osman Ferizi, luftëtar, veprimtar dhe kryetar nderi !

    Idriz Zeqiraj, Gjermani __ Ish-kryetari shumëvjeçar i Shoqatës Kulturore-Humanitare, Shqiptaro- Gjermane "Sali Çekaj",...

    Shpërndaj

    Prishtinë, 10 maj 2023

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Shefin e tij të Stafit, Luan Dalipi, priti një delegacion të gjerë të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë.

    Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë është shoqatë e ambasadorëve amerikanë me gjithsej 200 anëtarë, të cilët së bashku kanë shërbyer për mbi gjashtë dekada dhe për njëmbëdhjetë presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Marrëdhëniet Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtrihen në sferën historike, ekonomike, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Para ambasadorëve dhe mysafirëve të tyre, kryeministri Kurti tha se ShBA-të janë partner, mik dhe aleat kyç i Republikës sonë. Ai i njoftoi ata për progresin ekonomik dhe demokratik të vendit si dhe për bashkëpunimin në rritje ndërmjet dy vendeve, duke veçuar këtu marrëveshjen prej 236.7 milionë dollarë me MCC-në të nënshkruar në vitin e kaluar, dhe strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.

    Më tej, gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti po ashtu veçoi katër fushat të cilat janë trajtuar me prioritet në buxhetin e vitit 2023; mbrojta, edukimi, bujqësia dhe shëndetësia, teksa iu përgjigj interesimit të ambasadorëve për to.

    Ambasadorët e përgëzuan kryeministrin dhe Kosovën për arritjet. Në mesin e tyre, ish-ambasadori amerikan Thomas Riley tha se i vjen shumë mirë që qeveria jo vetëm që po përpiqet, por edhe po ka sukses.

    Në takim, kryeministri Kurti gjithashtu i përditësoi anëtarët e delegacionit vizitues me zhvillimet e fundit për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me dakordimin mbi Marrëveshjen Bazë dhe planin e zbatimit, sjelljen dhe veprimet e Serbisë karshi tyre dhe me qëndrimet dhe propozimet e Republikës së Kosovës në takimin e javës së kaluar në Bruksel.

    Kjo vizitë e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, është organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përfaqësues të së cilit ishin po ashtu prezent në këtë takim.

    Më shumë foto, gjeni në linkun më poshtë!:

    https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mirepriti-nje-delegacion-te-keshillit-te-ambasadoreve-amerikane/

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu