ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”: Ju jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Gjakovë, 12 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, në Gjakovë, në kuadër të hënimit të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, në të cilën morën pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Po sot, Forca e Sigurisë e Kosovës, po organizon edhe Ditën e Vizitorëve. 

Gjatë kësaj vizite, ku ishte e pranishme dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Kurti pa nga afër demonstrimin e aktiviteteve, si dhe operacionet e shumta të pjesëtarëve të FSK-së, përfshirë ato ofensive, defansive dhe të stabilitetit. Në adresimin e tij, ai tha se ndjehet shumë krenar sa herë që ndodhet së bashku me ta dhe në mesin e tyre, sikur sot në këtë ushtrim, i cili si i tillë është më i madhi dhe më i sofistikuari i realizuar ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve.

Forhåndsvisning av bilde

Ky ushtrim, siç tha kryeministri Kurti, përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse, është një tregues i qartë i përkushtimit, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë.

Forhåndsvisning av bilde

“E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu, bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë të FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se një element tjetër i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-së, janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes.

Forhåndsvisning av bilde

Ky ushtrim tregon se Forca e Sigurisë së Kosovës është mburojë e vendit tonë, por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, për aleatët e Kosovës, tha kryeministri, teksa shtoi se ushtria jonë ka treguar bashkëpunim dhe bashkërendim të shkëlqyeshëm me partnerët tanë strategjikë, duke dëshmuar aftësitë tona për ndërveprueshmëri, dhe duke përmbushur detyrat komplekse me efikasitet të plotë.

Forhåndsvisning av bilde

Në adresimin e tij, kryeministri Kurti u tha pjesëtarëve të FSK-së se ata janë frymëzim për të gjithë ne, e gjithashtu janë garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

Forhåndsvisning av bilde

“Ushtrimi “Ujku i Çeliktë” nuk është thjeshtë një ushtrim i radhës, por një ushtrim që tregon shpirtin tuaj luftarak për të përballuar sfidat e nga sfidat ju gjithnjë keni dalë më të përgatitur e më të fortë, ashtu siç ka dalur edhe populli, shoqëria dhe kombi ynë. Sfidat na kanë kalitur e na kanë formësuar, por kurrë nuk na kanë mposhtur e kurrë nuk do të na mposhtin përderisa do të kemi vajza e djem sikur ju që dashurinë për atdheun e kanë mbi gjithçka e mbi çdo gjë, duke e bërë bashkë atë me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim”, tha ai, duke potencuar se buxhetin për ushtrinë e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet e ushtarakëve tanë jashtë vendit i kemi katërfishuar kurse investimet në armatim i kemi shumëfishuar.

Forhåndsvisning av bilde

Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë dhe përgëzoi çdo ushtar dhe të çdo oficer që është angazhuar në përgatitjen dhe realizmin e këtij ushtrimi.

Forhåndsvisning av bilde

“Ju falënderoj që mbani lart nderin dhe krenarinë e vendit tonë me angazhimin tuaj edhe të përhershëm edhe të sinqertë. Ju jeni dalzotësit e atdheut dhe mburoja më e mirë e më e fuqishme për Republikën e Kosovës”, përfundoi kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu,

I nderuar ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

I nderuari Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

Të nderuar zëvendësministra, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar,

Të nderuar deputetë të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes,

Të dashur ushtarakë të ushtrisë sonë: ushtarë, nënoficerë dhe oficerë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Jam shumë i lumtur të dëshmoj duke qenë mes jush këtu në Babaj të Bokës, përparimin e madh të ushtrisë së Kosovës, në një kohë rekord. Më lejoni që nga këtu t’ua them që ndjehem shumë krenar sa herë që ndodhem së bashku me ju dhe në mesin tuaj, sikur sot në këtë ushtrim i cili si i tillë është më i madhi dhe më i sofistikuari i realizuar ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve.

Ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse, sikurse edhe u dëshmua sot dhe paraqet tregues të qartë të përkushtimit, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë.

Forhåndsvisning av bildeE veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu, bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë të FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare. Validimi i këtij regjimenti, është tregues i qëndrueshmërisë dhe përcaktimit tonë për t’i forcuar kapacitetet tona mbrojtëse, të cilat patjetër që garantojnë sigurinë dhe paqen në vendin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë terren këtu, në zonën e Gjakovës, ju jeni duke u stërvitur dhe dëshmuat në provë shkathtësitë operacionale, strategjitë dhe taktikat luftarake për të qenë të gatshëm dhe të aftë të mbrohet paqja dhe liria, e cila është arritur me aq shumë gjak dhe djers. Po ashtu, edhe të garantojmë që e kaluara jonë e dhimbshme nuk do të na përsëritet më asnjëherë.

Forhåndsvisning av bilde

Një element tjetër i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-së, janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes. Armatimet e reja të cilat përfshijnë pajisje të avancuara dhe të sofistikuara luftarake, janë dëshmi e qartë e vendosmërisë sonë për të modernizuar dhe për ta përgatitur ushtrinë tonë të përballojë çdo lloj kërcënimi, skenari dhe sfide që mund të paraqitet në këtë kohë të brishtë të sigurisë globale.

Forhåndsvisning av bilde

Ky ushtrim na tregoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është mburojë e vendit tonë, por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, për aleatët e Kosovës. Ushtria jonë ka treguar bashkëpunim dhe bashkërendim të shkëlqyeshëm me partnerët tanë strategjikë, duke dëshmuar aftësitë tona për ndërveprueshmëri, dhe duke përmbushur detyrat komplekse me efikasitet të plotë.

Forhåndsvisning av bilde

Sot derisa ju shoh kështu të përkushtuar, të përgatitur e kaq të aftë dhe të gatshëm për ta mbrojtur atdheun, ju them me bindje të plotë se ju jeni frymëzim për të gjithë ne. Gjithashtu jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

Për ushtrim, e në ushtrimin më të madh të NATO-s “Defender Europe 2025”, kësaj radhe jo vetëm si pjesëmarrës, por edhe si nikoqir, dëshmuam që po bëhemi gati me zell të madh e me disiplinë të lartë.

Forhåndsvisning av bilde

Ushtrimi “Ujku i Çeliktë” nuk është thjeshtë një ushtrim i radhës, por një ushtrim që tregon shpirtin tuaj luftarak për të përballuar sfidat e nga sfidat ju gjithnjë keni dalë më të përgatitur e më të fortë, ashtu siç ka dalur edhe populli, shoqëria dhe kombi ynë. Sfidat na kanë kalitur e na kanë formësuar, por kurrë nuk na kanë mposhtur e kurrë nuk do të na mposhtin përderisa do të kemi vajza e djem sikur ju që dashurinë për atdheun e kanë mbi gjithçka e mbi çdo gjë, duke e bërë bashkë atë me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim.

Forhåndsvisning av bilde

Më shumë investim në ushtri, do të thotë më shumë siguri për gjithë qytetarët, pa dallim. Andaj, buxhetin për ushtrinë e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet e ushtarakëve tanë jashtë vendit i kemi katërfishuar. Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në përgatitje të personelit ushtarak është e shoqëruar me shumëfishim të investimeve në armatim.

Forhåndsvisning av bilde

Në përfundim më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe t’iu përgëzojë për punën e palodhur të çdo ushtari dhe të çdo oficeri që është angazhuar në përgatitjen dhe realizmin e këtij ushtrimi. 

Ju falënderoj që mbani lart nderin dhe krenarinë e vendit tonë me angazhimin tuaj edhe të përhershëm edhe të sinqertë. Ju jeni dalzotësit e atdheut dhe mburoja më e mirë e më e fuqishme për Republikën e Kosovës. 

Andaj le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një Kosovë të paqësore, të sigurtë, të zhvilluar, demokratike dhe mbi të gjitha për një Kosovë prosperuese e me të ardhme të ndritshme. 

Ju faleminderit dhe ju lumtë! 

Na bëni krenarë edhe këtë herë si përherë! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu