ARKIVI:
26 Prill 2025

    Kryeministri Kurti në Vjenë diskutoi sfidat madhore për Kosovën dhe demokracinë në Evropën Juglindore

    Shkrime relevante

    Die Transvaler (1982) / Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare, Princ Leka II

    Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2 Nga Aurenc...

    Pengmbajtësit e shtetit!

    Florim Zeqa Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend....

    Një përkujtim për profesorin dhe atdhetarin Muhamet(Lan) Haklaj

    (13.04.1955-16.04.2025) Deçan, 22.04.2025. Shkruan: Dr. Bekim Vishaj Pas ndarjes nga jeta të profesorit,atdhetarit dhe...

    Loja e dogërxhikut, Kuvendi i Kosovës dhe Serbia

    Gani I. Mehmeti Në lojën e dogërxhikut, kur kokrrat bijnë në atë...

    Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

    Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë,...

    Shpërndaj

    Vjenë, 22 nëntor 2021

    Stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike në Kosovë, u veçuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në diskutimin me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, organizuar nga Instituti “Karl Renner” në Vjenë.

    Kryeministri diskutoi për sfidat madhore për Kosovën, demokracinë në Evropën Juglindore dhe më gjerë, dhe se si mund të forcojnë demokracitë njëra-tjetrën.

    “Jemi krenarë që kemi një kabinet qeveritar me ministra të arsimuar dhe qytetarë qëllim-mirë“, tha kryeministri. Ai theksoi diversitetin dhe solidaritetin e kabinetit, ku nga 15 ministri, pesë udhëhiqen nga gratë, ndërsa dy zëvendësministre janë gra.

    Po ashtu, në qeveri ka përfaqësim te komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me një zëvendëskryeministre boshnjake, një ministër serb, një ministër turk dhe një ministër nga komuniteti egjiptian në Kosovë.

    Duke folur për zhvillimet e muajve të fundit, kryeministri Kurti theksoi përqendrimin e Qeverisë në punësim dhe drejtësi, dy nga prioritetet për të cilat është votuar nga populli.

    Ai veçoi operacionet  e ndërmarra nga organet e rendit në luftimin e korrupsionit dhe shkatërrimin e grupeve kriminale.

    Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me shtetet që kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.Duke kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën, ai theksoi nevojën për mbështetje edhe për njohje të pavarësisë nga pesë vendet mosnjohëse.

    Bazuar në stabilitetin institucional në Kosovë, ai tha se mund të rritet raporti ndërmjet eksportit dhe importit me Austrinë. Ndërsa, rritja e investimeve të huaja në muajt e fundit, shton optimizmin për të ardhmen.

    Ky diskutim u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po zhvillon në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

    Gjatë kësaj vizite, krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu