ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Kryeministri Kurti priti në takim aktivistet e tre brezave të familjes Kumnova  

Shkrime relevante

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Zelensky: I gatshëm për të dhënë dorëheqjen si president

Zelensky gjatë konferencës për shtyp të së dielës në kryeqytetin ukrainas...

Pjesëmarrja më e lartë e votuesve në 35 vjet në Gjermani

Atle Hansson , Document.no 23.02.2025 19:14 Midis AfD-së ka një atmosferë të...

Patriotizmi…, i deputetës Ypsilane Iksi!

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti Lirim Gashi, Prizren ___ PATRIOTIZMI VAGINAL I DEPUTETES YPSILONE...

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Shpërndaj

Prishtinë, 8 korrik 2021                                                                                              

Kauza e aktivizmit të saj, filloi para se ajo të lindte. Kur Vjollca ishte dymuajshe shtatzënë, bashkëshorti i saj Gëzim Deva dhe vëllai Albion Kumnova, u rrëmbyen nga forcat serbe në Gjakovë.

E rritur mes thirrjeve për të vërtetën dhe drejtësinë, me gjyshen Nesrete Kumnova, drejtuese e organizatës, Thirrjet e Nënave, Bleona Deva me vite kërkoi të vërtetën për babin, dajën dhe qindra persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Bleona ishte pesëvjeçare kur së pari takoi kryeministrin Kurti, në protestat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

 Së bashku me gjyshen Nesreten dhe nënën Vjollcën, ajo sot ritakoi Kryeministrin Kurti, për t’i uruar pozitën e re.

Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për betejën e përbashkët dhe prioritetin e qeverisë, për ndriçimin e rasteve të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e tyre, si një parakusht për sigurimin e drejtësisë.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës pëThirrjet e Nënave, në misionin për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur dhe përmbushjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Me respekt!

Zyra për Komunikim Publik

Zyra e Kryeministrit

Ndërtesa e Qeverisë, bulevardi “Nënë Tereza”, pn

Zyra numër 102

email: zkp.zkm@rks-gov.net

Web:    www.kryeministri-ks.net  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu