ARKIVI:
26 Shkurt 2025

Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj

Shkrime relevante

Në kujtim të Nënës dhe të gjithë atyre që nuk janë më

Nga: Luan Dibrani Në çdo moment të jetës, kujtimi i nënës tonë,...

EUtopia – ku SHBA është armiku dhe djathi është hallall

Document.no / Redaksia 25.02.2025 17:24 EUtopia – ku SHBA është armiku dhe...

Financial Times: SHBA dhe Ukraina bien dakord për marrëveshjen e mineraleve

Bota Lufta në Ukrainë SHBA dhe Ukraina janë vendosur më në fund të...

Shpërndaj

Prishtinë, 10 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, z. Elez Biberaj.

Kryeministri Kurti e vlerësoi “Zërin e Amerikës” si zë të informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha për shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj. Në veçanti, ai e vlerësoi angazhimin e z. Biberaj si historian dhe gazetar me përvojë 40-vjeçare.

U theksua roli i “Zërit të Amerikës” për përhapjen e lirisë dhe demokracisë dhe për forcimin e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i shërbimit në gjuhën shqipe të “Zërit të Amerikës”, z. Arben Xhixho dhe korrespodenti i “Zërit të Amerikës” në Kosovë, z. Leonat Shehu.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu