ARKIVI:
12 Janar 2025

Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec

Shkrime relevante

Treni i fillimshekullit !

Nga: Fadil Dervishaj OPINION Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes...

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

Të dashur qytetarë të Kosovës, Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës...

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shpërndaj

Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Duke e falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së me projekte të  ndryshme, kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë e rritjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Me qeverinë tonë të re, me rezultatet e arritura në këta muaj, ne tashmë kemi hyrë në një fazë të re të reformave të cilat do të përshpejtojnë integrimin e Kosovës në BE”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se në këtë rrugëtim Kosova do të ecë në partneritet me BE-në.

Në fushën e zbatimit të rekomandimeve të BE-së, ai veçoi nisjen e një sërë reformash që ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian për shumë vite por që nuk ishin zbatuar.

Njëherit ai u zotua për të forcuar angazhimin, prezencën dhe bashkëpunimin në BE dhe me BE-në.

“Ndaj BE-së mund të jemi kritik, por Evropa është kontinenti ynë kurse BE fati ynë”, theksoi kryeministri Kurti.

Kryeministri vuri theksin në përshpejtimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe mundësitë për t’u angazhuar bashkërisht në projekte të efiçiencës së energjisë, rritjes së cilësisë së edukimit dhe krijimit të vendeve të punës.

 

U bisedua edhe për liberalizmin e vizave. Kryeministri theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe tashmë kaluan tre vite kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave.

Duke biseduar për zhvillimet aktuale, zgjedhjet komunale të 17 tetorit u vlerësuan për organizimin e mirë, transparencën e plotë dhe garën demokratike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu