ARKIVI:
11 Prill 2025

Kryeministri Kurti priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Shkrime relevante

Dy “imamë” me qallma dhe pasaportë politike

Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dy imamë të çuditshëm, të përkryer...

Per Dudën e Balshajve , që u bë boshnjake ?!

Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dudë Bala pa brekë –...

Institucionet që nuk po bëhen…?!

Zeqir Bekolli, Drenas ___ U bë një muaj, që vendi ndodhet në një...

Një letër Kryeministrit Albin Kurti për sulmet me fe ndaj kombit e shtetit për interesa kombzhbërëse

Nga: Luan - Asllan Dibrani, Gjermani ___ Z. Albin Kurti, po ju shkruaj...

Tringa Berisha, një urgan dhe talente e gjeneratës së re, që po vije furishëm në krijimtarinë letrare

Reshat Sahitaj, Prishtinë  * SE SHPEJTI, NJË URAGAN I RI NË LETËRSINË...

Shpërndaj

Prishtinë, 18 tetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Ai i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjelltë dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Kajári gjithashtu e uroi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve lokale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu