ARKIVI:
9 Maj 2025

    Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi

    Shkrime relevante

    Xhamitë dhe krijesa e tyre antishqiptare Hysri Selimi

    Afrim Caka, Gjakovë KU XHAMITË PUNOJNË ME BANDATË ISLAMIKE RADIKALE Dëshirën për t’a...

    Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

    Florim Zeqa Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e...

    Blerja dhe shitja e votave në zgjedhjet e 11 Majit

    Zagarët e krye-mafiozit të Shqipërisë Edvin Kristaq Ramës, si gjithmonë dhe...

    Shpërndaj

    Prishtinë, 11 dhjetor 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi.

    Kryetari Arifi e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për buxhetimin e 2 milionë eurove për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

    E kemi mirëpritur ndarjen e këtyre mjeteve edhe për faktin që për herë të parë jemi bërë pjesë e buxhetit të Kosovës, tha z. Arifi, duke shprehur shpresën se kjo shumë do të rritet vit pas viti.

    Në takim u diskutua për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe z. Arifi shprehu shqetësimin për vazhdimin e shlyerjes së tyre nga regjistri civil.

    Në Serbi ekziston ligji për shlyerjen e qytetarëve nga regjistri civil nëse nuk banojnë në adresat të cilat i kanë të paraqitura, por kjo shlyerje apo pasivizim, po ndodh në mënyrë selektive dhe nga kjo më së shumti pësojnë qytetarët shqiptarë.

    Për ne ky veprim i politikës serbe paraqet tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare, tha z. Arifi.

    Teksa u shpreh mirënjohës për subvencionimin nga Qeveria të specializantëve që deri më tani ishin me vetëfinancim, z. Arifi theksoi problemin e mosnjohjes nga Serbia të diplomave të Republikës së Kosovës, që po e pamundëson punësimin e të diplomuarve dhe po nxit migrimin e profesionistëve në vendet perëndimore.

    Kryeministri Kurti tha se në takimet që ka pasur në Bruksel me palën serbe, por edhe në të gjitha takimet e konferencat ndërkombëtare vazhdimisht e rithekson se për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë, duhet të zbatohet reciprociteti i të drejtave të minoriteteve në shtetet e rajonit.

    Për çështjen e diplomave, certifikatave, patent shoferëve e lejenjoftimeve është duke u insistuar  në Bruksel, por Serbia vazhdon të refuzojë të njohë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës.

    Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar banorët shqiptarë, dhe kërkoi nga liderët shqiptarë që t’i koordinojnë dhe t’i bashkërendojnë veprimet politike.

    Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, z. Hydajet Hyseni e z. Avni Dehari, dhe babai i aktivistit të vrarë të LVV-së, Arben Xheladini, z. Shaban Xheladini.

    Takimi me z. Nagip Arifi është vazhdimësi e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu