ARKIVI:
21 Shkurt 2025

Kryeministri Kurti priti në takim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej

Shkrime relevante

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

Afrim Caka, Gjakovë Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur...

Sot është e mundur të shesësh anonimitetin tuaj shumë lirë

Nga Aurel Dasareti Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë...

Zhgënjimin ta kthejmë në forcë për ndryshim!

Florim Zeqa Jam nga ata që e kanë pritur një rezultat më...

Leksiku i turpshëm i Ramës në Sheshin Skënderbej dhe mjerimi i bujkrobërve socialistë

Eshref Ymeri  Fjala e Ramës dje, më 20 shkurt, në Sheshin Skënderbej...

Shpërndaj

Prishtinë, 12 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, priti në takim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej.

Kryeministri i uroi mirëseardhje në këtë vizitë zyrtare, njëherit vizita e parë e një ministri izraelit në Kosovë. Kryeministri shprehu falënderimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Ministri Frej tha se për shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme që të mbajë e forcojë lidhjet me Republikën e Kosovës. Ai i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit izraelit, Naftali Bennett.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin, si dhe u bisedua për mundësitë konkrete. Ministri Frej shprehu vullnetin për thellim të bashkëpunimit në aspekt ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Ai shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë.

Ne jemi të hapur për mundësi të reja dhe së bashku do të arrijmë suksese, tha ministri Frej.

Kryeministri Kurti u shprehë mirënjohës për gatishmërinë për bashkëpunim. Ai theksoi potencialin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), duke veçuar digjitalizimin si një nga objektivat në programin e Qeverisë.

Duke folur për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura, kryeministri theksoi se Qeveria synon ndërthurjen e rritjes ekonomike me drejtësi sociale. Ai tha se rritja ekonomike prej 10,53%, do të shpërndahet te qytetarët, nëpërmjet masave si këto të sotmet. Rritjen që e arrijmë bashkë do ta shpërndajmë te të gjithë, tha kryeministri.

Lidhur me aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vizitës së delegacionit të shtetit të Izraelit dhe projektet e bashkëpunimit të iniciuara në mes të dy vendeve, Ministri Krasniqi veçoi marrëveshjet për binjakëzimin e tre komunave të Izraelit dhe tre komunave të Kosovës, si dhe ndihmën për spitalin pediatrik dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Ai tha se fushat e bashkëpunimit janë të shumëta dhe se ato do të konkretizohen në plane të përbashkëta.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu