ARKIVI:
24 Shkurt 2025

Kryeministri Kurti priti ushtarakët e FSK-së që e përfunduan misionin në Kuvajt

Shkrime relevante

KYIV: Kryeministri Jonas Gahr Støre dhe 12 krerë të tjerë shtetesh evropiane janë në Kiev

Lufta në Ukrainë Më e madhe deri në Kiev. Zelenskyy takohet me...

Foto-reportazh nga Italia: Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Florim Zeqa Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të...

Trevjetori i sulmit të Rusisë fashiste kundër Ukrainës

Eshref Ymeri Sot u mbushën tre vjet që kur një shtet fqinj...

Nderim i veçant për Nënë Terezën në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Koncert në Carnegie Hall për të celebruar jetën dhe...

Shpërndaj

Misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt, misioni i juaj i parë, është misioni i parë edhe për Kosovën. Prandaj, ju do të mbaheni në kujtesën tonë si grupi i parë që tregoi vullnetin e lartë dhe të fuqishëm të ushtarakëve të Kosovës të japin më shumë për paqe dhe liri sepse, ne si popull e dimë çmimin e lartë të lirisë, ju tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e përfunduan Misionin në Kuvajt.

Kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, i priti në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët nga muaji maj deri në muajin tetor 2021, ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt: Major Mentor Ibrahimi, Kapiten Kreshnik Haxhiu, Toger Dhurim Shemsedini, Tetar Hyjnor Lajqi dhe Ushtari i Klasit të Parë Mehmet Mehmeti.

 

Falënderime dhe mirënjohje për krenarinë që i kanë sjellë vendit, u shprehu kryeministri, dhe shtoi se ata e dëshmuan në praktikë përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, edhe jashtë kufijve.

“Kosova po e merr një rol më të madh në siguri dhe mbrojtje që është nder, por edhe përgjegjësi e madhe. Tani është koha që ju profesionalisht t’i ndani të gjitha mësimet e mësuara në këtë mision në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të kaloni momente relaksuese me familjet dhe miqtë tuaj”, tha kryeministri Kurti. 

Ai i ftoi ushtarakët që të jenë gjithnjë këmbëngulës në profesionalizmin dhe shërbimin fisnik për paqe dhe liri. 

Pjesëtarët e Misionit në Kuvajt e falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme gjatë misionit. Ka qenë ndër për ne që t’i shërbejmë atdheut dhe t’i kontribuojmë paqes krahas forcave ushtarake të SHBA-së, thanë ata.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu