ARKIVI:
6 Shkurt 2025

Kryeministri Kurti takoi Amina Nurajn, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak

Shkrime relevante

Matrapazët me kollare…, me qef do ta jipnin edhe kombin !

Afrim Caka, Gjakovë MATRAPAZËT ME KOLLARE E ME SYZE DO TË ISHIN...

Avantazh – Rrjedha Historike e Ballkanit pas Shek.18-të, intervistë e Aristotel Petros me Prof.Dr. Qazim Namanin

https://www.youtube.com/watch?v=AxCxrvyDwPU&si=HXB_W6ytKeNMFigg&fbclid=IwY2xjawIQwaFleHRuA2FlbQIxMQABHQ8hqcPpIX2VoV0icrIIX0Qg6U0b9ye4YO-1Nv-Ir3WWJivhfpYyrtk69w_aem_qi_3t8-Dd9R7IXchyaifBQ Qazim Namani Sqarim shtesë rreth intervistës së dhënë; TË NDERUAR MIQ NJË BISED...

Ekspozimi i abuzimit të USAID dhe çekiqi i Elon Musk kundër korrupsionit të biliona dollarë nga taksat e popullit amerikan

Klajd Kapinova, New York  “Elon bëri një punë të shkëlqyer. Shikoni gjithë...

Disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedoncin

Ilir Canhasi, Suedi  Disa pyetje drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të...

Lis Bukuroca: Sikur të votoja, do ta votoja Kurtin, me shpresën se do ta gjejë një rrugë për të ndrequr raportet me SHBA-të

Lis Bukuroca, Gjermani Sikur të votoja unë: Do ta kisha votuar Lumir Abdixhikun,...

Shpërndaj

Prishtinë, 25 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak. Bashkë me të ishte edhe Granit Hyseni, i cili u zhvendos atje për të studiuar. Në takim, kryeministri Kurti dhe znj. Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre. Kryeministri u njoftua mbi aktivitetet e aktivistes Nuraj në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Kryeministri Albin Kurti me aktivisten e njohur shqiptare nga Novi Pazari, Amina Nurajn

Ai e falënderoi znj. Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj, dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri.Kjo zyre u hap të mërkurën. I pranishëm në ceremoninë hapëse përkrah Amina Nuraj ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu.

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Republikë së Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu