ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Kryeministri Kurti: Të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë do të kenë përkrahje të vazhdueshme

Shkrime relevante

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Nail Draga, Ulqin Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023 Trajtimi i raportëve...

Lideri i Hamasit shpreh keqardhjen për sulmin e 7 tetorit

Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia...

Për gazetarinë e munguar kritike dhe për antikombëtarët e FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”!

Nga: Aurel Desarioti ___ Është fakt që vetë shqiptarët indiferentë dhe mediat amatore-armiqësore-antikombëtare...

Shkencëtarët kapin aktivitetin e trurit në fund të jetës që mund të provojë se njerëzit kanë shpirt

Përktheu: Pirro Prifti, Tiranë LEXO MË SHUMË: Regjistrimi i trurit të njeriut...

Si nuk e bëmë qeverinë deri tash…?!

Xun Çetta, Zvicër Sa e sa prita dhe durova, tutje nuk mund...

Shpërndaj

Prishtinë, 14 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim znj.Shyhrete Tahiri –Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës dhe përfaqësuesit/et e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kjo ditë veçanërisht na përkujton dhembjen e madhe që nuk kalon, dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim që ta shërojë, tha Kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ai shtoi se të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin e tyre dhe do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

U vlerësua roli i pazëvendësueshëm i të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi-Goodman që vazhdon të jetë avokuese e zëshme, me forcën e saj të pashembullt.

Gjatë takimit u bisedua për angazhimin e përbashkët të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe shoqërisë, për të adresuar të shkuarën e për të përmirësuar mirëqenien e të mbijetuarve në Kosovë. U theksua rëndësia e mbështetjes së të mbijetuarve për procesin e aplikimit në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj.

Në këtë takim të përbashkët me Kryeministrin, morën pjesë edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, dhe përfaqësuesit/et e organizatave joqeveritare Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave – Drenas dhe “Drejtësi për të gjithë”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu