ARKIVI:
8 Prill 2025

    Kryeministri Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit inspirim për “Zgjim me art”

    Shkrime relevante

    SHBA në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin të shtunën

    President Donald Trump, left, greets Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu at...

    Monolog Dramatik – “Në Mbrojtje të Atdheut të Vjedhur”

    Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) Dëshmia e Gjakut dhe Tokës Narratori...

    Amerika, tempulli i lirisë, apo labirinti i mjerimit moral?

    Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ A është vallë Amerika – kjo tokë e...

    Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar

    Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani Një përvijim biografik i gazetarit, publicistit, shkrimtarit, studiusit...

    Shpërndaj

    Prizren, 30 tetor 2021

    “Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra”, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën përshëndetëse në Festivalin Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, që u mbajt në hapësirat e hamamit historik Gazi Mehmed Pasha, në Prizren.

    Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

    Teksa ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm të festivalit, kryeministri Kurti ka theksuar se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

    Nga thesari kulturor e artistik i Prizrenit, besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, ka thënë ai.

    Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

    E nderuara zv.kryeministre znj. Emilija Redžepi,

    I nderuari ministër Fikrim Damka,

    I nderuari ambasador Sakhar,

    Të nderuar deputetë të Kuvendit, z. Enis Kervan dhe znj. Fidan Zhëllta,

    I nderuari kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,

    I nderuari zotëri Ethem Bajmak,

    E nderuara deputete e Parlamentit Evropian, raportuese për Kosovën, Viola von Kramon,

    Të nderuar organizatorë të Festivalit “Zgjimi me art”,

    Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë.

    Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra.

    Qendra historike e qytetit frymëzon me stile të ndryshme të arkitekturës së shtresuar për më shumë se dy mijë vjet.

    Nga kalaja atje lart e periudhës romake, kishat e kohërave paleokristiane e bizantine, arkitektura dominante e stilit osman, sikurse ky Hamam i Madh ku mbahet kjo ekspozitë, pastaj ndërtesat nga periudha e Rilindjes Kombëtare e deri te modernizmi evropian – të gjitha stilet e kohës i gjeni të përmbledhura në bërthamën e qendrës historike të Prizrenit. Mu sikurse në librat e Historisë së Artit.

    Prizreni frymëzon artistin me teleisjen e Filigranit, me ikonat mesjetare të kishës së Shën Premtës, me natyrën e bukur, me Malet e Sharrit që i hijeshojnë fushat e Rrafshit të Dukagjinit.

    Prizreni frymëzon edhe me llojllojshmërinë e veshjeve tradicionale nga qyteti e rajonet e Hasit, Gorës, Zhupës, Opojës e Anadrinit, që nuk i gjen askund aq ndryshe dhe aq të ndërlidhura me njëra tjetrën.

    Askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në këtë vend.

    Për krenarinë tonë dhe frymëzimin tuaj, Prizreni është qyteti i vetëm në Evropë që i ka 4 gjuhë zyrtare.

    Nga ky thesar kulturor e artistik besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, i cili sivjet trajton temën “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

    Përgëzoj komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm.

    Edhe kësaj here, sikurse çdo herë tjetër që vij në Prizren, mësoj diçka të re nga vlerat e pafundme të këtij qyteti unik.

    Prandaj ju falënderoj shumë për ftesën dhe i dëshiroj shumë suksese festivalit edhe në të ardhmen.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu