ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Kryeministrit Kurti vizitoi ndërmarrjen “Trepça”, rikonfirmoi përkrahjen për ndërmarrjen dhe për menaxhmentin

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë,  znj. Artane Rizvanolli, me zëvendësministrin e Ekonomisë, z.Mentor Arifajn dhe me shefin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, z.Besim Imeri, si edhe me dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Armend Muja dhe znj.Arjeta Fejza zhvilluan sot një vizitë në ndërmarrjen “Trepça”.

Në takimin me udhëheqjen e “Trepçës”, kryesuesin e Bordit, z.Bahri Hyseni dhe me ushtruesin e ri të detyrës së kryeshefit, z.Enis Abdurrahmani biseduan për mbarëvajtjen e punëve në këtë ndërmarrje.

 

Kryeministri u shpreh i inkurajuar me faktin, që në muajin shtator ka pasur prodhim shumë të madh në “Trepçë”. “Jemi të lumtur, që kur ishim në qeverisje në pranverën e kaluar, e kemi dëshmuar tashmë edhe të udhëheqja, edhe të punëtorët, se jemi shumë të interesuar për “Trepçën” dhe këtë e kemi bërë konkretisht e materialisht. Mbi shtatë milionë euro patëm ndarë për Trepçën – mbi 3.5 milionë për rimëkëmbje, në njërën anë, dhe po aq për paga e investime kapitale”, tha ai.

Kryeministri Kurti ritheksoi se me projektin tonë për Fondin Sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik, “Trepçën”.

Nga kryesuesi dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit kryeministri u njoftua edhe mbi zhvillimet dhe incidentin e fundit që ndodhi në “Trepçë”.

 Kryeministri shprehu keqardhjen për sulmin e organizuar dhe të dhunshëm mbi udhëheqjen dhe e dënoi ashpër këtë sulm, i cili siç tha ai, është i drejtuar kundër “Trepçës” e Kosovës.

 “Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se nuk do të ketë asnjë individ as grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët si individë, ose grupe, synojnë a dëshirojnë të jenë më të fuqishëm se shteti, ata bien ndesh me ligjin dhe kushtetutshmërinë tek ne”, tha kryeministri Kurti.

 “Ne jemi Republikë, jemi demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit është Enis Abdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotin Bahri, që është kryesues i bordit këtu”, tha kryeministri.

 

 Deklarata e kryeministrit Kurti pas takimit me udhëheqjen e “Trepçës”:

 Jam i inkurajuar me faktin, që në muajin shtator ka pasur shumë prodhim të madh në “Trepçë”. Kemi nxjerrje të 16 mijë tonë të xeheve në muajin shtator vetëm në minierën e Stan Tërgut dhe mbi 4 mijë tonë në atë të Kishnicës në Artanë. Pra, gjithsej janë mbi 20 mijë tonë për muajin shtator.Në anën tjetër, është lajm i mirë për “Trepçën”, që çmimet e metaleve në bursë janë ngritë, çmimet e plumbit dhe të zinkut janë ngritë, janë të larta si rrallë herë më herët. Pra, diku mbi 3.500 dollarë për ton zinku dhe rreth 2.500 dollarë për ton, plumbi.

Jemi të lumtur, që kur ishim në qeverisje në pranverën e kaluar, e kemi dëshmuar tashmë edhe të udhëheqja, edhe të punëtorët, se jemi shumë të interesuar për “Trepçën” dhe këtë e kemi bërë konkretisht e materialisht.

 

Në kushtet e pandemisë së paparë, kur ishim si qeverisje në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për “Trepçën” dhe atë 3.6 milionë kanë qenë për rimëkëmbjen, diku 2.2 milionë kanë qenë për paga dhe rreth 1.3 milionë kanë qenë për shpenzime të kapitalit, investime të kapitalit. Pra, mbi 7 milionë euro, ne i kemi dedikuar, i kemi alokuar për “Trepçën” në pranverën e vitit të kaluar, e në dy vitet në vijim do t’i ndajmë së paku 70 milionë euro për investime në “Trepçë” për vitet 2022 dhe 2023. Me projektin tonë për Fondin Sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik, “Trepçën”.

Unë u njoftova hollësisht prej kryesuesit dhe ushtruesit të detyrës së kryeshefit mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit në “Trepçë”. Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë, i cili është i drejtuar kundër “Trepçës” dhe nuk është për të mirën e Kosovës.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se nuk do të ketë asnjë individ as grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët si individë, ose grupe, synojnë a dëshirojnë të jenë më të fuqishëm se shteti, ata bien ndesh me ligjin dhe kushtetutshmërinë tek ne.

 

Ne jemi Republikë, jemi demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit është Enis Abdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotin Bahri që është kryesues i bordit këtu.

Në të njëjtën kohë, Këshilli grevist ka bërë edhe kërkesë që ata të cilët  e kanë pësuar dhunën e atij grupi prej dhjetëra njerëzve që nuk dihet bash krejt kush janë, që këta të cilët i kanë paraqitur  deklaratat në polici t’i tërheqin ato!

Merreni me mend nuk ju ka mjaftuar që e kanë sulmuar drejtorin, por një ndër kërkesat e atyre në Këshill të grevistëve është që këta tash të tërheqin deklaratën që e kanë pësuar dhunën. Kjo është e pashembullt dhe nuk do të ndodhë.

 Pra, ata që i kanë deponuar deklaratat në polici për dhunën e organizuar ndaj tyre nuk do ta bëjnë tërheqjen e deklaratave.

Po e ritheksoj, edhe bordi aktual, edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit e kanë mbështetjen e plotë të ministres Rizvanolli, timen si kryeministër, të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Edhe punëtorët e kanë mbështetjen tonë të plotë. Por, ne i ftojmë që të mos bien pre e një këshilli grevist, i cili kërkon që të tërhiqen deklaratat e dhëna në polici. Dhe, le të mos harrojmë që ai i cili ishte dikur ushtrues detyre i kryeshefit, ka qenë shef i sigurimit, nuk ka qenë minator, ka qenë shef i sigurimit, i cili me ndikime të ndryshme politike ka qenë kundër kthimit të terminalit doganor në “Trepçë”.

Është marrë vendimi për kthimin e terminalit doganor në “Trepçë”, e kjo nuk kthehet mbrapsht. Pra, terminali doganor kthehet në “Trepçë”. Edhe me drejtorin e doganave e kam biseduar këtë gjë, edhe ai e ka pranuar dhe e ka nënshkruar këtë, edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit Enis Abdurrahmani e ka bërë këtë.

Pra, terminali kthehet në “Trepçë”. Po ashtu, nuk lejohen më ato shitjet e egra të mbetjeve që janë milionëshe për nga vlera. Dhe, do të investojmë në “Trepçë” që të rritet prodhimtaria, të modernizohet teknologjia dhe të kemi edhe freskim edhe shtim të punëtorëve në “Trepçë”. Kemi nevojë për më shumë inxhinierë, kemi nevojë për më shumë minatorë. Për shembull nga rreth 700 punëtorë sa janë gjithsej në minierën e Stan Tërgut, diku rreth 10 për qind të tyre janë minatorë dhe mosha mesatare e minatorit ka shkuar shumë lartë.

Pra, kemi nevojë për shtim të punëtorëve dhe për freskim të punëtorëve. Me kryesuesin dhe ushtruesin e detyrës, kryeshefin zotëri Bahriun dhe zotëri Enisin, jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do ta kenë mbështetjen tonë të plotë. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu