Shefqet Krasniqi, Halil Kastrati, Fuad Ramiqi kundër shtetit demokratik e laik
Këto pamje ngjasojnë me pëmbysjet islamike në Lindjen e Mesme. Ndër protestuesit, si nxitës i turmes, është edhe Halil Kastrati. Hoxhë Shefqeti në tubimin panislamik e mallkon Kuvendin e Kosovës…
Avdi Gegë Drini
Këto pamje ngjasojnë me pëmbysjet islamike në Lindjen e Mesme. Ndër protestuesit, si nxitës i turmes, është edhe Halil Kastrati. Hoxhë Shefqeti mallkon Kuvendin e Kosovës, institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës për të cilin shqiptarët dhanë edhe jetën, për çlirimin nga fashizmi i regjimit serb dhe për formimin e një shteti demokratik e laik. Hoxha më tej thotë që nuk bëjnë kompromise me shtetin laik, Halili thrret për „tekbir“. Fundamentalistët islamikë, njejt si fashistët ultranacionalist serbë, kanë problem me shtetin dhe institucionet tona demokratike dhe laike.
Në pranëverën arabe 2011 filluan kryengritjet popullore për liri dhe demokraci, por që u kidnapuan shpejt nga lëvizjet e mirëorganizuara fundamentaliste islamike të financuara nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Në Egjipt erdh në pushtet lideri islamik Mohamed Mursi i mbështetur nga Turqia, ndërsa në Siri gjëndja eskaloi në luftë ndërmjet fuqive sunite (Arabi, Katar, Turqi) dhe fuqive shiite (Asadi dhe Irani).
Në Kosovë me vite ishin instaluar hoxhallarë dhe organizata fundamentaliste islamike që indoktrinuan pjesë të popullatës të zhytur në mjerim ekonomik dhe arsimor. Mbillej urrejtja ndaj botës perëndimore, vlerave liberale dhe shtetit demokratik dhe sekular që paraqitej si shtypës nga eksponentët fundamentalistë islamikë. Duke parë shëmbullin e përmbyjseve të sistemit në botën arabe, edhe në Kosovë u përpoq që me anë të këtyre “protestave” tu bëhej presion institucioneve kosovare që të pranonin agjendat islamike në politikë dhe shoqëri, dhe të testohej potenciali për lëkundje të sistemit demokratik dhe laik.
Pasi u pa që një përmbysje të sistemit demokratik e laik nuk do ta lejonin elita shqiptare dhe aleatët perëndimorë të Kosovës, fundamentalistët dërguan ndjekës të tyre të indoktrinuar që të luftonin për përmbysjen e regjimit shiit në Siri. Xhihadistët shqipfolës kryen krime të rënda në Siri dhe u bënë mish për top në shërbim të politikave hegjemoniale të Turqisë në rajon. Shqiptaria u dëmtua rënd në imazh dhe kjo çoi ujë në mullirin e propagandës serbe e cila gjithnjë mbanë qëndrimin që shqiptarët janë popull fanatik e terrorist islamik.
Përmbysjet e regjimeve dështuan. Në vendet shqiptare, plani për rrëzimin e shtetit demokratik e sekular nga jashtë ka dështuar. Tani aplikohet plani i marrjes së „kalasë“ nga brenda. Synohet që në një mënyrë më të butë, më të qetë dhe më afatgjate ngadalë të instalohen sa më shumë persona me pikëpamje fundamentaliste dhe antisekulare në pozita institucionale dhe me ndikim në shoqëri të clët, kur të arrihet masa kritike, ta bartin tranzicionin nga shteti liberal-demokratik e laik në një shtet të ndikuar nga feja. Andaj, indoktrinimi dhe propaganda nga klerikët fundamentalistë ende vazhdon në platforma të ndryshme për ta rritur një brez sa më të gjerë për tranzicionin nga shoqëria sekulare në atë fetare. Mënyrat më të sofistikuara e të kamufluara vërehen edhe me shëmbullin e „bamirësisë” me fonde dubioze ku abuzohet me varfërinë e njerzëve dhe në prapavijë keqpërdoret për agjenda islamike.
Keto dite Albin Kurti i dhuron toke Halil Kastratit per 99 vite.
Nuk jane te paket ata persona qe per sharlatanin tone thone se eshte nje dyzim islamiko-komunist, dhe kane plotesisht te drejte.
Prandaj une kurre nuk e desha sharlatanin, njejte sic nuk e desha as komunizmin dhe as islamin salafist.