ARKIVI:
30 Janar 2025

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kreu i SPAK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

Shkrime relevante

Kur guri i budallait peshon sa mali

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Ne shqiptarët kemi një shprehje interesante që, edhe...

Konventa Jugosllavo-Turke për shpërngujen e Shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në ish-Jugosllavi

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për...

Cili është dallimi mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt ?

Lirim Gashi, Prizren Historia e Kosovës nuk është thjesht një varg ngjarjesh,...

Shpërndaj

Prishtinë, 24 dhjetor 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, z. Altin Dumani.

Gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet.

Poashtu Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), z. Altin Dumani, nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Kryeprokurori Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kanë vlerësuar të rëndësishme, duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu