ARKIVI:
11 Prill 2025

Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe në Likoshan dhe Qirez

Shkrime relevante

Toaletet në kazermë, alarm për institucionet e shtetit!

Florim Zeqa Gjendja mjeruese në 30 objektet e Kazermes "Adem Jashari" në...

Cili duhet të jetë misioni social i medias shqiptare?

Nga: Aurel Dasareti Një mision social është një ose më shumë detyra...

Rezolutë për barazinë dhe të drejtat e njeriut për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Në foto: Pamje nga Shkupi Duke marrë parasysh: Diskriminimin dhe pabarazinë që...

Shpërndaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Qirezit, në përkujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe para 26 vjetëve.

Masakrën e Likoshanit dhe Qirezit kryetari Glauk Konjufca e cilësoi fillim të gjenocidit të shtetit të Serbisë mbi popullin e Kosovës, por njëkohësisht edhe fillimin dhe masivizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Duke kujtuar të rënët, kryetari i Kuvendit tha se ata ranë dhe u flijuan, por gjaku i tyre u bë liri dhe dritë për popullin e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Pas këtyre masakrave dhe akteve të gjenocidit, shtoi kryetari Konjufca, askush më nuk e vinte në dyshim se e vetmja rrugë për popullin e Kosovës ishte lufta dhe se burrat e gratë, djemtë e vajzat, ishin të gatshëm që me armë në dorë ta çlirojnë Kosovën.

Forhåndsvisning av bilde

“Do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë të gjithë martirët e Republikës sonë, të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë dëshmorët që me armë në dorë e mbrojtën popullatën dhe i dolën përballë ushtrisë dhe policisë së Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Glauk Konjufca.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu