ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Kryetari Glauk Konjufca: Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullin ukrainas

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Ceremoni falenderimi per gazetaret ukrainas

Udhëheqësit e shtetit ndanë letër-falënderime për gazetarët nga Ukraina

Në njëvjetorin e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u organizua ceremonia e pritjes dhe dorëzimi i letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë të shteteve mike, të akredituar në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe mysafirë të tjerë.

Presidentja Vjosa Osmani me këtë rast tha se lufta e Ukrainës është luftë për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe të demokracisë kudo në botë. Ajo shtoi se fitorja e Ukrainës është fitore e gjithsecilit që beson në këto vlera, në veçanti fitore e popujve që kanë sakrifikuar shumë për liri e demokraci, siç është populli i Kosovës.

Presidentja Osmani tha se Kosova do të jetë gjithnjë me popullin ukrainas, sepse, siç theksoi ajo, ua njeh dhimbjen dhe rrëfimin e mbrojtjes të së vërtetës.

“Ne kemi hapur zemrat dhe dyert për gazetarët ukrainas, sepse ua njohim dhimbjen, e njohim rëndësinë e rrëfimit të mbrojtjes të së vërtetës. Sepse, jemi me ta në këto orë të errëta të historisë së tyre. Ukraina nuk do të jetë e vetme, sepse atje po mbrohet çdo ditë Evropa e tërë dhe e lirë. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës, sepse e drejta është në anën e saj”, tha presidentja Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullin ukrainas, duke përmendur edhe rezolutën e votuar në Kuvendin e Kosovës për të pranuar qytetarë nga Ukraina në Kosovë.

“Kosova qëndroi fuqishëm me Ukrainën që kur lufta nisi. Kosova menjëherë e ka dënuar këtë sulm të padrejtë dhe Kuvendi ka miratuar rezolutën që shpreh gatishmërinë për të strehuar qytetarë dhe gazetarë ukrainas”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se qëndrimi i gazetarëve ukrainas në Kosovë ka kompensuar dekada të tëra të mungesës së afërsisë së dy popujve.

“Ju me rrëfimet e juaja për Kosovën keni shkrirë akujt, duke e bërë më të mirën për popullin e juaj që është atje, që po lufton e po vuan, të dijë të vërtetën e cila na bashkon, e kjo e vërtetë është rruga nëpër të cilën kemi kaluar. Qytetarët e Kosovës para 24 vitesh ishin në këpucët tuaja. Ne u përballëm me një regjim gjenocidal, i cili kurrë nuk u distancua nga krimet e luftës dhe akte të gjenocidit që ka bërë mbi popullin tonë të pafajshëm”, tha kryetari Konjufca.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se Kosova i di shumë mirë pasojat e luftës, prandaj do ta mbështes dhe solidarizohet me Ukrainën në të gjitha format, deri në fitoren e saj ndaj agresionit rus.

Kryeministri Kurti tha se agresioni rus në Ukrainë është sulm mbi lirinë dhe demokracinë.

“Në një ditë të zymtë si kjo, megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Do të jemi pranë jush si popull, si institucione, si dje, si sot, si nesër. Ukraina duhet të fitojë, sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, tha kryeministri Kurti.

Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë, tha se agresioni rus në Ukrainë bëri që shtetet demokratike të kuptojnë rrezikun që paraqet për botën regjimi kriminal i Vladimir Putinit.

Makei falënderoi institucionet e Kosovës për gatishmërinë për strehimin e tyre, duke thënë se Prishtina është bërë shtëpia e dytë dhe mundësi që t’i tregojnë botës për luftën që po bëhet në Ukrainë.

“Këtu ndihemi mirë. Çdo ditë gjejmë mbështetjen e politikanëve, kolegëve gazetarë dhe qytetarëve të thjeshtë që na ndalin në rrugë dhe na pyesin se si i kemi familjet tona. Këtu nuk bien raketa, por shpirti dhe zemrat tona janë gjithnjë me Ukrainën”, tha gazetarja Makei.

Në fund presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe kryeministri Kurti ndanë letër-falënderimet për 10 gazetarë ukrainas, të pranishëm në këtë ceremoni.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu