KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS
Prishtinë, 14 tetor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), njoftojnë opinionin publik se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.
Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
• 87 copë eksploziv të tipit TM 100
• 3 granata hedhës dore (zola)
• 1 armë automatike AK-47
• 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
• 14 karikatorë
• Municion të kalibrave të ndryshëm
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës/ Kancelarija Specialnog Tuzilastva Republike Kosovo / Special Prosecution Office of the Republic of Kosovo Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate
• 63 detonatorë elektrik
• 23 detonatorë mekanik
• 1 orë për aktivizim
• 1 granatë dore M79
• 3 tuba fitila ndezës
• Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.