ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kryqëzatat serbe me qëllim gjenocidi ndaj kombit shqiptar 1877-1999

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

 1.KRYQZATA E PARË ANTISHQIPTARE 1-28 XII 1877 GJENOCID KONCEPTUAL 

Historikisht impohet pyetja, pse në fillim të janarit 1877 erdhi deri te marrëveshja sekrete Peterburg-Wjenë. Erdhi për faktin se më 1969 në Stamboll u paraqit ideja për themelimin e një Vilajeti shqiptar, i cili do t` i përfshinte vilajetet: Kosovë, Shkodër, Manastir, Janinë, Selanik. Ky pralajmërim, ishte një vetërimë për politikën pansllaviste, prandaj Ignatievi me nëna e Sulltanit u përkujdes, që idea për Vilajetin shqiptar, të stopohet me të gjitha mjetet. Në bazë të dokumneteve që ruhën në Wjenë, ideolog i themelimit të Vilajetit shqiptar ishte konsideruar se mund të ishte Mthat Pasha, i cili më 1864 u bë drejtuesi kryesor osman i Vilajetit Danubit me qendër në Nish. Derisa e ushtroi atë detyrë, Mithat Pasha e mobilizoi tërë djalerinë shqiptare, që të angazhohet për realizimin e infrasturkturës  dhe projektit të Shtetit etnik Shqiptar. Në krye shtetit etnik shqiptar, do të ishte një mbret, që vinte në rend të parë nga dera e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Rezervë ishin caktuar pasardhsit e familjës Ali Pashë Tepelenës, ose Mustafë PASH Bushatit. Posa Stambolli e hetoi këtë orinetim, Mihtat Pasha do të largohet nga detyra e Vezirit të madh më 1876 dhe do të internohet pa gjurmë. E tërë kjo ndërmarrje u bë me organizim të Nikolla Petroviq Ignatievit (ambasador i Rusisë në Stamboll) me një anë dhe nënës sulltani Abdyl Hamidit në anën tjetër. Me një shpejtësi të rrufeshme, në Principatën serbiane do të sillën dy çeta KOZAKE në Serbi, oficerët e së cilave ushtronin serbianë se si me vrarë shqiptarë, përmes kacaturrave. Krematoriumin e përshkruan besnikërisht Vlladan Gjorgjeviq në librin: “Srpsko turski rat, uspomene i beleshke 1877, 1878, druga kniga, Beograd 1907 ( Lufta serbo-turke, kujtime dhe shënime, libri 2.).

Në këto rrethana programi serbian për realizmin e “Naçertanisë 1844”, i kishte dy qëllime parësore. Së pari, përmes këtij programi do të krijohet “nënprogrami: Prota Mateja Nenadoviq, Depërtimi në Det 1877” si dhe parathënja e tij: Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarsojen e plotë tuajën ose tonën 1902”. Këto prototipe të “Naçertanisë” ishin në funksion të politikës kryqzatë që subvencionohej nga qarqet më të larta të Evropës: ANGLIA, FRANCA, RUSIA; GJERMANIA, ITALIA, AUSTRO-HUNGARIA, të dirigjuara sidomos nga Vatikani dhe Partikana e Stambollit. Shenjat e para të kësaj kryqzate kishin të bënin me ndiekjen e rreligjionit islam nga Evropa, si platformë mesjetare e vijëzuar më 1096. Kjo platformë e kishte këtë përkthim: “kthim i osmanlisë andej kah kishte ardhur”.

Në këtë diplomacia politike Serbia pansllaviset do ta harmonizojë politikën e saj në të gjitha fushat në kohë rekorde. Dhe si pikë reference, e kishte vijëzuar që Shën Naumit t` i kthej funksionin që e kishte pasë dikur, e që ishte në pozicion të partiarkanës, krejtë me qëllim për t` i konkuruar në pozicione kishtare Kievit dhe Patriarkanës Stambollit. Këtë strategji  terthorazi e ushtronte sidomos Vjena katolike, e cila nga viti 1791, kishte arritur që të fitojë të drejtën për t` u përkujdesë për të gjithë shtetasit në Pernadorinë Osmane në Ballkan, që janë të rreligjionit katolik, duke i marrë nën mbikqyrje edhe një pjesë të finansimit të kishave dhe priftërinjëve që sherbenin në to, por edhe duke i shkolluar deri në nivelet më të larta priftërinjë.

VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE NGA  SANXHAKU I NISHITNga FAHRI XHARRA

Marrëveshja sekrete Rusi –Austro Hungari 15 janar 1877 

E për ta racionalizuar iden kryqzatë, Principata serbiane duhej të mbështetej në Austrinë, me të cilën edhe kur u bë monarki dualiste (Austro-Hungari), pozicionet dhe miqësia vetëm sa u forcuan, gjithnjë në bazë të Marrëveshjes sekrete të Bidimpeshtës me Rusinë më 15 janar 1877. Në Marrëveshje theksohet taksativisht se: Ruisa, ka për detyrë për ta ndihmuar me të gjitha mjetet Bullgarinë, që t` i afrohet përmes luftës  Stambollit. Austro-Hungaria në anën tjetër, do të marrë si obligim për ta ndihmuar Principatën serbiane që të: “zgjërohet kah Jugu duke okupuar vise shqiptare sa është e mundur, për një herë, ose nepër etapa”.

Rusia pa vonuar, duke u mbështetur në Marrveshje me Vjenën, do t` i shpallë luftë Portës më 1 prill 1877 dhe për një vit luftë do t` i afrohet Stambollit. Lufa Ruso-Osamne do të përfundojë me një paqe, kushtet e së cilës i caktonte Rusia më 3 mars 1878 në Shën Stefan (Afer Stambollit). Serbia në anën tjetër, do të kalkulojë një kohë duke i dëgjuar këshillat e Wjenës dhe më në fund më 1 dhjetor 1877 do t` i shpallë luftë Portës. Lufta serbo-osmane zgjatë deri më 28 dhjetor 1877. Si rezultat i fatit të luftës, Principata e Serbisë do të arrinë për t` i okupuar 714 fshatra shqiptare me 6 qytete, duke u zgjëruar në teritor edhe për 10972 kilometra katrorë. Së këndejmi, lufta serbo-osmane solli tragjedi të papërshkruar mbi popullsinë shqiptare të Sanxhajut Nishit, por edhe mbi një pjesë të administratorëve osmanli.

Tragjedinë shqiptare më me objektivitet e ka përshkruar Faik Efendia, që ishte drejtues i Medresesë në Arbanas të Kushumlisë. Me këtë luftë shqiptarët autokton të sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Piriotit, u shndërruan në refugjatë duke u shtrirë nepër tërë Vilajetin e Kosovës, në rend të parë. Numri i tyre sipas Myderriz Faik Efendisë ishte 346 286 persona. Këtë tragjedi  e kanë përgatitë dy gjeneral që nuk ishin serbian: Gjeneral Franjo Zah dhe Gjeneral Novosellov, sipas programit: “ Synimi për t` iu afruar Serbia detit”. Në lidhje me këtë tragjedi shqiptare Faik Efendia do të shkruaj tutje: 1. Gjashtë qytetet shqiptare u shkretruan si: Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti; 2. 614 katunde mbetën të shkreta deri më 1879 kur erdhi Komisioni ndërkombëtar i vëndosjës kufirit të ri; 3.Nepër shtëpia mbetën të masakruar  me bajonta nga ushtarët serbianë dhe kozakë 26 287 persona të moshave të ndryshme; 4. Rrugëve duke u arratisur nga vatrat e veta, ekipi i Faik Fendisë i gjeti të vrarë ose të masakruar 34 853 persona; 5. Rrugëve kishin vdekur nga të ftoftit 11 253 persona, prej të cilëve 28052 femra.  Gjithësejt të vrarë dhe të vdekur nga të ftoftit e dimirit ishin 72 393 persona; 6. Sipas evidencës së Myderriz Faik Efendisë kanë arritur të shpërotojnë 274 893 persona.

Lidhur me këtë theksojnë dokumentet e këtij atdhetari nuk ka katund në Vilajet që nuk u gjet një vend me emrin “KOLIBAT E MUHAGJERËVE”. Shtrohet pyetja, kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe? E ushqente: 1. Populli i Vilajetit Kosovës; 2. Organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; 3. Valiu dhe pushteti i tij. Në anën tjetër nga Stambolli Myderriz Efendisë i kishte ardhur një njohtim se për këtë vuajtje duhet në një RRAFSHIRË të Vilajretit të bëhet një lutje!!!: “Për të vdekuruit dhe për të gjallët”, që duhej të shfaroseshin, sipas planit sekret Ruso-Austriak të 15 jnaarit 1877, akorduar në Budapesht. Tërë kësaj tragjedia vërtetë iu bë një “AMIN” në Berlin më 13 qershor 1878 nga fallanga kryqzatë.

Në vijim po i siellim shifrat e të shpërngulurve shqiptarë nepër vite:

Vitet , personat e shpërngulur; familjet e shpërnguluar në kllapa: 1876, 276 389 (69000);

1877, 198 000 (49000); 1878, 76 000 (19000); 1879, 20 763  (5324); 1880, 13 898 (3460);

1881, 23 098 (3780); 1882, 33941 (6396); 1883, 13748 (2690); 1884, 13522 (2816); 1885,13356 (2807);1886, 12084 ( 2614); 1887, 10107 (2092);1888, 11756 (2506);1889, 28451(6134); 1890, 23220( 4835); 1891, 13778 (3024); 1892,18437 (3901);1893, 18778  (3715); 1894, 14040 (1888); 1895,  6643 (1237); 1896, 5846 (1224).

Gjithësejtë gjatë viteve 1876-1896, nga viset shqiptare sidomos, por edhe nga viset evropiane që i kishte nën okupim Osmanlia do të shpërngulën 845 861 banorë, ose 198 543 familje.

Ahmet Qeriqi: Dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, në  Toplicë dhe në Sanxhakun e Nishit II - Radio Kosova e Lirë

Çka flasin dokumentet për gjenocidin ndaj shqiptarëve më 1877? 

Kjo kryqzatë e gjeti Nishin më 1252 fshatra. Prej tyre 714 ishin fshatra me popullsi shqiptare. Lidhur me këtë që u tha më lartë, sipas konzullit anglez në shkurt 1879 Sanxhaku i Nishit i kishte 998 fshtara, që do të thot se lufta 154 fshatra i kishte fshirë nga hartat, sese e tërë popullsia ishte shfarosë, si popullsi shqiptare autoktone, sepse ishte e rreligjionit musliman. Në këto rrethana sipas kazave del se kishin mbetur Nishi me 248 fshatra, Piroti me 189 fshatra, Vraja me 189 fshatra, Prekupja me 372 fshatra, kurse Kushumlia me asnjë fshat të banuar shqiptar sepse të gjithë kishin qenë të rreligjionit islam.

Në kohën e shpërnguljes pas vitit 1877, saktësisht  93000 banorë në Vilajetin e Kosovës janë instaluar si popullsi muhaxhire. Kurse 1400 kishin arritur të kthehen derisa nuk u vendos kufiri me Kosovën nga Komisioni Ndërkombëtar. Kështu gjatë viteve 1879-1880  në Sanxhakun e Prishtinës me Nahinë e Llapit dhe Vushtrris ishin ardhur 100 000 muhaxhirë, duke ua shtuar edhe sanxhaqet e Prizrenit dhe Shkupit. Në lidhje me tërë këtë realitet kremmatoriumi mbi shqiptarë kemi të bëjmë me 198 544 banorë muhaxherë gjatë viteve 1876-1896. Ndërsa dokumentet shtesë flasin për 845 681 banorë që ishin lëvizë nga mizoritë ruso serbiane. ( shiqo: Mead Osamni, Sanxhaku i Nishit gjatë periudhës osmane shekulli XIX, Prishtinë 2022, f. 221, 227/8; Arkivi i Lozanës, Fondi i Kryqit Kuq “Zhan Anri Dinan”.).

  1. KRYQZATA E DYTË ANTISHQIPTARE 1912-1914

E ndihmuar nga politika dhe diplomacia evropiane, Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi do të ndërmarrin Kryqzatën e Dytë kundër popullit shqiptar, krejt me qëllim që të shfaroset, të paktën popullsia e Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manstirit. Në këtë kryqzatë do të marrin pjesë 614 oficerë dhe specialistë evropian. Gjithë ashtu nga Evropa do të angazhohen 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadolli, përmes Limanit Tivarit dhe përmes Limanit Selanikut.

Lehtë është të thuhet 395 anije bartnin shqiptarë në Anadolli. Po shtrohet pyetja 395 anijet evropiane a kishin firma dhe pronarë. Po. Prej tyre 93 anije, ishin të firmave austro hungareze. 3 firma ishin të Malit Zi. Kurse 106 anije ishin të pronarëve italian. Në numrin e anijeve si “Jahta” të pashallarëve osmanli ishin 26 anije, prej tyre dy ishin nga Familja Vlora (mendohet si jahta të Syrja Bej Vlorës dhe Eqrem Bej Vlorës). Çudi se si këta “patriotë” të bëjnë tregti me kombëtarët e vet. E pse mos ta themi se ata shqiptarë që u shpërngulën, prej tyre më 1915/16 saktësisht 32 812 do të marrin pjesë si mercenrë në Luftën e Çana Kalasë në anën e forave të Mustafa Qemalit. Këtyre mercenarëve u ishte premtuar se pas përfundimit të luftës Austro Hungaria do t` i kthej në vatrat e veta. Anijet tjera ishin pronë e Francezëve, Anglezëve, Gjermanëve, Spanjollëve, Holandezëve, Rusëve dhe Grekëve. Pronarët e këtyre 395 anijeve së pari duhej të lidhinin KONTRATË me firmën e Kryqit Kuq “Zhan Anri Dinan”, me qendër në Llozanë të Zvicrës. Pastaj anijet ankornoheshin në dy limane: në Limanin e Tivarit dhe në Limanin e Selanikut. Lidhur me këtë, 80% e të shpërngulurve janë larguar nga viset etnike shqiptare përmes limanit Selanikut. Ja faktet shifrore sipas viteve:

Viti 1912 në Nëntor u shpërngulën 8866 shqiptarë. Në Djetor u shpërngulën 111493 shqiptarë. Gjatë operacioneve të luftës nuk janë shënuar viktimat shqiptatre, të cilat ishin llogaritë pastaj nga KMKK në 38 216 perosna të vrarë nga largësia dhe të masakruar me bajoneta nga afërsia. Të masakruarit nga afërsia ishin kryesisht gra, fëmi, pleq dhe plaka.

Viti 1913 në Janar u shpërngulën 1288; në Shkurt u shpërngulën 7553; në Mars u shpërngulën 7553; në Prill u shpërngulën 6725; në Maj u shpërngulën 12813; në Qershor 9366; në Korrik u shpërngulën 21045; në Gusht u shpërngulën 29312; në Shtator u shpërngulën 13380; në Tetor u shpërngulën 14764; në Nëntor u shpërngulën 17313; në Dhjetor u shpërngulën 15502 shqiptarë.

Viti 1914 në janar u shpërngulën 10182; në Shkurt u shpërngulën 25060; në Mars u shpërngulën 12346 shqiptarë. Këto statistika i boton pushteti serbian duke u lavdruar para opinionit të Evropës dhe duke i knaqur orekset sllavo-ortodokse se ja: “Serbia po e kthen atë që e ka krjuar turku në musliman, tash po e kthejmë në vise të shkreta, prandaj është detyrë e pansllavizmit që të kolonizohen me popullsi sllave të rreligjionit ortodoks’’. Me këtë devizë shpërngula do të vazhdojë si kryqzatë me “vlerë të shtuar”, prandaj në Prill u shpërngulën 6520; në Maj u shpërngulën 15414; në Qershor u shpërngulën 4821; në Korrik u shpërngulën 26237 shqiptarë.

Sipas një analize të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Anadolli kanë qenë të detyruar nga pushteti serbian dhe malazez të shpërngulën rreth 500 000 shqiptarë. Kështu në bazë të Ligjit mbi Kolonizimin e Kosovës (1914) në trojet shqiptare janë kolonizuar 20000 serbianë dhe 5000 malazezë. Gjithësejt janë 25 000 persona sllavë, me e pa familje.

Dokumentet arkivore me proveninecë serbe vërtetojnë se gjatë rregjimit kolonial serbo- malazez në Vilajetin e Kosovës janë bombarduar 132 fshatra, ishin grabitur 1250 000 bagëti të ndryshme, rrënohen 320 xhamia, shkatrrohen 82 shkolla-mejtepe, ishin diegur 8450 biblioteka private me një literaturë që nuk mund të kompenzohet me asgjë.

Në Zonën e okupimit nga Mali i Zi kishte filluar KONVERTIMI i popullsisë nga rreligjioni silam dhe konfesioni katolik në ortodoks (pravosllavë). Në këtë fushatë që ishte shndërruar në një kryqzatë mesjetare, drejtonin popat e: Deçanit, Pejës dhe Graçanicës. Vetëm në Gazimestan më 28 qershor 1913 publikisht janë siellë 1389 burra shqiptarë dhe janë ekzekutura në prani të Patrikut. Se ky operacion barabar ishte realitet si kryqzatë tregon edhe fakti se 83 fshatra të Lumës janë shëndërruar në gëmadhe. Ishte ky orientim gjenocidal për të sinjalizuar se soldateska serbiane do ta vazhdojë operacionin kah Shqipëria bregdetare në vijim të kohës, krejtë me qëllim për të dalur në detin Adriatik. Fakti se në korrik 1914 filloi Lufta e Parë botërore, planet serbiane mbeten  të parrealizuara.

3.KRYQZATA E TRETË ANTISHQIPTARE 1918-1941 

Mizoritë serbe që i detyrojnë shqiptarët të shpërngulën në Turqi gjatë viteve 1918-1941 janë shënuar në shkallë  kumullative. Deviza e tyre ishte: shpronësim, shpërngulje, shfarosje.

Në Vitin 1919 shpërngulën 23500 shqiptarë; në Vitin 1920 u shpërngulën 8536; në Vitin 1921 u shpërngulën 24532; në Vitin 1922 u shpërngulën 12307; në Vitin 1923 u shpërngulën                       6386; në Vitin 1924 u shpërngulën 9630; në Vitin 1925 u shpërngulën 4315; në Vitin 1926 u shpërngulën 4012; në Vitin 1927 u shpërngulën 5197; në Vitin 1928 u shpërngulën 4326; në Vitin 1929 u shpërngulën 6219; në Vitin 1930 u shpërngulën 13215; në Vitin 1931 u shpërngulën        29807; në Vitin 1932 u shpërngulën 6219; në Vitin 1933 u shpërngulën 3420; në Vitin 1934 u shpërngulën 14500; në Vitin 1935 u shpërngulën 9565; në Vitin 1936 u shpërngulën 4252; në Vitin 1937 u shpërngulën  4234; në Vitin 1938 u shpërngulën 7251; në Vitin 1939 u shpërngulën 7255; në Vitin 1940 u shpërngulën 6729 shqiptarë.

Sipas dokumenteve që gjinden në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtëme të ish Jugosllavisë Mbretërore, gjatë viteve 1919-1941 në Anadolli janë shpërnguluar 255 878 shqiptarë nga Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manstirit. Në Sekretariatin e Kolonizimit Agrar të viseve shqiptare, evidentohet se pushteti kolonial i Mbretërisë Jugosllave i kishte siellur 17679 familje koloniste sllave.

Kryqzata për shpërnguljën e shqiptarëve në Shqipërinë Bregdetare shënon se ishin instaluar nga viti 1919-1939 këto familje shqiptare:pra nuk shënohen antarët e familjeve fare. Ja faktet: Vitët 1919-1923 shpërngulën në Shqipërinë Bregdetare 583 familje shqiptare; Më 1924 shpërngulën 43 familje; Më 1925 shpërngulën 148 familje; Më 1926 shpërngulën 399 familje; Më 1927 shpërngulën 316 familje; Më 1928 shpërngulën 149 familje; Më 1929 shpërngulën 216 familje; Më 1930 shpërngulën 199 familje; Më 1931 shpërngulën 624 familje; Më 1932 shpërngulën 211 familje; Më 1933 shpërngulën 181 familje; Më 1934 shpërngulën 328 familje; Më 1935 shpërngulën 386 familje; Më 1936 shpërngulën 182 familje; Nga vitet 1937 e deri më 1939 në një dokuemnt tjetër jipet vijimi i shpërnguljës. Kështu deri me okupimin e Shqipërisë më 6 prill 1939 në Shqipëri kolonizohen 4046 familje shqiptare të detyruara për t` i lëshuar vatrat e tyre nga terrori shtetëror dhe kishtar serbiano malazezë. Kjo tragjedi e kishte edhe firmën turke, sepse katët konventa ishin bërë për të njejtin qëllim më: 1933, 1934, 1938, 1939.

Qëllimin e pushtetit të Mbretërisë Jugosllave e zbulon lakuriq Konventa Jugosllavo-Turke për DEPORTIMIN me dhunë të popullsië shqiptare në përgjithësi sipas këtij planifikimi që figuron si detyrim në Konventë: Më 1939 parashihej të shpërngulën në anadoll 4000 familje; Më 1940 parashihej të shpërngulën në Anadol 6000 familje; Më 1941 parashihej të shpërngulën në Anadoll 7000 familje; Më 1942 parashihej të shpërngulën në Anadoll 7000 familje; Më 1943 parashihej të shpërngulën në Anadoll 8000 familje; Më 1944 parashihej të shpërngulën në Anadoll 8000 familje shqiptare.

Gjithënjë në bazë të dokumeneve jugosllave gjatë viteve 1918-1941 janë bombarduar 182 fshatra shqiptare. Ndërsa në trojet shqiptare janë siellë 65000 kolonë sllavë. Gjatë viteve 1919-1923 janë krjuar TRI KAMPE TË PËRQËNDRIMIT PËR SHQIPRAR Në: Nish, Leskofc dhe Nikshiq. Gjithësejt 604 antarë: gra, fëmi dhe pleqë e plaka. Ishiqo: Ish AJ. S. 14. F. 104 detalisht. Këto informata i botojmë për herë të parë më 1981 si libër: Rretnanat shororo politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, botim i Institutit Historisë Kosovës).

  1. KRYQZATA E KATËR NDAJ SHQIPTARËVE 1944-1966 

Sipas dokumenteve të NDSH nepër rrethet shqiptare pushteti okupator ka ndërmarrë këto mizori, gjithënjë në bazë të programit: Nikola Stanojeviq,Deri në shfarosjen tuej ose tonën, 1902; Vasa Çubrilloviq, Programi për likvidimin e shqiptarëve deri sa të zgjasin operacionet ushtrake, 3 nëntor 1944.Në bazë të këtyre progarmeve në: Drenicë janë masakruar 4820 shqiptarë; Në Tetovë janë masakruar 4100 shqiptarë; Në Bihor janë masakruar 3820 shqiptarë; Në Prishtinë janë maskaruar 3675 shqiptarë; Në Pejë janë masakruara 3540 shqiptarë; Në Mitrovicë janë masakruar 1970 shqiptarë; Në Llap janë masakruar 1670 shqiptarë; Në Sanxhak janë masakruar 1410 shqiptarë; Në Shkup janë masakruar 1450 shqiptarë; Në Ferizaj janë masakruar1260 shqiptarë; Në Gostivar janë masakruar 715 shqiptarë; Në Plavë-Guci janë masakruara 710 shqiptarë; Në Rozhajë janë masakruar 715 shqiptarë; Në Kumanovë janë masakruar 780 shqiptarë; Në Rahovec janë masakruar 750 shqiptarë; Në Preshevë janë masakruar 690 shqiptarë; Në Dragash janë masakruar 500 shqiptarë; Në Kërçovë janë masakruar 490 shqiptarë; Në Ulqin janë masakruar 515 shqiptarë; Në Suharekë janë masakruar 420 shqiptarë. Prej pasurisë së 49000 të masakruarëve asgjë nuk është mbetur pa iu dhuruar klolonëve serbianë, të cilët menjëherë do ta fillojnë etapën e re kryqzatë antishqiptare.

Pushteti i Jugosllavisë komuniste pas instalimit do të fillojë punën për realizmimin e planeve për shfarosje të shqiptarëve. Këtë detyrë do ta realizojë në mënyrë “origjinale”. Së pari më 1945/46 filloi me kolektivizimin e familjeve shqiptare, duke planifikuar që femrat nepër kolektiva të shoqërohen dhe martohen me sllavë. Natyrisht, ky fenomen duhej të pasonte me kërkesën për HEKJEN e feregjesë si obligim civilizues për femrat shqiptare më 1947. Pas këtij aksioni, më 1948, do të fillojë agjitacioni që shqiptarët të regjistrohen “turq”, në mënyrë që më 1950 të fillojnë aksionet e para të shpërnguljës në Anadoll, fenomen ky që do të zgjatë deri më 1966. Kështu, do të shpërngulën me këtë itinerar në Turqi sipas viteve: Më 1951/52 do të shpërngulën 37000 shqiptarë; Më 1953 do të shpërngulën 19300 shqiptarë; Më 1954 do të shpërngulën 17500 shqiptarë; Më 1955 do të shpërngulën 51000 shqiptarë; Më 1956 do të shpërngulën 54000 shqiptarë; Më 1957 do të shpërngulën 57 710 shqiptarë; Më 1958 do të shpërngulën 41300 shqiptarë; Më 1959 do të shpërngulën 32000 shqiptarë; Më 1960 do të shpërngulën 27 980 shqiptarë; Më 1961 do të shpërngulën 31 600 shqiptarë; Më 1962 do të shpërngulën 15 910 shqiptarë; Më 1963 do të shpërngulën 25 720 shqiptarë; Më 1964 do të shpërngulën 21 530 shqiptarë; Më 1965 do të shpërngulën 19 821 shqiptarë. Në bazë të Seksionit të pashaportave të RSFJ-ës në Turqi deri në Plenumin e Brioneve (qershor 1966) do të shpërngulën 414 500 shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Shumicëne këtyre të shpërngulurve gazeta “Nova Makedonia” ua ka shënuar edhe emrat për vitet 1950-1957. Në pronat e shqiptarëve deri më 1966 janë siellë 53 220 kolonë sllavë. Plani ishte që gjatë kësaj kohe të instalohen 65000 kolonë sllavë, prej të cilëve shumica ishin sllavë nga Geqia Veriore.

Arrijtja që Shqipëria të antarësohet në Paktin e Varshavës më 1955, si dhe antarsimi në OKB, do të shënohen si faktor vendimtar që shqiptarët mos të humbin shpresën dhe mos të shpërngulën masovikisht në Turqi. Lidhur me këtë reagimi i Shqipërisë më 1958 në OKB lidhur me “mizoritë ndaj shqiptarëve në Jugosllavi”,imponohet që të ndryshon tërë programi i Shtabit A. Rankoviqit, për deportimin e të gjithë shqiptarëve të rreligjionit islam në Anadolli. Kështu, më 1959 RSFJ do të detyrphet për të ndryshuar kursin politik ndaj shqiptarëve, falë propogandës nga Tirana zyrtare.  Në frymën e kësaj xhveshje të politikës koloniale ndaj shqiptarëve, Jugosllavia do të dethyrohet të themelojp Shkollën e Lartë Pedagogjike në gjuhën shqipe. E më 1960 themelohen fakultetet e para në Prishtinë. Por mbi të gjitha duhet shënuar, se më 1960 Shqipëria de fakto del nga Pakti i Varshavës, duke mos e marrë asnjë shenjë nga NATO se: “qëndrojmë prapa Shqipërisë”. E vërteta edhe pse me demonstratat studentore më 1968 shqiptarët u renditën krahas vlimeve rrevolucionare në Evropë, çështja shqiptare mbeti në gjysmë të rrugës. Në lidhje me këtë Kushtetuta e vitit 1974 do të shënojë hapin ve ndimtar për ta shpalosë shqiptarët hapin e mëtejshëm të guximit përmes Demonstratave patriotike më 1981, duke mos u ndalur më në asnjë veprim drejtë çlirimit.

5.KRYQZATA E PESTË ANTISHQIPTARE PËRPIEKJE PËR GJENOCID 1967-1999 

Politika tinzare serbiane me front të hapur antishqiptar do të mësohet më 1966 në Brione. Pas këtij plenumi politik, në Beograd çdo gjë do të vlojë shovinizëm se si të strukturohet pushteti serbian për ta ruajtur primatin në shtet. Me gjithë këtë më 1967 do të sjellë edhe një “nokdaun” për Beogradin. Kjo për faktin se më 20 mars 1967 në Polit Byro të KQ LKJ Tito do ta shtrojë çështjen e avansimit të Kosovës në Republikë, krejtë pasi që nepër Kosovë ishin mbajtur tubime rreth shqyrtimit të mizorive të pushtetit. Në të gjitha tubimet ishte krijuar bindja se me Serbinë duhet ndarë varësinë dhe duhet në vend të saj instaluar pavarësia-Republika e Kosovës si njësi e shtatë federale. Pas shumë debateve në Politbyro, ishte siellë vendimi që Eduard Kardeli të shkojë në Prishtinë dhe atje ta peshojë pozicionin politik të Kosovës.

Tubimi i komunistëve të Kosovë me Eduard Kardelin do të mbahet në Brezovicë më 21 mars 1967. Aty kuadrot e Kosovës do të tradhtojnë për herë të dytë, pas vitit 1945. Të gjithë si në orkestër do të deklarohen se janë të knaqur nën pushtetin e Republikës Serbisë, si krahinë autonome socialsite.

Pas këtij debakli patriotëve shqiptar, nuk u mbetej asnjë rrugë më, përpos që të ngritën në demonstratë dhe të kërkojnë hapur avansimin e statusit Kosovës në Republikë, duke konsideruar se me atë akt do të mbyllej rruga e prapambetrisë Kosovës në të gjitha fushat e jetës. Demonstrat do të organizohen nga rinia studentore më 27 nëntor 1968 në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës.

Rëndësia e këtyre demonstratave shihet në fitorën që Kosova në shkurt 1969 u bë me Ligjë Kushtretues, në vend të statutit që e kishte deri atëherë. Një vit më vonë, më 1970 Kosova do ta fiton Univerzitetin e Prishtinës, i cili u bë në vijim kala e ngritjës së vetdijës nacionale për shqiptarë. Me atë vetëdije më 1981 do të organizohen Demonstratat patriotike nacionale, të cilat do të luftohen me të gjitha mjetet nga partia, policia dhe kisha serbiane. Dhe, menjëherë, pas mbarimit të demonstratave në Beograd do të organizohet i ashtuquajturi Shtabi i Nikolla Lubiçiqit më 5 prill 1981,  i cili i emroi Demonastratat “kontrarevolucionare”. Jo vetëm kaq, do të ngritët edhe obligimi politik që: “serbët dhe malazezët ta rikolonizojnë Kosovën për herë të fundit në shekullin XX”.

Shembja e Jugosllavisë fillon me shembjen e autonomisë Kosovës më 23 mars 1989  

Pas shumë mizorive nga pushteti 1981-1989 kundër shqiptarëve, në kohën kur çdo gjë u degradua në Kosovë, nuk kishte më rrugë tjetër, vetëm se të mendohet për kryengritje. Në dokumente të shkruara për misionin kryengritës kishim mjaftë njohuri teorike. Së këndejmi, populli ishte mësuar me mentalitetin e një mendësisë. Dhe kur u themelua LDK (dhjetor 1989), një pjesë e intelektualëve kishin dyshim në tërësinë e saj, aq më parë kur u regjistrua si parti në Beograd; kur LDK i gjasonte akronimit LKJ; kur rreth kësaj partie filluan të tubohen edhe disa ish udbash që nuk njiheshin për siellje korrekte ndaj atyre që e luftonin pushtetin kolonial përmes demonstratave dhe veprimeve tjera politike rrevolucionare.

Mbi të gjitha, në radhët e intelektualëve dominoi mendimi se prishtja e LKJ (më 20-22 dhjetor 1990) është njëherit fudni i RSFJ-ës. Prandaj në këtë kohë shtrohen si kërkesë imediate që të themelohen grupe të armatosura, të cilat do ta zavendsonin penden dhe fjalën e shkruar, aq më parë kur pushteti i mbylli të gjitha “portat e informimit shqip”. Po mbi të gjitha, kur filloi largimi nga puna i çdo shqiptari, pra edhe largimi i atyre shqiptarëve që bartnin uniformë në milici, më nuk kishte dilemë, se kishte filluar Epoka e Adem Demaçit,  e që duhej të reagohet edhe me fuqinë e pushkës, pa u shkëputur edhe nga shkrimi i librave, sepse libri bënë që krisma e pushkës më larg të ndihet.

Në këtë drejtim nuk duhet harruar edhe Rezolutën e 2 korrikut 1989, e në vijim Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, do të hapin horizonte të reja shprese dhe obligimi për veprim kombëtar. Kështu do të fillojë etapa historike për t` u shkputur pa dilema nga Serbia. E ajo shkëputje, ishte bindje e palëkundur se mund të ndodhte vetëm me fuqinë e armës. Ky rezonim bazohej në faktin se kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegpvina nuk mundën të ndahën nga Serbia pa luftë, pa vargojë gjaku, atëherë si mundet Kosova. Edhe më kjartë, kur ato republika sllave nuk mundën të bashkëjetojnë me serbët që janë sllavë, ku mundën shqiptarët, ishte pyetje e pyetjeve. Por, një pjesë jo  evogël e shqiptarëve ende iu besonte iluzioneve dhe propogandës tradhtare, se “pavarësia do të sigurohet me dialog”!!!

GJENOCIDI KLASIK ANTISHQIPTAR 1992-1999 

Pas largimit të Serbisë de fakto nga RSFJ më 23 mars 1989, do të fillojë të dominojë mendimi i largimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nga Jugosllavia. Dhe ai largim do të ndodhë definitivisht më 4 korrik 1992. Në këto rrethana organizata që nuk kishte pushuar kurrë së vepruari për çështjen kombëtare ishte Lëvizja Popullore e Kosovës. Me organizimin e mëtejmë ushtrak të LPK më 18 korrik 1993 në Prishtinë do të INSTITUCIONALIZOHET Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Termin UÇK për herë të parë në histori e kishte theksuar Shaban Shala më 1955 në Llap, në një tubim, ku debatohej kundër shpërnguljës shqiptarëve në Turqi. Institucioni UÇK kishte lëshuar shtat edhe për faktin se disa grupe kishin bërë ushtrime ushtarake në Tiranë, me leje të pushtetit atjeshëm. Kështu grupi i parë i partiotëve shqiptarë ishte në Tiranë më 1 tetor 1991 i drejtuar nga Zahir Pajaziti. Grupi i Adem Jasharit ishte përforcim, se investimi në grupin e parë është shumë i qëlluar, sepse kur ngritet në kryengritje Drenica, le të kuptohet se në kryengritje është e tërë Kosova ku Shqipëria i qëndron besnikërisht parapa. Ishte kjo përgatitje e drejtë për luftë sepse Serbia neonaziste e kishte serbizuar Kosovën në çdo pore të jetës.

Lufta në forma të guerilës do të vazhdojë në forma të ndryshme guerile deri më 1 tetor 1997. Prandaj 1 tetori nuk ishte marrë si datë rastësisht sespe lidhje me 1 tetorin 1991. Me demonstrat e studentëve dhe profesorëve të Prishtinë, më nuk kishte dilemë, kishte filluar epoka: Për liri ja vdekje. Në anën tjetër, okupatori nuk do ta ndalë terrorin në asnjë çast.

LOJA ME KURDISJE TË LUFTËS QYTETARE NË KOSOVË 1998-1999 

Në vitin 1998 do të lind ideja që të mbahet një konferencë ndëkombëtare për Kosovën, aq më parë kur UÇK kishte dalë publikisht se ekziston me 28 nëntor 1997 në Prekaz. Në këto rrethana pushteti nazifashist serbian do të orientohet jo për dialog, që e preferonin ndërkombëtarët dhe LDK, por do të orientohet në militarizimin e Kosovës; do të orientohet në terror për ta shkatrruar çdo gjë që është shqiptare. Së këndejmi, terrori në Likashan dhe Çirez të Drenicës më 28 shkurt 1998 ishte paralajmërim se ndaj popullit shqiptar Beogradi është i orientuar të ndërmarr çdo lloj sulmi. Dhe nuk do të vonoi dhe më 5-7 mars 1998 në Prekaz ndaj familjës JASHARI do të organizohet shtetërrethim. Në luftën e pabarabartë do të likuidohet gati në tërësi Familja Jashari, sidomos Komandanti Legjendar Adem Jashari me të vllain Hamzën dhe babën Shabanin dhe gati të gjithë antarët tjerë të familjës. Akti barbar i pushtetit në Prekaz, e detyroi bashksinë ndërkombëtare, didomos Grupin e Kontaktit që të mbajë mbledhje më 9 mars 1998 do ta denojë me forcë aktin barabr serbian ndaj një familje respektive. Por lufta e Familjës Jashari, do t` i tregojë botës se: shqiptarët nuk do të durojnë më asnjë lloj kolonializmi. Së këndejmi, Lufta e UÇK më 1998/99 do të avnsohet në luftë frontale. Por në vend se të përkrahet lufta e UÇK-ës, LDK do të organizojë zgjedhje parlamentare më 22 mars 1998. Në anën tjetër KS OKB duke e vrejtur situatën e krijuar më 31 mars 1998 do ta aprovojë Rrezolutën nr. 1160 me të cilën kërcnohej RFJ se në rast eskalimit të krimeve ndaj shqiptarëve, është i mundur BOMBARDIMI (Kaptina VII e Kartës OKB). Dhe pas një përgatitje solide, në fillim të majit 1998 K. Hill, R. Hollbruk dhe R. Gelbard me autorizim të Bill KLINTONIT do të bisedojnë në Beograd për një paqe të mbikqyruar në RFJ. Kështu, nga 12 e deri më 15 maj 1998 do të akordohet takimi Millosheviq delegacioni shqiptar nga Kosova me përbërje: I. Rugova, F. Agani. M. Bakalli, V. Surroi. Se si ka ngja ky takim është fare indikative se kush ishte prapa tij, dhe si janë zhvilluar bisedimet në këtë garniturë shqiptarësh, pa prezencëne ndërkombëtarëbe, sqarime nuk janë publikuar kurrë.

Më gnjithë shkuarjën në Beograd të Delegacionit të LDK-s më 12 VI 1998, Grupi i Kontaktit do të konstatojë se: “në Kosovë situata është jashtë kontrollit”. Në frymën e këtij konstatimi më 22 VI 1998 në Prishtinë do të ndodhë kontakti I. Rugova- N. Afanasiev (përfaqsues rus). Nga bisedimet në Prishtinë doli propozimi që: “Serbia t` i terheq forcat speciale nga Kosova”, kurse I. Rugova u obligua që: “LDK të distancohet nga terroristët e UÇK-s”. Një ditë më vonë, më 23 VI 1998 në Beograd do të gjëndet R. Hollbruk për të kërkuar publikisht se bisedimet tash e tutje nga Kosova do të janë në ekip I. Rugova (LDK) dhe një përfaqsues nga UÇK. E vërteta më 5 gusht1998 R. Hollbruk dhe N. Afanasiev ishin pajtuar që në Kosovë të instalohet forca ndërkombëtare me emrin Komisioni Diplomatik Mbikqyrës.  Ky fakt i ri ishte paralajmrim i ngjarjës së 13 gushtit 1998, kur Adem Demaçi u emrua përfaqsues politik i UÇK-ës. Ky realitet ishte një lloj shprese se do të ngadhnjej diplomacia mbi dhunën.

Pse dezertoi në fund të qershorit FARKU 1998 

Në Kosovë në ndërkokohë ishte instaluar forca e quajtur FARK, por për një kohë fare të shkurt ky njësit do të dezertoi. Dhe lufta kundër luftës nuk do të pushojë dhe në shtator 1998, një delegacion i LDK-ës do të kërkojë në Zonën e Drenicës që “UÇK të çarmatoset”. Jo vetëm kaq, por në vijim drejtuesit e LDK do të themelojnë Komision për hulumtimin e Krimeve 19 nëntor 1998. Ky realitet në bazë të argumenteve spejgohet se forca të caktuara po vepronin me vetëdie që në Kosovë të “vjen deri te lufta qytetare”. Dhe për ta nxitur këtë luftë Beogradi do t` i përpilojë dy Programe politiko-ushtarake: Programi “PATKOI” kishte për qëllim shkatrrimin e UÇK-ës; kurse Programi “KORIDORET PERPLASËSE” kishte për qëllim shprtazjën e popullsisë shqiptare nga Kosova dhe instalimin e kolonistëve sllavë nga Kini  në Kosovë, ashtu si ishin dakodrduar Millosehviq-Tuxhman në Karagjorgjevë më 1991. Madje në fund të vitit 1998 Beogradi kishte njohruar ambasadat e huaja, i kishte lajmëruar NATO-s, GK, KS OKB, BE. KE-s se në “Kosovë shqiptarët janë në luftë në mes tyre. Prandaj nëse lufta ndërshqiptare (qytetare) eskalon, ushtria dhe policia jugosllave të ndërmjetsojnë. Ja lexues i nderuar deri në këtë pozitë të dinakërisë kishte vajtur diplomacia serbiane, ndërsa në Kosovë propogandohej për “zgjidhje paqesore” të problemit. Ky fenomen është spjeguar në Zyrën Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi se “në Kosovë disa froca politike po provojnë paqe me Milloshin”, i cili çdo takim e lexonte arabisht.

Në këto rrethana do të vlerësohet në opinionin ndërkombëtar, sidomos në Washington që për çështjën e Kosovës është e nevojshme një Konferencë ndërkombëtare e cila u mbajtë në Rambujes nga 6 shkurt-23 mars 1999. Në këtë konferencë drejtues politik për Kosovën do të emrohet përfaqsuesi i UÇK-ës Hashim Thaçi. Kjo do të thot se politika pacifiste kishte shënuar fundin mu në konferencën e Rambujes. Lidhur me këtë me që pala serbiane dhe ruse, nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë, bombardimet e NATO-s për ta shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi, do të fillojnë me 24 mars 1999 dhe do të zgjasin deri më 9 qershor 1999, kur RFJ (lexo Serbia) e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë.

RILEXIMI I FAKTEVE PËR T` U KUPTUAR REALITETI NË KOSOVË 

Akasioni i NATO-s ishte ndërmarrje për dy çështje ushtrako-politike. Së pari, përmes operacionit NATO-s pengohej dhe shkatrrohej projekti “PATKOI” i cili kishte të bëjë me shkatrrimin e UÇK-ës. Dhe me që ai planifikim serbian nuk ndodhi, Beogradi kishte programin rezervë që quhej: “Toka e diegur”, që do të thot spastrim total i trevës Kosovës nga shqiptarët “përmes koridoreve përplasëse”. Pra, përkundër bombardimeve të NATO-s ndaj ushtrisë dhe policiës serbiane do të fillojë DEPORTIMI i shqiptarëve jashtë Kosovës me këtë itinerar: Në Shqipëri deportohën 507 800 shqiptarë; në Maqedoni deportohën 360000 shqiptarë, në Mal të Zi deprotohën 70 000 shqiptarë; Në Bosnje deportohën 21000 shqiptarë; Në Slloveni deportohën 3450 shqiptarë; Në Kroaci deportohën 4000 shqiptarë; Në Francë deportohën 6300 shqiptarë; Në Itali deportohën 10 000 shqiptarë; Në Gjermani deportohën 14 000 shqiptarë; Në Biritani deportohën 3300 shqiptarë; Në Suedi deportohën 7000 shqiptarë; Në Norvegji deportohën 8000 shqiptarë; Në Finlandë deportohën 1000 shqiptarë; Në Danimarkë deprotohën 2800 shqiptarë;Në Belgjikë deportohën 9000 shqiptarë; Më Turqi deportohën 18 000 shqiptarë; Në SHBA deportohën 6100 shqiptarë; Në Kanadë deportohën 3200 shqiptarë; Në Australi deportohën 3500 shqiptarë;Në Zvicër deportohën 4100 shqiptarë; Në Zelndë të Re deportohën 600 shqiptarë; Në Izrael deportohën 450 shqiptarë.Në tërë botën del se ishin deportuar 993 588 shqiptarë. Kjo do të thot mbi 52% të popullsisë shqiptare ishte detyruar të largohët nga Kosova. Në të njejtën kohë pushteti nazifashist do t` i hapë nepër Kosovë dhe Serbi mbi 600 varreza masive, për të humbur gjurmë të krimit. Këto krime janë bërë edhe me bekimin e popave serbian, të cilët i detyronin mercenarët dhe kriminelët ordienrë rusë dhe kozakë që të betohen pranë kryqit, dhe sidomos nepër kisha, për shfarosjën e shqiptarëve. Kështu rreligjioni ortodoks do të avansohet në poltikë, për të provuar më 27 maj 1999 që t` i tubojë të gjitha rreligjionet krishtere, dhe të shpallet Kosova tokë e pagzuar serbe, ku nuk ka më asnjë shqiptarë. Ja edhe këto fakte nëse nuk e ARSYETOJNË LUFTËN E UÇK-ës dhe gjveshjën e PACIFIZMIT gnjeshtar, atëherë njeriu :hono sapiens nuk din asgjë!!! Unë mendoi se Republika e Kosovës duhet ta gjejë një shtet që është antar i OKB dhe përmes tij ta padis Serbinë nazifashiste për gjenocid.

Të përfundojmë. Sot, Gykata Speciale që është themeluar në Kuvendin e Kosovës, është kah i gjykon ÇLIRIMTARËT, përmes dëshmitarëve të mbrojtur (rrejshëm), sepse askush nuk ua sheh fytyrën duke dëshmuar. Kjo KLRYQZATË antishqiptare po vazhdon në formën më tragjike, sepse dëshmitarët e mbrojtur gjatë dy dekadave, janë strehuar nepër Evropë e gjetiu, nga policia e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Në anën tjetër, qarqet e Beogrdait nazifashist kanë deponuar dosje të policisë saj. Madje, dihet se LDK ka deponuar akuza kundër drejtuesëve të UÇK-ës, dhe shumë lehtë është që ato akuza një ditë të publikohën. Vetëm duhet vullnet institucional politik dhe shkencor. Por me që, nuk është depnuar deri me tash asnjë akuzë kundër krematoriumit serbian për dy shekuj, e sidomos për gjenocidit 1998/99  që është ushtruar kundër shqiptarëve, atëherë mbrojtja më e “mirë” serbiane po mbetet që të akuzohën dhe denohët çlirimtarët. Megjithë këtë, drejtësia Ndërkombëtare është para një detyre të shekullit, se me këtë KUTI që po zbatohet ndaj Kosovës që ka bërë luftë mbrojtëse, atëherë duhet akuzuar edhe V. Zelenskin e Ukrainës dhe oficerët e tij, po edhe ata që e ndihmojnë,e që po mbrohet heroikisht nga nazifashizmi rus qe dy vite. Unë drejtësisë i besoi, por jam edhe i sigurtë se e vërteta herdo kur do të shpërblehet.

Studimi iu kushtohet lajmëtarëve të lirisë: Rexhep Selimit, Daut Haradinit dhe Mujë Krasniqit!

Më 24 maj 2023

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kryqëzatat serbe me qëllim gjenocidi ndaj kombit shqiptar filluen ne vitin 1877.
    Kryqëzatat TURKE me qëllim gjenocidi ndaj kombit shqiptar filluen ne vitin 1479, mbas ramjes se kalase Rozafat ne Shkoder.
    Historia duhet te shkruhet e plote dhe jo e njianshme.
    Perndryshe quhet FALSIFIKIM HISTORIE.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu