ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Kryqi, paraqet simbolin më të rëndësishëm, më të përhapur, më të bukur dhe më të dashur në botë

Shkrime relevante

Bashkëkombës të dashur, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025 !

Uron dhe shkruan Luan Dibrani Kremtimi i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka...

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Shpërndaj

Nga: Msc Belisar Jezerci
___
LËVIZJA PËR RIKTHIM NË KATOLICIZËM !
___
Kryqi, paraqet simbolin më të rëndësishëm, më të përhapur, më të bukur dhe më të dashur në botë.
Në vitin 33 pas Krishtit, kur në Kryq u vendos Jezu Krishti, i cili u kryqëzua nga smira e bashkëkombasve të tij judenj dhe padrejtësisht nga pushteti romak që përfaqësohej nga guvernatori Ponc Pilati, Kryqi e ndryshoi përgjithmonë përformancën dhe kuptimin e tij. Ai tani është simbol i Jezu Krishtit. Kryqi nuk është më mjet torture, por mjet shpëtimi.
Kryqi nuk është më shenjë turpi, por nderi dhe lavdie për ata që e pranojnë me besim se në të u kryqëzua Jezu Krishti: nuk është më një shenjë mallkimi, por bekimi dhe shpëtimi hyjnor.
Krishterimi asnjëherë nuk e shikon Kryqin të shkëputur nga Ngjallja,sepse Jezu Krishti nuk mbeti në kryq, nuk mbeti në varr i vdekur, por u ngjall në ditën e tretë. Prandaj Kryqi është një shenjë fitoreje kundër tre armiqve të njerëzimit: djallit, mëkatit dhe vdekjes që erdhi në botë nga mëkati.
I pari nga paganët që e pranoi mesazhin ungjillor të Kryqit,ishte centurioni romak, Korneli, me origjinë nga një fis ilir. Ai dhe familja e tij u KONVERTUAN TË PARËT NË TË KRISHTERË dhe u pagëzuan nga Shën Pjetri apostull ashtu siç shkruajnë Veprat e Apostujve: ” Kështu ai urdhëroi që të pagëzoheshin në fenë e krishterimit.
Tradita e krishterë tregon se ai i shoqëroi apostujt e Krishtit në territoret e Ilirisë, ku që në shekullin e I-rë pas Krishtit, i hasim bashkësitë e para të krishtera.
Në shekullin IV, Konstandini i Madh, me origjinë Ilire (dardan), i lindur në Naissus -Nishi i sotëm,perandori i parë i krishterë dhe themelues i Konstandinopojës përpara betejes kritike kundër Maksentit për të marr qytetin e Romës, teksa po vështronte ushtrinë armike, pa një vegim. Në qiell iu shfaq një KRYQ I NDRITSHËM rreth të cilit ishin shkruar këto fjalë: “ME KËTË DO TË FITOSH” ( “IN HOC SIGNO VINCES”)
Eusebi i Qesarisë thotë se po atë natë iu shfaq vetë Krishti në ëndërr Konstandinit dhe e urdhëroi të bënte një kryq të ngjashëm me atë që kishte parë në vegim dhe ta vendosnin nëpër flamurët që paraprijnë ushtrinë në vend të stemës dhe shqiponjave perandorake.
Konstandini i besoj kësaj shfaqjeje dhe gjithashtu i besoi me shpirt Jezu Krishtiit.
Në betejën vendimtare të Milviut më 28 tetor 312 ishte pikërisht shenja e Kryqit që i dha fitoren Konstandinit duke u shpallur perandor. Ai duke falenderuar Zotin e të krishterëve për këtë fitore, bëri një hyrje triumfale në Romë, kryeqytetin pagan, dhe urdhëroi që në të gjitha monumentet kryesore të qytetit të vehej SHENJA E KRYQiT.
“Kryqi yt,o Zot,edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor; edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bënë mrekullinë e shpëtimit tonë”.
Vetë Zoti, me ngjarje të mbinatyrshme, dhe zbulime të mrekullueshme, tregoi, në në rrethana të ndryshme dhe në mënyrë të bujshme, se shenja e Kryqit përbën simbolin e Tij dhe trofeun e pamposhtur të besimtarëve.
P S.
Ashtu siç triumfoi në Milvius Konstandini më 28 tetor 312, me shenjen e KRYQIT, po ashtu edhe Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm, do të triumfoi me simbolin e Kryqit, që tani më është shndërruar në sigël të Lëvizjes.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ismeti

    Tungjatjeta Msc Belisar Jezerci!
    Po këtu në portalin DRINI.us – të cilin e moderon mendjendrituri Gjergj Kabashi -¨ lexova shkrimin e juaj me titull: “LEVIZJA PËR KTHIM NË KATOLICIZËM!” MË PËLQEU SHKRIMI, ndaj vendosa të jap koment!
    Ju, përveç tjerash shkruani:
    1. I pari nga paganët që e pranoi mesazhin ungjillor të Kryqit, ishte centurioni romak, Korneli, me origjinë nga një fis ilir.
    Dhe e përfundoni me fjalët:
    2. Vetë Zoti, me ngjarje të mbinatyrshme, dhe zbulime të mrekullueshme, tregoi, në në rrethana të ndryshme dhe në mënyrë të bujshme, se shenja e Kryqit përbën simbolin e Tij dhe trofeun e pamposhtur të besimtarëve
    Ju lumt!
    *
    Unë mendoj se:
    1. Kryqi shpreh dashurinë dhe faljën!
    2. Në kryq dëshmohet, tregohet dhe dhurohet dashuria kulmore e Zotit për njeriun.
    3. Vetëm nëpërmjet kryqit edhe ne jemi pjesëmarrës në veprën e madhe të shëlbimit.
    Nuk ia vlen të vuajmë kot, keq dhe të vetmuar, por nëpërmjetvuajtjes së ofruar dhe të dhuruar të jemi bashkëvuajtës me Jezu Krishtin dhe me njëri-tjetrin.
    *
    “…gjatë Udhës së Kryqit, ne gjunjëzohemi para Kryqit dhe themi:
    T’adhurojmë o Krisht, e të bekojmë, se me Kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë!”
    (dr. Don Lush Gjergji)
    me respekt,
    Ismeti
    P.S.
    Me parime islame:
    1. BIBLA (Ungjilli) pranohen si LIBRA TË SHENJTË.
    2. Jezu Krishti pranohet si PROFEET I ZOTIT.
    Po këtë haxhallarët nuk ua thonë xhematit në xhami.

  2. Keni te drejte per ate qe thoni per kryqin, por une mendoj qe ne disa raste kryqi po keqperdoret. Nuk eshte ne rregull qe disa persona mundohen qe kryqin te ja imponojne edhe atyre qe nuk eshte i tyre. Ky imponim eshte ne kundershtim me doktrinen e fesë se krishtere. “Arma” e vetme e Jezusit ishte fjala. Ai nuk i detyronte njerezit qe t’i shkonin pas.
    Vendosja e kryqit ne varrezat e fshatit Bajcine nuk eshte veprim i duhur. Ne njefare menyre eshte provokim i panevojshem i atyre qe e vendosen. Nese jane nga Levizja e Decanit apo nga Levizja per Rikthim, udheheqja e tyre duhet te distancohet nga keta persona. Kryesia dhe anetaret e Levizjes munden ne menyra te tjera te kontribuojne ne avancimin e qellimeve te tyre kombetare, por asesi me provokime. Provokimet jane metoda antishqiptare e kurrsesi t’onat. Mos te behemi edhe ne si ata.

  3. Duhet sqaruar që ekzistojë dy lloje të Kryqit, ai i besimtarëve puro të krishterë që simbolizon paqje dhe humanizëm edhe ai i pansllavistëve simbol vetëm i të zezave.
    Nënkryqin e ortodoksizmit kriminelët serbë kryen gjenocid të paparë në Srebrenicë dhe Kosovë.
    Në duar me Kryqin ortodoks priftërinjtë serbë plasuan në botë gënjeshtra të tmerrshme kinse jeta e tyre është e pamundur në Kosovë, se ata vriten nga shqiptarët pa ndonjë arsye. Targën e kësaj rrene të kulluar serbe Kosova e pagoi dhe po e paguan edhe sot. Kryqi ortodoks shkas dhe Kosovës, i shkuan për lesh dhjetëra hektarë toke në Deçan, Graçanicë ,Pejë e Mitrovicë.
    Mbi këtë që po e themi si dëshmi e kemi Kishën Serbe në kampuset e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, që çdo ditë po lëshon rrënjë dhe po e shëmton edhe pamjen e bibliotekës kombëtare.
    Herdokur po nuk i humbën rrënjët asaj Kishe do të na kthehet në Banjska të Dytë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu