ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Ku duhet që Shqiptarët ta harxhojnë energjinë për bashkimin kombëtar?

Shkrime relevante

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjarë, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve të SHBA

Prishtinë, 27 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi...

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë 

Është situatë marramendëse se çfarë pazaresh kanë bërë evropianët me okjupatorin serbian për dy shekuj, për të na lërë nën thundrën serbe. Pazaret kanë qenë të tmerrshme,  sidomos më 1998/99. Në bazë të dokumenteve që nuk i njeh opinioni, po edhe vet akterët shqiptar si pjesëmarrës në “negociata”, sidomos në Rambuje (shkurt-mars 1999), po mos të  organizohej UÇK dhe po mos të ishin intervenimet e palëkundura Amerikane, Kosova sot do të ishte me 11 000 ushtarë dhe policë serbianë, me dominim të çirilicës. Madje, kufiri me Shqipërinë nuk do të lejohej të hapej fare, deri në vitin 2050, sipas një diplomati francez, të cilit Majorski, Petriq e një hungarez (Sorros), i rrinin afër në çdo kohë. Madje, nuk është largë atyre pazareve edhe më të egra lidhur me shkollimin univerzitar të shqiptarëve edhe kancalari gjerman Gerhard Shreder, i cili thoshte nepër “negociata” private, se” Shqiptarët duhet ta sigurojnë vetëm shkollimin e mesëm”. Në lidhje me këtë, edhe kryeministri rus Çernomërdin dhe S. Tallbot, në disa raste nuk e kanë në duar situatën, sepse G. Shrederi dhe Zhak Shiraku me ndonjë austriak, i trazonte prapa shpine për inati të Klintonit. E pra, le të dihet se fatin e Kosovës e kanë vëndosë TRE PERSONA: KLINTON, OLBRAJT dhe HOLLBRUK i detyruar prej dy të parëve, por vetëm duke ia ngjeshur këtij “truimvirati” luftën e drejtë të UÇK-ës. Lidhur me këtë, lufta politike “ngreh e mos këput” e LDK nga Rambujea ka qenë e manjanuar gati tërësisht. 

Në Zyrën Politike të UÇK-ës vinin e shkonin shumë diplomatë. Një ditë nëntori (1998) Adem Demaçi do t` i drejtohet një diplomati amerikan:” Ju jeni shumë të interesuar me këto drafte ta ruani Serbinë imperialiste? Diplomati: Nuk është e vërtetë. Ne e dijmë se si është zgjëruar Serbis në tokat tuaja etnike, gjatë dy shekujve të fundit. Prandaj, sikur ta dinim, dje ua kam thënë në zyre S. Millosheviqit dhe shtabit tij: “Doni ta lironi Kosovën?. Ata: Jo!.” Atëherë, ne do ta shtrojmë çështjën  e shkëputjës së Vojvodinës dhe Sanxhakut, nga Serbia. Këtë çmim jeni të gatshëm ta paguani për një trevë  që po lufton për shkëpytje e që quhet Kosovë, e që çdo zyre dipolamatike në Evropë e ka të ditur se nuk është e juaja”.  Ata (serbët):” Kosova është zemra e Serbisë”. Diplomati:” Atëherë shtroj pyetjen: Në Nish dhe tutje kah Jugu ishin mbi 412 xhamia para Kongresit Berlinit më 1878. Është një  xhami shqiptare e ruajtur nga soldateska juej barbare, Jo. Të gjitha janë rrënuar, madje edhe shkollat. Po manastiret që u thoni se janë të juejat, e ne e dijmë ndryshe, pse Arnautët nuk i kanë rrënuar fare, e as turku nuk ka rrënuar kisha në këto anë. Ka ardhë koha që shqiptarët të shtrihen gjithëndej me pushtet, sa ishin të natyrshëm, vetëm deri  në prag të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit”. Baci: Iu falenderohëm që ju po  e dini historinë se për politikë mos të flasim, më mirë se ne”. Diplomati: ‘Por një fakt duhet ta mësoni si popull e sidomos si politikë, që nuk keni pasë pushtet se: Ju nuk duhet të silleni si thoni ju Zotëri  Demaçi, si janë siellë serbët me neve (shqiptarëve-HB)”. Baci: U jemi mirë njohës për luftën  e juaj  politike, diplomatike dhe humanitare. Diplomati: “Shtoja edhe faktorin ushtrak, nëse makineria vrastare sebe nuk largohet nga Kosova, ne do ta detyrojmë. Pra ne jemi që pushteti të arrihet me votë të drejtë, e të ruhet ai pushtet, me drejtësi të mirëfillët. Ne dijmë se çka ka ngja me Univerzitetin e Prishtinës, e sidomos me shkollat e mesme, për të cilat një pushtetar evropian thot se u mjaftojnë”. Baci: Po ai mendon se ne duhet vetëm të kemi shkolla të mesme, sepse duhet të kryejmë punë të imta”. Diplomati: “Po, ai shkon edhe në thellë dhe thot se: Çka i duhet Kosovës fakulteti i drejtësisë. Gjyqet dhe prokuroritë duhet veprojnë në një shtet në gjuhën shtetërore”, që sipas tij do të ishte serbishtja. Madje edhe fakulteti Ekonimik për shkak të sistemit unik finasiar duhet të ketë studime vetëm në gjuhën shtrtërore. Ndoshta një fakultet i mësuesisë do t` ishte mirë të themelohet në gjuhën shqipe”, përfundon burrshtetasi evropian. 

Kush vëndosi BE apo SHBA që krimineli Millosheviq të jetë në Rambuje 

Është simptomatike se si prap u prana S. Millosheviqi të negociojë në Rambuje (1999), kur dihej se ishte theksuar se është përgjegjës për krimet në Bosnje dhe Kosovë dhe ishte themeluar Tribunali i Drejtësisë për krime në Jugosllavi, me çka ishte planifikuar në fillim hetimi i Partisë Socialiste, Partisë Radikale, Partisë Ripërtritjës Serbe etj, i kreut të shtetit, i Gjenral Shtabit, i Policisë dhe disa paramilitarëve si persona privat”. Tash shtrohet pyutja, a do të negociohet për Ukrainën kur Gjo Bajdeni (President i SHBA) e ka quajtë Vlladimir Putinin Kriminel. Është pyetje hipotetike, por mbetet përgjegje shumë e ndërlikuar diplomatike në të ardhmën, sepse Rusia nuk është Serbi. Në lidhje me këtë, sipas logjikës së ligjeve historike të dedukcionit, Vladimir Putini është e mundur të rrxohet nga pushteti vetëm me forca  për brenda. Asesi nuk ka shansë tani për tani, që Putini të rrxohet nga ushtria Ukrainase, e aq më pak nga NATO. Kjo do të thot, se politika Perendimore ku është edhe Shqiptaria si komb i vogël sot, duhet të përgatitet për një “dimër shumë të vështirë dhe të gjatë, me plotë kriza politike dhe ekonimike në rend të parë. Së këndejmi,  Mini Shengeni i Vuçiqit dhe Ramës, duhet të shpallet i vdekur nga Tirana, nëse e kuptojnë “fallin” politik se Franca në emër të NATO-s, “pa autorizim” , po  e luan rrolin e vjetër në Serbi, duke provuar ta krijojë një lloj Bullgarie demokratike. E ky pozicion nëse nuk çartëspohet çështja e Kosovës, para se të pozicionohet Serbia në BE, qytetarët e Republikës Kosovës do të mbetën peng, siukurse Maqedonia karshi Sofjës. Këso lojrash luajnë Fuqitë kudo nepër raste kritike nepër botë. 

 E vërteta, Serbia neofashiste është e rrethuar nga NATO në të gjitha anët. Por, Franca po e mban si një polip që i duhet për ta mbuluar qëllimin e shekullit, që do të thot, ta marrë rrolin primar në BE, duke e përgatitur një Napolenon që do të marrshojë deri në Moskë, me ndermjetësime, por që do të laget më në fund, sepse Dollari do ja ndrydhë muskujt nga çdo anë. Pra, SHBA nuk ka nevojë ta ndrydhë Serbinë sepse projektin e saj e ka kryer. Por përmes Francës, provon dhe vazhdon  të ushtrojë presion duke ngjallë kritikë se: “të drejtat e njeriuit në Sanxahk, Luginë të Preshevës dhe Vojvodoinë duhet përmirësuar”.  

 Sot, më shumë se kurrë më parë është shtruar dilema dykahëshe për trustin mendor shqiptar: A ta luftojmë popitikën imperilaiste serbe, apo të punojmë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet etnik. Që në fillim ta themi, se krahas shumë problemeve që janë hapur nga armiqët tanë siç është Mini Shëngeni, për të na amortizuar përmes tij, sidomos pavarësinë e Kosovës, ne duhet të punojmë jo vetëm intelektualisht por edhe politikisht, në të dy frontet, pra edhe kundër synimeve ripushtuese të Serbisë gjakatare, edhe për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një shtet të së drejtës me orinetim të palëkundur Evro-Amerikan. Ky realitet, nëse duam ta njohim vetën, se ku jemi sot si trust kombëtar,  kuptohet përmes realitetit se sa INVESTOHET në viset etnike shqiptare, pra jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë që janë shtete, por edhe në viset tjera etnike shqiptare, duhet të dihet me saktësi, se niveli i zhvillimit ekonimik është sa 30% i nivelit të vendit. Në këtë pozitë mbahej edhe Kosova deri më 1989, kur Kushtetuta e 1974 u bë zero. Kjo brengë duhet ta kaplojë çdo partiot shqiptar sot, e jo të mirremi me 52 parti dhe trafe politike  brenda tyre, që luftojnë për pozitë bajraktarësh si realitet i shekullit XIX-të. E kur ta kuptojmë këtë realitet sot, atëherë e kuptojmë pse na kanë ndarë Evropianët dje  në PESË COPA. 

Të fillojmë nga BE e cila hapur e favorizon Serbinë, si shtetin më të “sigurtë” dhe më të përkdhelur prej saj. Në Serbi investojnë të gjitha shtetet që kanë kapital nga Perendimi. Rusia, vrehet nga hëna se Serbinë e shfrytzon vetëm si bazë satelitore, si klysh të saj, e brenda Serbisë kuptohet ka klane dhe guberna që janë të fashizuara dhe nuk duan të shkëputën nga politika e daljës në det si program: Prodor Srbije na more- Depërtimi i Serbisë në det 1881. E ky pozicion i pelqen Putinit. Në lidhje me këtë politikë Serbinë nga nëntoka më së shumti, si tham edhe më lartë, e përkrahë Franca, krejtë me qëllim: për ta neutralizuar Italinë, për ta stopuar Austrinë e sidomos për ta penguar depërtimin e ekonomisë Gjermane, që të dominojë në Ballkan. Lidhur me këtë, Bullgaria në anën tjetër ka manevruar në fillim të shekullit XXI drejtë dhe dihet se është sot në NATO dhe BE, krejtë me qëllim që ta nuetralizojnë Rusinë, sepse Rusia është përkrahësja më e denjë tinzisht  e Bullgarisë, cilit do rregjim të jetë, në Sofje. Kjo ndodhë që Rusia t` i afrohet të paktën alternativisht Stambollit, siç ka bërë me Luftën e vitit 1877 dhe me Paqën e Shën Stefanit 1878. 

Pra, ne shqiptarët në bllokun e dendur kombëtar (nja 7-8 milionë) sa jemi, dihet publikisht se nuk  e kemi asnjë sponzor sikur se kanë Serbia -Francën) ,Bullgria -Rusinë), Iraeli SHBA-t. Po shtrohet pyetja, Gfreqia çfar pozicioni ka në këto shtresime aleancash. Ta themi pa ekivoke, se grekët janë “Popull me fat”, sepse e kanë prapa Anglinë dhe sidomos SHBA-t, të cilat i rrijnë në syrvejim nga bregu pa pushim gati qe dy shekuj. Madje Greqisë askush nuk i thot se çka ka bërë në ÇAMËRI me shqiptarë, me arsyetim se tregtinë me shqiptarë e kan bërë dy shtete” Turqia dhe Greqia më 1923. Lidhur me këtë, a duhet Republika e Kosovës të qëndrojë anash lidhur me çëshjën Çame. Them hapur se është në interes të saj të jetë  shumë e interesuar, edhe pse është detyrë parësore e Tiranës, sepse Athina ende nuk e ka pranuar realitetin në Kosovë, duke lënë përshtypje se është vazale e  Beogradit. Madje greku intelegjent, nuk e hek Ligjin e Luftës nga viti 1940, mu për shkak se duke e mbajtur Shqipërinë në maje të atij Ligji, amortizon dhe prolongon çështjen Çame. 

 Lidhur me këtë, ta marrin bje fjala kush ishte “PLEQNAR” në shkatrrimin e Jugosllavisë, që u krijua si forcë pandan Perandorisë Austro Hungareze që u shkatrrua (1918). E vërteta po më 1 dhjetor 1918, u krijua Jugosllavia si satelit i Francës. Tash, kur hapësira është ngushtuar për Serbinë, Franca ende  si sponzore e saj, e donë Serbinë në BE (krijesë e Gjermanisë dhe Euros si monedhë!), duke ndiekur “autostradën” bullgare, prandaj e toleron deri në atë masë, sa që edhe nga pak e nxitë për mos me i shkëputë lidhjet me Rusinë. Kështu e kurthuar  dhe e dirigjuar Serbia, e ka vështirë të krijojë politikë të re imperiale, për aq sa e kanë shqiptarët vështirë të luftojnë për bashkim. Po, edhe në të ardhmën Serbia do ta ketë në fjalor fjalën Luftë. Por ajo mendjemadhësi  që e kultivon me trendet gjeostrategjike  që janë sot nepër botë,dihet se “populli hyjnor” , do të vihrt në varrin e tij të pashallëkut, nëse nuk reflekton.  

Tani për tani në Ballkan janë në “çarkjullim” këto dy politika: lufta për bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe si të diciplinohet Serbia e të trasferohet në një rrol që ka Bullgria sot. E cila do të ketë sukses, varet kryekput se cilës “variantë” është e interesuar t` i ndihmojë Amerika. Shqiptarëve është kah u duket se SHBA-t janë në anën e tyre. Ky fakt është i vërtetë, për aq sa është disapora jonë ekonimikisht e aftë  në SHBA, për lobim dhe afrim me korporatat e milionerëve nepër shtetet e saj. E kush jemi ne dhe bota tjetër, vetëm ta kuptoni se tërë globin e mbulojnë dy valuta për 80% përqindë, me një përparësi minimeale të petrodollarit, sepse ka kapacitete energjitike më tepër, kuptohet të “papërpunuara”. Pjesa tjetër e botës është e mbuluar me 20 përqindë në përdorimin e valutës. Kaq është kapaciteti i të varfurve ku jemi edhe ne. Pra, ne nuk duhet në asnjë çast të mendojmë se jemi në qiell, siç mendon një pjesë jo e vogël e popullit serbian. Unë mendoi e nuk e di a do të më besoni, se shqiptarët duhet të investojnë në arsimim, në eknomi dhe shëndetësi me një përqëndrim që ta kanë një ushtri me teknologji të përkryer amerikane. 

Poltika e fiskulturave diplomatike në çarkullim e vlon ujin në akull   

Tash shtrohet pyetja, pse në BE u pranua Moldavia dhe Ukraina si kandidat, ndërsa u refuzuan Shqipëria dhe Maqedonia, e u injoruan fare vizat për Kosovën. Po, disa futurista politik kur e panë këtë realitet, nxituan të flasin për favore të Mini Shëngenit Ballkanik. U pozicionuan kështu, sepse Rusia ka filluar me të madhe të digjet përbrenda në luftën agrsive në Ulrainë. Do të nevoitet kohë e gjatë për t` u rehabilituar Rusia paas kësaj lufte të urrejtur nga masat anë e mabn globit.Po, rusët tani po rrënojnë çdo gjë. Por do të vjen koha sikurse Hitleri që të paguajnë për çdo gjë. Dhe në këtë drejtim në Perendim është krijuar UNITET këto dit në Madrid. Kurse në Lindje është në veprim zhgënjimi, madje edhe brenda soldateskës ruse. Vetëm duhet me kujdes të dëgjohen çka flasin ata që e kanë vizituar Ukrainën, dhe mozaiku i urrejtjës ndaj Rusisë neofashiste, mbulohet i tëri. 

 Po, është e vërtetë, se edhe në Perendim dikend e gëzon katsrofa e ekonimisë Ukrainës. Por, shtrohet pyetja, a ma i madh është dëmi njerzor apo  material në Luftën e pas 24 shkurtit 2022. E them çka po arrijnë informata, se Rusia po vret ushtarë ukrainas, por nuk po vret civilë siç ka ngja  të kenë vrarë e masakruar serbët në Bosnje dhe në Kosovë. Pra, rusët po bëjnë luftë të “kontrolluar”, në shiqim të parë, pra jo luftë atomike, por me kërcnime atomike, për t` i trembur aspiruesit në kufijtë e tyre imperiale: Rusia në të katër detrat (Lexo testamentine  Pjetrit Madhë rus). 

A më tepër peshon Serbia në SHBA apo në BE 

Lidhja e Serbisë me Rusinë është një makiavelizëm i shkolluar rreligjioz me shekuj. Kjo lidhje ka aq energji sa që më duhet të them, se procesi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-ës, përkatësisht kundër: Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit të Parlamentit Kosovës Kadri  Veseli, Zëdhësit të UÇK-ës Jakup Krasniqi, dhe lajmëtarit të UÇK-ës Rexhep Selimi, po  provohet të zgjatë sa më shumë, sepse prokuroria është e mbështetur për muri, sepse nuk ka prova, sepse ka tepër prova të falsifikuara, dhe tash ju kanë përzier “kabllot” dhe po lufton për të fituar sa më tepër kohë. Madje, në anën tjetër  kjo gjykatë del publikisht me dezinformatë, se është fjala për “ 100 000 dokumente”, dhe vazhdimisht potencon se shumica janë konfidenciale. Kurdisje e tmerrshme e tyre.  E shtrohet pyetja, prej kujtë kjo “konfidencë”?.  Të përgjigjemi se agjentët e gjykatës ,i kanë strehuar shumë “dëshmitarë” të rrejshëm nepër botë, prej të cilëve kanë marrë para dhe tash, kur ata janë “stabiluzuar”, ua kanë mohuar deklaratat e mëparëme.  Kjo rrenë është investim në arsyetimin, për t` u siguruar  tërë ai staf i “drejtësisë” turpëshme me  rroga astronimike dhe beneficione prrallore, finasat e të cilave nuk kanë adresë, sepse Gjykata, në esencë nuk dihet e kujtë është. E për të qenë ANAKRONIZIMI më qesharak, si fenomen botëror, figuron se: “Gjykata është e Kuvendit të Republikës Kosovës” .  Ndërsa, për asgjë nuk i raporton e as që i përgjigjet si e don drejtëisa univerzale Kuvendit Kosovës.  Me gjithë këtë, ende nuk ka ankesa në BE dhe SHBA për këtë kurdisje të shekullit që i përngjan Aferës së Drajfusit 1895. E me gjykatën “Speciale për Kosovën”, është e kënaqur Serbia, Rusia dhe Kina, sepse këto dy të fundit, si antare e KS OKB janë shpëtuar nga marrja e përgjegjësisë, si kurdisur nga politika gjenocidale serbiane, e cila për dy shekuj ka përpiluar 36 programe për ta shfarosë popullin shqiptar. Kuptohet,  nëse do të themelohej Gj. Speciale  prej KS OKB-ës, ato shtete antare do të merrnin edhe përgjegjësi. Por kështu si është çështja, pesha bje mbi luftën e UÇK, dhe Serbisë kriminale i amortizohen akuzat për deportimin e 1 000 000 shqiptarëve jashtë trojeve të veta.  Në këtë mënyrë, ënddrrohet në Beograd se do ta kthejnë historinë të hecë prapsht, duke renovuar Serbia faje dhe duke u pozicionuar si akuzuese dhe viktimë. 

Dy vija stratregjike të bashkimit janë konvergjente 

Politikisht ekzistenca e  Gjykatës Speciale për UÇK-ën, vërehet se don të jetojë dhe të mbahet, me zor. Donë sespe mendohet se Kosova do të mirret me te, se UÇK mendohet se po defaktorizohet, dhe kështu topitet energjia shqiptare për një kohë, për bashkimin kombëtar. Së këndejmi, shqiptarët duhet mësuar mirë e ngjeshur,  se ku po e hargjojmë energjinë mendore dhe politike. Prandaj, ky pozicionim e shtron pyetjën, a të ruhet energjia për bashkim përmes racionalizmit apo empirizmit politik dhe strategjik, në procesin historik të bashkimit. E, nëse i japim përparësi racionalizmit, atëherë kemi krijuar pozicion evolutiv në realizmin e qëllimit, që do të thot se procesi zgjatë me dekada dhe shekuj. Nëse i japim përparësi empirizmit, atëherë dihet se kemi ambicje të krijojmë kult të individit, e jo emnacipim  politik të kombit. Nëse i kombinojmë duke punuar për qëllimin bazë, atëherë gjatë rrugës, do të na dalin pengesa fluviale dhe praktike, të cilat do t` i krijojnë edhe tarfet politike shqiptare brenda kornizës etnike, që në shumë etapa kanë punuar prapshtë, prandaj pse të ketë përjashtim edhe në procesin e bashkimit. Pra duhet të ruhemi që historia mos të na përseritet. Nëse provojmë të gjejmë ndonjë filozofi ndryshe, atëherë duhet shtruar pyetjen a kemi popull dhe forcë që i del zot detyrës, me atë shkollë që e kemi dhe me këta kuadro që janë sot. Dhe, jo  vetëm kaq, nëse i shtrohemi praktikës tradicionale që me fuqinë e armës të krijojmë të drejtën tonë legjitime, duhet së pari ta llogarisim se si është e mundur që të prishën pesë shtet të padrejta, e të krijohet një shtet i drejtë. Ky fakt na mëson realitetin se edhe ata që na kanë coptura, kanë qenë në hallë me tokat tona, me të drejtën tonë në një shtet. E ata që na kanë coptuar kanë qenë në halle në mes veti (gjashtë shttet Evropiane): kujtë t` i falin më tepër, e kujtë më pak, toka shqiptare. E në këtë pazar të tyre, ta themi se më së pakut na kanë lërë neve energji, që ta sajojmë filozofinë hegelliane apo marksiste, në rrugën e bashkimit kombëtar. E këto dy rrugë, kanë treguar deri me tash se e drejta pa forcë është sikrse një pllumb pa një krah. Tani askush nuk mirret me çështjen e forcës përbashkët kombpëtare,  seriozisht.  E le të ketë drejtësi sa të duash, po nuk investuam në forcë, çështja e bashkimit do të mbetet në gjysmë të rrugës.Dhe, e tërë kjo filozofi e shtron një pyetje, a do të mundemi ta plasojmë Programin tonë të bashkimit në NATO apo BE, qoftë vetëm apo në të dy foracat ushtarake dhe eknomiko politike. Shumë vështirë do të jetë. Tani, si janë rrethanat, jam i prirur të them se duhet seleksionim, sepse asnjera forcë sot nuk është respektive, që do të na përkrahë, për faktin se aty janë edhe ata ( në NATO dhe BE) që kanë përçarë dje brenda, po edhe ata që kanë ambicje të na përçajnë sot e tutje. Pra, mbetet i vetmi solucion sikurse në rastin e Izraelit: Miqësia Anglo-Amerikane si rreligjion filiozofik PROTESTANT, sepse ëdhe shqiptarët në bërthamë historikisht janë protestant. Madje edhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu në esencë ishte protestant. Po edhe Ali Pash Tepelna, edhe Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Hasan Prishtina, Gjergjë Fishta, Fan Noli, Bajram Curri, Adem Demaçi, ishin protestantë. 

Ta marrim shembull Rrevolucionin Borgjez Freng 14 korrik 1789. E tërë shtresa intelektuale frenge kishte sajuar koncept të fortë shkencor se do të ngritemi kundër Bastilës (Bastila ishte krijuar nga letersia si vend-burg i tmerrshëm dhe simbolizonte rregjimin gjakatar-HB), “atëherë kur të bjen dushku prej rremit”. Kamill De Mullen rastësisht duke mbajtur fjalim, ndër hie të një arre, atij do t` i bje një dush i arrës mbi kokë. Dhe De Mullen e jep Kushtrimin: “Ra dushku prej rremit, ngrituni dhe nxitoni në luftimin e Bastilës, se janë piekur kushtet”. Po, po, ishin piekë kushtet dhe asgjë nuk kishte lidhje me dushkun në atë ditë vere. E francezëve a u ndihmoi ndokush nga jashtë, jo. E ne më 1989-1999 ishte sajuar bindja se: “vetëm nga intervenimi i  jashtëm mund të çlirohemi”. Dokrra ishin ato mednime. Komisioni i Badinterit, me asnjë fjalë, me asnjë fjalë, nuk i permend shqiptarët dhe Kosovën. Madje, shqiptarët dhe Kosova nuk theksohen as në suksesion të ndarjës së shteti t Jugosllavi si katrahurë që po shkatërohej. Kur është fjla se kush kishte përëarësi në Rambuje: politika paqesore, apo gryka e pushkpës? Shumë lehtë gjëndet përgjegja. Komplet nga mbarimi i Konferencës Rambujsë LDK dhe prijësit e saj paqesor, nuk i ve askush në plan të parë. Të paktën në SHBA, Jo. 

Çka mshifet pas parullës “Edhe ne duhet fitojmë diçka” ?

Edhe më thellë, Serbia e ka luatur një lojë politike pas qershorit 1999. Një kohë të gjatë pas krenarisë së UÇK-s dhe NATO-s (1999), për çlirimin e Kosovës, nga pala serbe është ndier shprehja: “Edhe ne duhet të fitojmë diçka”. Por  gjatë rrugëtimit njëzetë vjeçar serbët e vrejtën se Çështja e Kosovës, është proces i mbyllur, sa i takon fitimit të ndonjë pjese të tokave të saj, dhe, ndrruan kurs dhe me kujdes ia vunë pandan Procesit Berlinit, “Ballkanin e Hapur’’. E përkthyer shqip, kjo do të thot se Serbia “duhet të fitojë diçka”. Pra një “filozofi” frapante flenë këtu dhe  është kthyer në “filozofi” konkave, për të na vënë në kurthë, sikurse me demarakcionin, sikurse me specialën, asociacionin etj. Por, mos të harrohet se RRUGA E KOMBIT DurrësMerdar, është trasuar dhe rrealizuar (për rëndsinë e saj lexo: Programi politik kombëtar i shqiptarëve, 1992. Prandaj është çështjee mbyllur se NATO dhe USHTRIA SHQIPTARE, duke marrë para sysh rëndësinë gjeostrategjike të RRUGËS KOMBIT, do ta lëshojnë faktorin e bashkimit shqiptar nga dora, si politikë politike me dy teha, për t` u bërë Shqipëria e Sami Frashërit,  Çka qenë, çë është dhe çë duhet të jetë. 

Sot, nuk  mund të gjëndet asnjë shqiptar i përgjegjëshem,  që kërkon toka serbe, maqedone, greke apo malazeze. Jo, shqiptarët kërkojnë nga shkenca dhe shteti që të xhveshën rrenat serbiane në rend të parë dhe tokat e tyre t` u kthehen, kërkesë kjo se vështirë që do të realizohet pa forcë dhe kundrinat e saj. Ndërsa, nga shteti shqiptarët duhet të  kërkojnë forcimin e forcës respektive ushtrake, që është e zoja për t` i mbrojtur trojet etnike shqiptare, as më pak e as më shumë se ato që kanë qenë në Pazar në Berlin (1878), Londër (1913), Versaj (1919) dhe Paris (1946). Dokumentet sekrete janë, vetëm duhet rishikuar, realitet ky që duhet ne të luftojmë për aktualizimin e tyre.    

PS:

Shkrimi i dedikohet Gjeneral Tahir Sinanit,  Gjeneral Dilaver Goxhajt, Kolonel Endrit Carës, Adem Demaçit dhe Gjeneral Adem Jasharit. 

16 korrik 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu