ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian

Sot zhvillohet një luftë tinzare në botë, që provon për të ushtruar diktat nga pozita fizike dhe psikologjike e forcës, e që provon për ta zavendsuar “Filozofinë e Luftës së Ftoftë” (garën në armatim për shkatrrimin e fuqisë kundërshtare), por që në mënyrë të “civilizuar” është zavendsuar pas shembjsë së komunizmit (1991) me nominimin Rendi i Ri Botëror. E vërteta, Rendi i Ri Botëror ose siguria e kufizuar nga pozita e forcës përmes OKB, peshon kryesishtë mbi Pentagonalën: SHBA, BE, Japoni, Kinë dhe Rusi. Në këtë etapë të re historike edhe për një shekull, në bazë të ardhurave kombëtare, SHBA do të mbesin fuqi policentrike, por që kanë një rrugë që harmonizohët me Kushtetutë dhe me Kartën e OKB, realitet ky që provon ta bëjë botën më të sigurtë, nëse drejtohet nga personaliteti serioz, i ditur dhe i përgjegjëshëm.

Prej se ekziston shoqëria njerëzore, njeriu ka provuar të organizohët, të punojë si i organizuar, ta ndaj punën, t` i ndaj funksionet dhe të udhëhiqët nga një vetëdie që është e pandashme nga kjo filozofi e jetës vetëdishme dhe dinamike. Lidhur me këtë, organizimi në familje, lokalitet e fis, shtet e shoqëri dhe rruga deri te lindja e kombit është një proces i gjatë historik. Së këndejmi, popujt dhe kombet, kanë bërë histori për të jetuar realiteti i tyre shumë më kualitativisht jetën e jetuar, se sa një gjenratë e mëparëme, në procesin historik.

I përthekuar më kuptueshëm, ky proces në një mendim, dëshmon se tërë historia mund të sintetizohët në dy lloje shkallësh-rrugësh. Së pari, sipas diplomatit me famë botërore Henri Kizinger, për historinë e jetuar mund të flitët sikur për një FANAR-dritë, dhe për një kryqzatë- për një luftë që është e drejtuar sipas ekuilibrit të forcave, e cila peshon në një mënyrë apo formë tjetër në vetëvendosje, për aq sa kapacitet intelektual njeriu. Prandaj ky proces jetësor gjithnjë kreativ, do të thot se çdo gjë peshohet në forcë të organizur, e cila në proces quhët forcë- energji, ushtri, organizatë kolektive që organizon dhe vënë rend dhe siguri , për t` ia arritur një qëllimi politik, kombëtar-shtetëror që i peshon orientimet gjithnjë me filozofinë kombi-shtet dhe shteti- komb.

Shknecorisht dihet se Monteskie e ndau pushtetin shtetëror në: Ligjëdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, të cilat institucione i strukturon një akt ligjor që quhët KUSHTETUTË. Lidhur me këtë, në historinë moderne sikur çdo e arritur jeton si nivel kulmor i njerëzimit, drejtë humanizimit të jetës pa mbarim, e që është padyshim rrevolucioni me moton: vllazërim, liri, bashkim, filozofi kjo e jetës jetuar, por që është keqpërdorur në njëmijë forma për mirë dhe për të keqën njerëzore, sepse me te dhe për te është provuar maskimi i shtypjës dhe gllabërimit ordiner, por edhe afrimi i njerëzëve dhe popujve në jetën e jetuar.

Së këndejmi, Rrevolucioni Francez (1789) dihet se liroi asi lloj energjie njerëzore për një kohë, sidomos në Francë, sa që pas disa viteve do të i sherbej edhe Francës si një lloj TIRANIE klasike në tokë me një racionalizëm që provon për ta amnestuar edhe okupimin e popullit-kombit tjetër, gjithnjë për ta arritur ekvivalencën e Tiranisë Britanike në det, me një emprizëm deduktiv. Pra, në kohën moderne, çdo gjë sikur filloi nga kjo garë për mendim, fjalë dhe verim të lirë. Po shtrohët pyetja: a pati organizim që të shfrytëzohën Tirania në tokë (Franca) dhe Tirania në det (Britania) nga ndonjë shtet tjetër për të dominuar mbi të dya, krejtë me prapavi, jo shtypësi por me qëllim të dytësimit për të dya. Po, historikisht është provuar se pati dhe ajo “Tirani” u provua në formë origjinale të ekvivalemtohët në Lindje nga Rusia, pa sukses, por edhe përtej Oqeanit nga Amerika, me skukses, sepse në të dy luftërat botërore vëndosi fuqia dhe intelegjencia e saj (Vilsoni më 1917 dhe Ruzvelti më 1943, si Presidentë që ishin.)!

Pra me këto shkolla “tiranie”, bota e vjetër po mbetej vetëm objekt kopjesh, në epizoda të dukshme, por që luftërat e Napeleonit dhe Kongresi i Vjenës (1815), ia hapën Amerikës shansin për t` i eksplatuar të dy shkollat evroiane: tiraninë franceze që “lëviz nepër tokë”, dhe tiraninë britanike që “lëvizë nepër detëra”, në mënyrë që ngadal por sigurtë të avansohët në një konkurencë të pajustifikushme në procesin historik origjinal amerikan. Kuptohet se “tirania” ruse mbetët një shkollë ndryshe, që eksploron nga bregu në luftë për hapësirë toksore dhe detare, e që në esencë ishte, me ambicje serioze por që në aspektin e forcës kishte konkurencë të trefisht historike.

Në këto rrethana “Tirania” ruse e mbështiellur në tiraninë rreligjioze dhe ideologjike pastaj, po gjallëronte efektshëm sepse Bizanti nuk ekzostonte, por që shenjat e atij shteti të vjetër nuk u asimiluan me aq lehtësi, sepse në rend të parë ai shtet (Bizanti) u rraskapit nga Kryqzatat evropiane, e mëpastaj nga gjihadi osmanli u shkatrrua definitivisht (1453), por që provoi të rreshtohët në një “tirani” të nominuar si xhihad islamik, por që nuk dihej se kush është “diktatori i ligjit” dhe çka është diktati, por që qeverisej me mjeshtri në emër të fuqisë padukshme misterioze, që më në fund sharroi në “Halifat spiritual”, të cilin sipas tyre e kishte dedikuar zoti, për atë shoqëri neobiznatine, por pa ligjet e saj, sepse ende nuk kishte asnjë palgë në turpin e njomë dhe të aftë për të shtypur popuj e fise pa mbarim, deri në ngulfatje. E vërteta, karshi kësaj force që në shekullin XVII i kërcnohej Vatikanit, edhe Vatikani ishte mbushuar me ndërmarrje të deshtuara, sepse: “Sidomos për fatin e kryqzatave më 1096- 12….), nuk e dëgjoi as Zoti e as Krishti”.

Tirania gjermane, mbi këto procese të jetura dhe të peshuara me lumenjë gjaku njerëzor, në këtë proces do të lind në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të, duke bërë copë e grimë doktrinën empiriko racionaliste të Monros, ku: “shumica duhet zbatuar urdhërat e pakicës”, vetëm pse ka forcë dhe prijës të peshës që po promovohej më diktator se Kaligulla e që ishte Oto Fon Bizmarku, i cili me Kongresin e “famshëm” të Berlinit më1878 arrijti për të e dytësuar edhe për një çerkek shekulli shkatrrimin e Perandorisë Osmane, natyrisht, për t` ia lexuar “inmoramin” nga “Ttrania” e detit Britanisë në Londër më 1913, dhe për t` ia hapur “kredinë” Amerikës më 1917, në të cilën avanturë Franca dhe Britania me Serbinë inekzistente u bërën profiterët më të njohur prap deri me dukjën e Hitlerit në skenë më 1933. E vërteta, Londra provoi për ta promovuar fuqinë e saj më 1913, por aty po thuej se filloi fillimi i fundit të saj, si fuqi pa konkurencë koloniale, për të dëshmuar çka u dëshmua gjatë gjithë shekullit XX.

Mbi këto valë të fuqisë Evropës, do të dali prap në rreshtin e parë fuqia e Gjermanisë (1933-1945), gjithnjë për ta treguar argumentin e forcës dhe përdorimin e saj, në një hapësirë, gjithnjë për të dëshmuar se një racë është e destinuar dhe lindur për të krijuar më “shumë dritë”, por në të njejtën kohë të sjellë më pak hie, në hapësirën ku është (ishte) sovarne. Mu për këtë fakt Gjermania do të psoi nga mendjemadhësia por jo nga injoranca solide që mugullonte nepër Evropë me një mentalitet mesjetar, por me armë që ishin promovuar si forca që e mposhtin e dhe mbi njeriun, siq ishte cilsuar Bizmarku, e pastaj Hitleri me ekipin e tij.

Erupcioni gjerman dhe çështja shqiptare në përgjithësi

Gjermania më 1885 kishte arritur nivelin ekonomik në zhvillimin më të lartë në glob. Por, argumentët e kohës dëshmojnë se SHBA, edhe pse u përfshin nga kriza ekonomike(Kujto NJU DILIN), hargjonin energji në dobi të njeriut për njeriun, më shum se: Gjermania, Franca, Austro-Hungaria, Rusia, Japonia dhe Italia së abshku (H. Kizingjer, Diplomacia, f. 37). Faktet flasin se thëngjilli në SHBA në fund të shekullit XIX-t rritët për konsum në 800 përqind, çeliku rritët për 523 përqind, trasporti hekurudhor rritët për 567 përqind, prodhimi i qymyr gurit rritët për 256 përqind. Ndërsa popullia e SHBA dyfishohët, sepse arrinë energji e re nejrëzore nga jashtë.( H. Kizinger, Diplomaica, f. 37).

Diplomacia evropiane para dhe pas Luftës Parë Botërore

Mendjelehtësia e verbër dhe gjakderdhja bëjnë pastrim të historisë me mjete tjera që në syrin e parë duket se kanë prejardhje primitive. Lidhur me këtë, shtrohët pyetja: kush ishte përgjegjës për fillimin e Luftës Parë Botërore. E vërteta njeriu hidhet në greminë, pasi që nuk e dijmë dëmin e saj, thot në vijim H. Kizinger, në Diplomacia.. f. 169. Me që Rajhu i Bizmarkut ishte një dredhi e tij, fajtorët kryesor për L.P.B. ishin që Rusia e nxiti Serbinë për të aspiruar okupimin e Bosnjës, me ato metoda që ishte okupuar Vilajeti i Kosovës më 1912. Kështu me një mendjemadhësi politika serbiane do t` ia msynë Bosnjës, krejtë me qëllim për ta okupuar, madje kur dihej se Wjena është fuqi pakonkurencë në Ballkan, sepse prapa i qëndron Gjermania. Ndërsa, Gjermania në anën tejtër, nën tezgë dëshmojnë dokuemnetet sekrete se iu nevoit një pozicionim agresiv i popullit naiv por lakmitar serbian më 1914, për të dëshmuar se e: “Meriton të jetë një Rusi në miniaturë në Ballkan”!. Në këtë rreshtim dihej se Gjermania ishte avansuar në një fuqi kryesore ekonomike dhe ushtrake në Evropë. E vërteta, Gjermania nuk e posedonte një intelektual të nivelit Emil Zola që ta drejtoi anijen shtetërore, andej kah lavdohet historia. Në lidhje me këtë, Kajzeri Gjerman, e kishte shkarkuar Bizmiarkun më 1890, por disi Berlini e ëndrroi një Napolon të ri, pa qenë kurrë as hie e tij.

Së këndejmi, kundërthënjet Rusi-Evropë në fund të shekullit XIX-t ishin bërë më të egra se kurrë më parë. Sidomos, para LPB-ës, Preandroia Osmane po luftohej në Ballkan, Rusia luftohet që mos të ketë kurrfar ndikimi në Evropë, të paktën gjatë viteve 1912-1914 dhe 1918-1941.Pra, me që Rusia nuk e dispononte një Bizmark serbian në Ballkan, apo Ruzvellt që do të ishte Austriak, Vjena ishte e denuar që gjaku i paparstër rus , të mos e përfillë Gjermaninë, por të drejtohët në ndryshimin e sistemit në vend (Rusi), fakt ai që ndodhi në tetor të vitit 1917. Dhe në L.P.B. kur Austro-Hungaria dhe Gjermania humbën çdo gjë, Rusia në anën tjetër nuk fitoi, por u izolua me gjithëçka nga “Perandoria e pakurorzuar” Perendimore në Versaj më 1919, por që kishte planifikuar për t` u plasuar edhe në Adriatik, sikur që ishte plasuar në detërat tjera. Kështu, Anglia dhe Franca në Versaj në saje të energjisë amerikane do ta marrin rrolin e ekuilibruesvë gjatë gjitha viteve 1918-1941, me faktin se Amerika e ideoi Shoqatën e Kombeve, por nuk e pranoi si “fëmi kurore” fare atësinë e saj.

A mund të evitohej L.P.Botërore

Sikur Gjermania të shterrej më 1914, sikur Britania të mos shfaqej se është tirani detare edhe pas Luftës Botërore, sikur Rusia mos të mbillëte megalomani shtesë më 1914, sikur Franca të mos sharronte në filozofi letrare, bota më 1919 do të ishte pa një krizë të skajshme, sikurse më 1908 kur Wjena e aneksoi Bosnje Hercegovinën, pasi që e kishte okupaur më 1875. Analizone sidomos vitin 1908 kur Bullgaria e fiton pavarsinë, kur shqiptarët u treguan të bashkuar në Manstir rreth alfabetit kombëtar, kur nga Kuvendi i Ferizajit ku ishin 60 000 kreshnik ishin të gatshëm të marshojnë drejtë Stambollit, për ta lindur Shqipërinë indipedente, por që masoneria e Lozanës e devijoi çdo rrugë nga ai qëllim. Kështu më 1914, planifikuesit ushtarak të luftës, pas Luftërave Ballkanike më 1912, kundër Osmanlisë, pas Luftës Serbo- Bullgare më 1913, pas luftës shqiptaro-serbe më 1913-1914 në vijim, si një zanat i vjetër i kryengritjeve lokale, nuk i këshillonin vendim marrësit politik dhe diplomatik që të medojnë dy herë para se të fillojë tragjedia, që do ta psonte Evropa-Bota në përgjithësi për katër vite rresht më 1914-1918.

Më 1892 Obrushovi, një planifikues luftërash lokale do të shkruan: “Jo kush e shkrepi i pari, por kush mobilizohet i pari është dhe duhet të mirret si një “casus belli”-luftënxitës ordiner- refermer . (shiqo: H. K. Diplomacia,… f. 202). Në këto rrethana shtrohet pyetja e luftës si krim i dyfishtë në kuptimin njerëzor dhe material: Ai ball për ball apo ai që pret në breg , se cili po dobësohet në luftë, për ta përvetësuar tërë gjakun e derdhur në të dy anët (agresori dhe mbrojtësi) pastaj kush mirret si fajtor. Për këtë pleqërim as historianët më të njohur nuk kanë lëshuar zërin e tyre “human” e ta zbulojnë se: a më fajtor është vrasësi apo shtisi. Unë mendoi, nuk e di a do ta besoni, se fajtorë janë të dy palët substancialisht.

Në lidhje me këtë e shtrojmë një hapsirë të vogël historike në logjikën jetësore. Franca dhe Rusia më 4 janar 1894, kishin nënshkruan Konventën ushtrake: “Kushdo nga aleatët (Rusi, Francaë, Angli) mobilizohët, gjyqi ishte i plotë; Aleanca Gjermani, Itali, kundër Francës për Savojën. Rusia obligohej të mobilizohej kundër Gjermanisë, Austro Hungaria mobilizohej kundër Serbisë, atëherë Franca mobilizohej kundër Gjermanisë . Për shembull Cari i Rusisë Aleksandri III-do të pyetët: “Çka nëse Franca e shkatrron Gjermaninë? Përgjigja ishte se fiton Rusia, sepse Gjermania ndahet ne copa të vogla. Po shtrohet pyetja në thelb se ku mbeti Shqipëria, që e çliroi vendin më 1912 dhe e shpalli indipedencën etnike në Vlorë më 28 XI 1912, por më 1913 në Londër psoi disfatë totale, për çka lufta Ballkanike u tregua se ishte imperialiste. Ndërsa Konferenca e Londër një donator i tyre (Serbisë, Greqisë dhe Malit Zi). Ndërsa L.P.B. ishte motër e madhe e Luftës ballkanike, por u dëshmua shumë më e egër se çdo tragjedi tjetër në histori.

Në luftë nuk ka ndihmë falas

Diploamcia para mobilizimit që nuk mungoi ,nuk pati fuqi as die për ta penguari luftën më të egër në historinë njerëzore. Kështu, më 30 korrik 1914 Cari rus urdhëroi mobilizimin. Gjermania do të kërkojë të ndalet mobilizimi, por rusët nuk u ndalën. Atëherë Gjermania i shpalli luftë Rusisë, pa asnjë paralajmërim dhe përpiekje ndryshe. Tani, nga Gjermania kërkoihej ta sulmoi Francën.Kështu më 1 gusht 1914 Gjermania i kërkoi Francës të jetë neutrale. Por, Franca pozicionohet se do t` i mbrojë interesat kombëtare edhe me luftë. Kështu si u thurën ngajrjet, me 3 gusht 1914 Gjermania i shpalli luftë edhe Francës. Kurse më 4 gusht Britania i shpalli luftë Gjermanisë. Me që Gjrrmania e humbi betejën ofenzive shumë shpejtë në Perendim, por e fitoi betejën defanzive në Lindje, çështjet e fitorës e ktheu për 180 grandë ndryshe Rrevolucioni i Tetorit më 1917 në Rusi. Kështu do të realizohet profecia e Bizmarkut kur tha: “Mallkuar qoftë ai udhëheqës, organizatat e të cilit kur nis lufta,nuk janë të besueshme sa ishin para fillimit”, sepse në Luftën Botërore u vranë miliona njerëz; u shkatrruan Preandoria Austro Hungareze, u shkatrrua Perandoria Ruse, u shkatrrua Preandoria Osamne, por që lindi me ndihmën Franko-Britanike Preandoria Jugosllave, e cila në fund të shekullit u bë copë e grimë si një “gjenocid i programuar” megaloman serbian me biberizim rus. Në Versaj, Bota mësoi për një diplomaci të re, të drejtë për drejtë e jo të intrigave biznatine dhe cioniste, sepse aty lindi Jugosllavia, por që u shkatrrua prap po nga ato forca që e krijuan, sepse më nuk iu nevoitej.

Bota në kundërthënje të hapura më 1918-1941

Më 11 nëntor 1918 Dejvid Llojd Xhorxhi shruante: “Në këtë mengjes fatlum marrin fund të gjitha luftërar”, që do të thot se pushonte Lufta e Parë Botërore. Kështu, me një strategji të rafinuar kishte filluar Lufta Botërore, me një përmbajtje aristokrate u mbyll kredia e saj kah fundi i vitit 1918, pas rrënimeve më të mëdha në histori”. Mu për këtë, padrejtësia që e mbolli Paqja përçarëse e re në Vesajt,pas 22 viteve do ta kemi para syve luftën e re edhe më tragjike, prej së cilës shumëçka doli e shkatrruar, mbetën me miliona njerëz invalidë, një serë shoqërish dhe popujsh që parap nuk fituan lirinë mbetën për të meduar: çak në luftën e tretë në Glob?. Në këtë drejtim, dijetari më i shquar në Botë, njeriu që shpëtoi me pashaportë shqiptare dhe jetoi një kohë në Shqipëri, do të përgjigjet: “Nuk di çka t` ju them për Luftën e Tretë Botërore, por nëse ndodhë e Katërta, popujtë do të luftojnë me shigjeta”. Pra Lufta mbaroi, por prap në Versaj u instalua praktika që popujve shtetet koloniale t` ua “thithin gjakun”, pa asnjë mëshirë. Mjatueshëm për ta kuptuar se lufta e klasave nuk kishte pushuar dhe se lufta klasike nuk kishte fituar kurrfar kuptimi, se lufta e re, nuk do të ketë kurrfar vlere, sepse Globi do të mbetët si një bombë e kuridisur.

E vërteta, shumë popuj pas L.P.B. do të mbesin të dëshpruar, sepse drejtësia mbeti e krekosur, e pa arritëshme në miliona shtëpi. Sidomos, në Evropë u instaluan kufijë të padrejtë, në Azi lufta për liri nuk e kishte asnjë kuptim; në Afrikë kolonializmi ishte kthyer në një ushujzë sepse fatin e luftës e përcaktoi Amerika, kur hyri në luftë në prill të vitit 1917, por ky shtet nuk përfitoi kurrfar territori përpos që fitoi autoritet dhe obligime të shteteve që kishin marrë prej saj kredi me kamata solide.

Në Kuvendi e përçarjeve të reja në Versaj, Doktrina e V. Vilsonit i hodhi politikanët dhe diplomatët Evropian në një gropë, që nuk e kishin kuptuar diktuesit e Kontinentit të Vjetër, sespe ishin ngopur me urrejtëje dhe lakmi për trevat e hueja. Kështu Lidhja e Kombeve, që lindi si ide e V. Vilosnit më 1916 mbeti koncept amerikan, që provoi për të i përligjur këto parime: 1. Ndërkombëtarizimin e Drdaneleve dhe krijimin e “Palës sovrane”; 2. V. Vilsoni mbështeti qëndrimin e vet në parime dhe ligje që u nominua si: “Ekuilibër i forcës”. Ndërsa, fatin e njerëzimit e përcaktuan: Villsoni, Lojd Xhorgji, Klemanso dhe Orlando, gjithnjë me formulën e re filozofike dhe diplomatike: 1+1+1 që do të thot: harmonia diplomatike e intresit të fuqisë duhët të jetë: Anti Gjermane; Anti Kominternë dhe Pro Vatikanit reformuar , pa asnjë reformë, por që më 1929 u bë shtet sovran. Më 1920, dihej se Gjermania 13% të teritorit e humbi në luftë. Ndërsa, popullsia e saj vlerësohej në 65 milionë banorë, karshi Francës me 41 milionë banorë. Në këtë rrethana Perandoria e re komuniste e Leninit, mbeti për të eksportuar ideologji dhe kolonializëm të foramtit rreligjioz odtodoks, pozitë ajo , e cila i krijonte Rusisë hapësirë jetësore shumë më profitabile, se sa ideologjia e rreligjionit dhe hapësirës së bashku. Kështu koncepti i Versajit dështoi sepse: Ishte tepër i gjërë; ishte tepër i patoleruar në çdo pore të jetës shoqërore dhe politike, se për diplomaci mos të kuptohet ndryshe se asgjë nuk kishte lëvizë në rrafshin e diturisë.

E vërteta, Evropa deri në këtë kohë ishte intrigante dhe armiqsore ndaj çdo lloji lirie që e kërkonin popujtë e shtypur me armë ose me thirje paqesore për çlirim. Por, tash e tutje Evropa e rregjive të luftërave dhe moderatorëve të tyre, do të sharroi në urrejtje të re patologjike dhe hakmarrje totale, së cilës prap i printe Gjermania nazifashiste, e denuar dhe e humbur më 1918. Ndërsa, ai shtet që e fitoi luftën , Franca zyrtare e dinte se Gjermania nuk do të mundët për një kohë të gjatë të mbetët në pozitën e të dobtit. Prandaj, Franca do të kerkoi garancione për pozitën që e kishte fituar. Në anën tjetër, Britania do të kërkoi deri më 1941 siguri për kolonitë e shumëta që i kishte nepër glob. Por kohë pas kohe Britania do ta lëvizë në Lidhjën e Kombeve edhe çështjën e çarmatimit.

Antarësimi dhe reparacionet që ishin përligjur për Gjermanin në Versaj më 1919, u treguan se deri më 1921 ky shtet i saknksionuar i pagoi 1 miliardë marka reparacione. Ndërsa, më 1924 Gjermania do të kërkojë moratorium katër vjeçar deri më 1928 për çdo pagesë të mëtejshme. Por, Gjermania duhet të dihet se sërish ishte kthyer në kundershtar të Amerikës dhe kuptohet edhe i Rusisë Sovjetike, të cilën e drejtonte despoti tiran V. J. Stalini deri më 1953. Kështu, në bazë të dokumenteve “diplomatike” dhe ushtrake, rrezulton se Koncepti i Versajit kishte deshtuar për dy shkaqe të njohura që ishin kurdisë nga ata që e ideuan si Paqe qortuese. Pra, Vesaji ishte tepër i gjërë dhe tepër i patolerueshëm mbi të gjitha. Mbi këto parime, prap Evropa ishte kthyer në strofull intrigash dhe hakmarrjesh totale, së cilës fushatë “ielgale” prap i printe Gjermania, tash e përqëndruar që ta përthekoi tërë globin “me duar të helmosura” dhe ideologji puro shoviniste.

Ndërsa, vendi që u promovua në Versaj si fitimtar (Franca), e dinte se Gjermania nuk do të mundet për një kohë të gjatë t` i mbrojë të dobtit, prandaj Franca do të kërkojë garancione për pozitën që e kishte vetëkrijuar. Në anën tjetër, Britania do të kërkojë në kuadër të sigurisë kolektive më pak angazhim, sidomos në rrafshin e çarmatimit. Në këtë mënyrë të rilindjës së armiqësive, do të ndodhë ngadal amortizimi i reparacioneve që duhej t` i paguante ai që e kishte humbur luftën e që ishte vequar se është Gjermania. Lidhur me këtë, aty kah 20 tetori 1934 Hitleri u terhoq nga Lidhja e Kombeve, dhe me këtë hap SHBA (Ruzvelti) dhe Rusia (Stalini) e kuptuan se: “ariu më i “kulturuar” kishte dalur nga strofulli”. Prandaj, për ta kthyer vëmendjën e diplomacisë kah Berlini, Adolf Hitleri e kufizoi ushtrinë në 300 000 trupa, ndërsa flotën ajrore e përgjysmoi . Në këtë drejtim më 29 nëntor 1933 Hitleri largohet nga Konferenca për çarmatim, për t` ia hapur derën dhe dritarën armatimit. Ndërsa, Britania dhe Franca mirreshin me çështje diplomatike, Rusia prodhonte ideoligji për kesport, kurse SHBA ishin venën në veprim kah kalaja për t` i bërë ball diplomacisë naziste, kudo që po ngriste kokë nazifashizmi.

Së këndejmi, Evropa e vjetër anglofone dhe frankofone, prap në prag të luftës së re globale, filloi të pret sinqeritet nga tigri i uritur. Ndërsa, njeriu me duar të lidhura, vrehet se po shkonte drejtë tigrit, për çka për disa çaste viktimat nuk do të ekzistonin para armës naziste gjermane. Kështu e “befasuar”, Franca më 1935 do të bëjë marrëveshje me sovjetikët. Por, më 1937 do i rrefuzojë veshguesit rus në manovrat ushtarake, që do të thot se marrëveshja ishte e çastit e jo e moralit dyftyrësh diplomatik. Kështu me një “cikrrim” armiqësia u rilind në mes Gjermanisë dhe Francës shkasi për luftë të re, dhe vetëm pritej që tanket të manovrojnë përnjëmend në kufi kah Alzasi dhe Loreni si më parë. Në janar të vitit 1935, Italia në anën tjetër do të jet mikpritëse për oficerët e lirë të Francës, duke provuar kështu që të forcohët sistemi i Vesajit, i cili ishte i anatemuar nga Italia, por që luftohej publikisht nga forca e rilindur gjermane për rindarjën e Evropës në sfera të interesit, për te dhe mbi te, ashtu si diktonte Berlini.

Dokumentet diplomatike njohtojnë se më 1938 Hitleri, kërcnohej se do ta aneksojë Sudetin. Ndërsa, Franca kishte marrur obligim në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, se do ta mbrojë Çekosllovakinë. Po edhe Rusia komuniste ishte dakorduar me Francën për çështjën çekosllovake. Në këto rrethana më 22 mars 1938 Hitleri e aneksoi Austrinë. Ndërsa, dokumentët gjermane flasin se: “gjeneralët e Hitlerit ishin të shqetësuar për planet e Rajhut për zgjërim në Evropë, sidomos, e ai zgjërim theksonin tash nuk do të bërët me “bateria, por me rrymë të njëmendët”. Në lidhje me këtë propoganda e Gebellsit u lëshua në veprim, për ta spejeguar se bashkimi i Gjermanisë me Austrinë si mënyrë e zavensonte vetvëndosjen, në një kuptim të ri, por shumë domethënës. Mbi këto ndodhi intrigash në mes tigrave dhe ujqëve, Hitleri do ta lansojë luftën psikologjike të “luanit” si një mjet për ta bërë trysninë nepër Kontinentin e Vjetër, ku çdo plagë flet me gjuhë që vetëm toka e përgjakur e kupton. Kështu, i rreshtuar Hitleri në Konferencën e Mynhenit, kishte zgjedhur për të mbajtur një “mburojë” në dorë, për njeriun e ngjyrosur , por shumë shpejt u largua nga Mynheni, me bindjën se e kishin mashtruar në “hapa” ata të nentokave që nga koha e Kongresit Vjenës më 1815, shquheshin si “rrënues të sistemeve dhe shteteve, prandaj kishte vëndosur t` i ndiçte dhe shfarosete duke i grumbulluar në kampe përqëndrimi”. Në lidhje me këtë, diplomacia e luftës gjermane, ishte futur në çdo kabinet evropian sidomos, prandaj nja gjashtë muaj pas Mynhenit në mars 1939, duke e pushtuar edhe pjesën e mbetur të Çekosllovakisë në një mënyrë mori frymë thellë dhe Hitleri klithi: “E kompenzuam kohën e humbur”!.

E vërteta, me Marrëveshjën e Mynhenit, Hitleri mendonte se ka arritur një baraspeshë serioze ndaj Stalinit, për t` i pasë si mendonte ai, duartë e lira në drejtimet tjera, sidomos në depërtimin e rrufeshëm në Perendim, për çka “mendonte se po merrte hak”.

Gjithnjë në bazë të dokuemnteve sekrete të kohës, më 25 nëntor 1938 Mollotovi (MPJ i Rusisë) ia dërgoi Ribentropit kushtet e Stalinit, për të hyrë në Paktin Tripalësh: Romë , Berlin-Tokio. Në këto rrethana Britania si fuqi e kohës ishte peshuar në frigë nga ofenziva naziste. Prandaj, më 1940 Ruzvelti duke i lexuar ambicjet e Hitllerit nga largësia, do të vendosë që të mos pozicionohet më tutje neutralitetit dhe të prononcohet se është në anën e Londrës, për çdo eventualitet. (Shiqo: H. Kinzinger, Diplomacia..f. 370). Për ta hulumtuar realitetin Ruzvelti e dergoi Nënsekretarin Sumer Vallës në mision nepër Evropë. Lidhur me këtë në Francë mendohej se Ruzvellti po e izolonte Evropën, duke e ekspozuar fizikisht nën mëshirën e Gjermanisë naziste, së cilës Gebellsi i siguroi mbrojtje çoftë “edhe nëse rrenë dhe e përseritë rrenën për tridhjetë herë në ditë”.

Muajtë po kalonin dhe në janar 1941, bota i kishte kthyer sytë kah Amerika. Parndaj, Ruzvelti u përqëndrua rreth “Kartës lirisë”, dhe në prill (1941) do të deklaroi se: “Amerika po shkon drejtë luftës, kundër nazifashizmit”. Prandaj, ky prononcim e hoqi një dilemë se bota demokratike nuk do të luftojë e vetmuar.

Çka janë “tri qëndrimet ndaj paqës”

Më 22 qershor 1941 Hitleri e sulmoi Bashkimin Sovjetik. Pas një marrshimi të rrufeshëm, në dimër të vitit 1941/42, makineria ushtrake naziste u ndal, por Hitleri në këto kushte i shpalli luftë Amerikës, duke e humbur Armatën e VI-t në total në Lindje. Në të njejtën kohë Hitleri hapi vetëplagosje në frontin e Perendimit, ku mendonte se vetëm do të marrshojë. E vërteta, Ruzvellti në bazë të komunikimeve me aleatët britanik, nuk do të parnojë hapjën e një fronti në Ballkan, por duke eksploruar strategjinë e plasuar nga gjeneralët e tij, si dhe nga diplomatët intelegjent të kohës, në nëntor 1942, Anglo-Amerikanët do ta hapin Frontin e Afrikës Veriore. Dhe duke korrur suksese në pranverë të vitit 1943 do ta hapët fronti në Italinë Jugore, fakt ky që e detyroi Benito Musolinin për ta pranuar kapitullimin më 7 shtator 1943. E vërteta, ky realitet e mundësoi zbarkimin e Anglo-Amerikanëve në Normandi në qershor 1944. Kjo luftë disperzive e dobësoi Gjermaninë naziste deri në atë shkallë, sa që populli gjerman pati filluar me të drejtë të frigohet nga vetvetja, sidomos në vieshtë të vitit 1944.

E verteta, në Kazablankë, në janar 1943 Ruzvelti dhe Cherchilli ishin dakorduar me qëndrimin se: “Gjermania duhet dorëzohet pa kushte”. Me këtë filozofi lufte me plumba “pa plumba”, do të meditohet se duhët ndertuar Paktin: Vashington- Londër-Pekin. Me këtë pakt “spiritual” ishte projektuar se: “intresat e Rusisë mbetëshin për t` u shtri në Lindjën e Mesme, që do të thot dalje e Rusisë në Oqeanin Indian, kuptohet nepër tokat e vendeve islame”. Ndërsa, Rusia e “vjetër” ishte skicuar se kufijtë i ka të pranuar, ata të vitit 1941, duke dominuar në Bullgari, Rumuni dhe Finlandë.

Pazaret diplomatike për krime të reja

Në maj 1943 V. J. Stalini e kishte shpërndarë Kominternin që ishte shndërruar si instrument politik për eksportimin e rrevolucionit, kudo nepër Evropë e pastaj nepër tërë globin. Këto pazare do të ndodhin nga 28 nëntori e deri më 2 dhjetor 1943 në Konferencën e Teheranit. Në këtë konferencë Stalini provoi me të gjitha mjetët për të ushtruar një dominim në tërë globin, në të cilin sipas tij do të dominonte “drejtësia ideoligjike e ngjyrës kuqe-komuniste”. Ky zbulim ua ndezi motorrët Anglo-Amerikanëve, të mendojnë ndryshe për çdo gjë që vihet në tyrezë të pazareve që ishin bërë zjetari e Kongreseve dhe konferencave antipaqesore. Në Teheran, Stalini arrijti për ta pranuar dy burrat shtetëror (Ruzvelt dhe Cherchill) pyetjën: “Çka me popujt që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin”. Lidhur me këtë, kur Stalini propozoi ekzekutimin e 50 000 oficerëve nazistë, Cherchilli në shenjë revolte doli jashtë salle. Por më vonë Stalini me të kuptuar “gafin”, do të shprehët se “jam mahitë”. Por mahia e diktatorit komunist doli e vërtetë në rastin polak në vendin Katin, duke ekzekutuar me mija oficerë kariere, e që u tregua se “mahia e Stalinit” ishte bërë pronë e oficrëve nga frontet e Ushtrisë Kuqe. E vërteta, propozimin e Stalinit për asgjasimin e atyre popujve që kanë bashkëpunuar me nazizmin e përvetësuan komunistët e Titos, sidomos serbianët, thua se vet ishin në total antifashist. Por, shumë shpejtë oficerët serbian e angazhuan Vasa Çubriloviqin për ta përpiluar Elaboratin: “Për likiuidimin e Arabanasëve deri sa të zgjasin operacionet e luftës”, më 3 nëntor 1944. Në këtë frymë Kryesia e AVNOJ-it tinzisht më 21 nëntor 1944 i amnestoi çetnikët. Me këtë veprim, noteri Tito i shpalli si vise nën diktaturë ushtrake: Banatin, Baçkën, Istrën dhe Kosovën me Sanxhak. Dhe kuptohet se pasojat e kësaj diktature komuniste dihën. Sidomos në viset shqiptare do të pasojë ploja e likudimeve fizike, për t` ia lëshuar pastaj vedin operacionit “Fshisa” që synonte shfarosjën e shqiptarëve deri më 1959.

Me zbarkimin e Anglo Amerikanëve në Normandi (1944), fati i Gjermanisë u vulos. Në këto rrethna Anglo Amerikanët kishin vënë syrin se : “i kujtë do të jetë ndikimi në Ballkan”. Prandaj nga 4 e deri më 11 shkurt 1945 në Jalltë (Krime), Ruzvellti, Stalini dhe Cherchilli do të vëndosin korniza. Pas shumë pazareve të panjohura, më në fund Cherchilli në një pako cigareje do të i shënoi këto përqindje ndikimi në Ballkanin e “ëmbël dhe të pozicionuar kah demokracia”, si e quajti autori në shkrimin e tij që mori emrin “Dokumnei i Mbrapsht”. Aty, Bullgaria u vlerësua se mbetej zonë interesi 90% nën ndikimin rus, Greqia 90% nën ndikimin anglez, Rumunia 75% nën ndikimin rus, kurse Jugosllavia mbeti 50 me 50 % në të dy sistemet. Shqipëria në pakon e Cherchillit, mbeti tokë për “ndarje”, siç kishte ngjarë edhe më parë nepër kongrese dhe konferenca përçarse “paqesore”. E vërteta, çështjën e Shqipërisë e futi në “hise” më vonë Mollotovi, përmes disa pazarve me diplomatët amerikanë.

E vërteta, Ruzvelti e sqaroi Jalltën si një e arritur, sepse u ideua Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), por e ardhmja e Evropës dhe Azizë prap mbeti e paqartë dhe në maje të thikës. Pra në Jalltë u festua uniteti por të qarat mbetën latente për kohërat e “Luftës së Ftoftë”, që do të promovohët në vijim në një formë garash armatimi, që nuk e kishte parë historia, e fjala është për gara në fushën e armatimit berthamor, hidorgjenik e bilogjik.

Jalltë (1945) Amerika të paktën e shpalosi një realitet se: “E vtmja mënyrë që të kesh një mik, është të jesh i tillë- miqësor”. këto rrethana Stalini si mjeshtër i realpolitikës që ishte bërë, kishte fituar clisinë se herët është edukuar si njeri rreligjioz, prandaj privatisht ishte krejtë diçka tjetër, por zyrtarisht ishte një tigër që nuk e njihte letrën se çka mund të vizatohet, pra për aq ishte bërë vrasës i pasionuar”, sa as egërsirat nuk do ta kuptonin se cila viktimë e ka rendin në çdo çast.

Çka i solli botës Lufta e Ftoftë-gara në armatim pa kufi

Vdekja e Ruzvelltit më 12 prill 1945, ishte e papritur, edhe pse dihej se është kah e mundon tensioni i çrregulluar i gjakut. Në lidhje me këtë, kur erdhi Harri Trumnai në krye të Amerikës , në vend se ta vazhdonte “harmoninë” me Stalinin, ai u gjend në armiqësi ekstreme me te, sepse në qendër të Evropës ishte instaluar komunizmi, sidomos në hisën e saj gjermane. Në këto rrethana, plagët e luftës e kishin kthyer Stalinin që të ndihët si një “superior”, sepse ai po vente kryp guri në plagë, ndërsa Perendimi po provonte sherimin e plagës, me “kryp uji”. Kështu, Trumani do të kërkojë partnerë edhe me hudhje bombash atomike (Japoni), kurse Stalini ishte i kultivuar të prodhonte kundërshtarë ideologjik, krejtë me qëllim për të dëshmuar se Perandoria e tij është: “diçka më tepër se çdo gjë Perendimore e natyrëshme”. Por, e vërteta me Planin Marshall, Trumani hyri në Luftën e Ftoftë për dritare, ndërsa për me dalur për dere , nuk e lejonte trashësi e ambicjeve luftënxitëse, sidomos nga logjika triumfaliste ruse.

Në këto rrethana, Stalini e kishte detyruar terthorazi Trumanin të deklarohët se: “ Nëse Gjermania fiton, atëherë duhët ndihmuar Rusinë; nëse Rusia fiton Luftën e Ftoftë, atëherë duhet ndihmuar Gjermanin, kuptohët atë pjesë që ishte e instaluar nën vartësin e tij. Kushtet e reja zbuluan edhe një fenomen se: Trumani nja 3 muaj nuk u ftua në bisedime si nënpresident që ishte, dhe për ta kompenzuar pozitën e parë, Trumani duhej të dëshmonte se Franca ishte e palgosur, Anglia ishte fitimtare, ndërsa Gjermania e ndarë në katër zona pushtimi, do të gjallërojnë ashtu si diktonte Amerika, si një gjigant ekonomik dhe ushtrak që kishte qenë dhe ishte bërë edhe më e fuqishme, sepse bombat atomike për Japoninë, ia siguruan pozitën numër një në glob.Në këto rrethana, Truamni e lëshoi një fjali që ndikoi “njëfar harmonizmi” kur deklaroi se: “Rusia e Stalinit nuk është Japonia”. ( H. Kinzinger….f. 426).

Pas mbarimit të L Uftës Dytë Botërore ndeshja SHBA-Rusi kishte rrëshqitur në Luftë të Ftoftë, në të cilën luftë do të katrrithet sidomos Stalini, i cili mbeti në lojën e madhe, spse Londra dhe Vashingtoni nuk tregonin se janë në një melodi politike dhe strategjike. Kështu në Konferencën e Potsdamit (………) Trumani, Cherchilli dhe Stalini e shtruan shqetësimin për paqën e prishur, që do të thot se zanati i intrigave mbetej lojë e vejtër me ngjyra të reja ambalazhi politik. Në takimet ordinere Stalini do të veçoi ndikimin në vendet komuniste, me një ngjyrë e që ishin: Jugosllavia, Polonia, Çrkosllovakia dhe Shqipëria. Në këto vende totalitarizmi sovjetik, kishte ngulur këmbë në pushtet. Por, sipas Stalinit kishte edhe një larmi politike me pushtet opozitar të toleruar e ato vende që ende ishin në “gjysmë të rrugës komuniste” si: Bullgara, Çekosllovakia, Hungaria dhe Rumunia. ( H. Kizinger….f. 443).

të gjitha, Amerika e zgjodhi unitetin dhe barazin për model shoqëror, kurse Stalini lansoi një rrugë të linqimit dhe trysnisë nepër vendet “komuniste”, pa mbaruar asnjë ambicje që të zgjërohet në Perendim, po iu dha shansa e shekullit. Pra Stalini do të shquhët pas LDB si peronalitet që në asnjë takim mos të kryhet puna, si duhet. Ndodhëte ky fenomen sepse ai besonte se i lente veti hapësirë për të “ndermjetësuar i vetëm, kur të fikën dritat”, që përkthehte se e pelqente sekretin, por që profiti duhej të mbetej vetëm në konton e tij.

Në një pjesë të kohës së Luftës Ftoftë, Amerika kishte përparësi në ajër dhe në ujë, karshi Bashkimit Sovjetik me përparësi në tokë. Në realitet toka po i dridhej nën këmbë nga dhuna ideolgjike që po e përjetonin popujtë e nënshtruar me firmën:” Unë të çlirova, unë të kthej kah të dua”. Me këtë raport të forcave, bota ishte vënë në rrezik jo të vogël. Në lidhje me këtë fenomen, kur Hari Trumani më 1947 e shpalli Doktrinën e tij, Ballkani po vlonte nga “temperaturat” e Luftës së Ftoftë, sepse Jugosllavia dhe Bullgaria kishin hapur pazare me insistim të Stalinit, për një federatë që do të kontrollohej nga Kremlini, për ta krijuar Federatën e dytë sllavo komuniste. Por, ky pazar politik i sllavëve u prish, për shkak të vendosjës për vota. Në pazarin e Federatës Ballkanit, Jugosllavia i kërkonte gjashtë vota, kurse Bullgaria duhej ta kishte një votë. Ndërsa, Bullgaria do të kërkojë proporicion të votimit: një me një. Për këtë mosdakordim do të prishet pazari i Federatës së re Ballkanike, ku Shqipëria as që figuron në pazare, sepse ishte e planifikuar të ndahet në mes Jugosllavisë dhe Greqisë. (Për çudi më 1997 Greqia dhe Federata Serbi Mali i zi, Shqipëria ishte projektuar t` i takojë Greqisë, kurse Kosova, pa shqiptar duhej për t` i takuar Jugosllavisë fashiste të Millosheviqit).

Blloqet e reja dhe pazaret e vejtra

Në kohën e themelimit të NATO-s më 1949, Ruisa ishte në kulmin e pazareve në të katër anët e botës rreth themelimit të Informbyros. Lidhur me këtë organizatë komuniste, sidomos në Ballkan do të shpërthejë një çarje e mëdha politike dhe diplomatike, gjithnjë rreth sovranitetit kufizuar që e kultivonte Rusia komuniste për vendet aleate totalitare. Lufta e Fotofë në mes Botes së lirë demokratike dhe Botës së kontroluar komuniste, do të manifestohe me ndrydhje ideologjike dhe ushtrake, duke e injoruar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, sidomos nga ana e Rusisë. Kështu më 30 nëntor 1950, NATO paralajmërohet se në çështjën e armatimit nuklear Amerika kishte shënuar disa suksese, sidomos në rrafshin psikologjik, që kishte siellur botën Lufta e Kores, e cila përfundoi me një ndarje fifti-fifti. Por, me vdekjën e V. J. Stalinit më 1953, pasardhësit e tij nuk kishin në fillim as guxim e as përvojë edhe pse i posedonin armet atomike dhe fuqisë tokë-ajër iu kishin afruar, prandaj Lufta e Ftoftë, nuk kishte shansë që të përfundonte edhe pse Lufta e Kores kishte mbetur prapa. E vërteta, më 10 maj 1952 Stalini kishte provuar të bëjë një paqe me Gjermaninë, por projekti i Stalinit mbeti çështje e mendjeve në largësi, sepse friga nga fenomeni gjerman ishte prezent tejet thellë, sidomos në Perendim.

Me projektin e tij, Stalini provoi t` i trembëte Perendimorët, por Mollotovi, Beria dhe Lazar Kaganoviq, druanin sepse Stalini këtë gjest e bënte sepse ndihej superior. Por, me që më 5 mars 1953 Stalini vdiq, pas një infrakti cerebral, më vonë Nikita Hrushqovi do të ngritë dyshime për vdekjën e Stalinit, dyshime ato që u drejtuan ndaj Berias dhe Mikojanit, që i kishin qëndruar pranë Stalinit në çastet e fundit të jetës. Në fakt, Stalini kishte lërë pas një shkollë të mostolerancës e cila do të prekët në shumë sfera, sidomos nga Leonid Brezhnjevi lidhur me Doktrinën për sovranitetin e kufizuar të shteteve që nuk janë në një vijë me atë doktrinë ideologjike.

Kriza politike në mes blloqeve ushtrake nuk pushon

Kriza diplomatike dhe politike e Suezit do të shpërthej në kohën pasi që ishite krijuar Pakti i Varhsavës (më 1955). Në këto rrethana, D. Ajzenhauer e shpalli dokrtinën për: 1 ndihmë ekonomike, 2. Ndihmë ushtarake, 3. Luftë politike për mbrojtjën e Lindjës së Mesme,nga presioni komunist. Prandaj me këtë, Çështja e Hungarisë (lufta civili e kurdisur nga sovjetikët më 1956), për NATO-n do të krijohën tema të reja, sepse më 1955, Shqipëria do të pranohët në OKB dhe në Paktin e Varshavës, fakt ky që imediativisht pushonte pazari për ndarje të Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, respektivisht duhej të pushonte pazari për deportimin e 1 milion shqiptarëve në Turqi nga Jugiosllavia, sipas Marrëveshjës Xhentelmene Tito-Kyprili në Split më 1953. Me gjithë këtë, krizat ballkanike nuk prodhuan ndonjë çarje të lartë në nivel Lindje- Perendim, por Kriza e Suezit dhe Kriza e Berlinit, do të manifestojnë hapësirë Shqipërisë që t` shfaqi përkrahje të palëkundur ndaj Stalinit për refuzim dhe armiqësi ndaj Nikita Hrushqovit, dhe politikës tij, të diktatit ekonomik dhe neokolonial, deri më 1960 kur shkëputja nga Pakti i Varshavës u shpallë publikisht nga Tirana zyrtare, de fakto.

Pse po kthehemi paksa prapa në histori. Në Konferencën e Potsdamit ( 17 jorrik-2 gusht 1945 afër Berlinit) katër fituesit e Luftës Dytë Botërore që po e qeverisnin Berlinin dhe tërë Gjermaninë, nga Amerika, Britania, Franca dhe Rusia, që kishin nominuar emra: Republika Federale Gjermane dhe Republika Demokratike Gjermane. Por mbi të gjitha, të dy blloqet do t` i provojnë muskujt mbi Berlinin. E vërteta, pjesën jugore të Berlinit e administronën amerikanët; pjesën veriore dhe Perendimore e adminstronin Britanikët dhe Francezët. Kurse pjesën Lindore të Berlinit e administronin Rusët. Në konferencë do të mirret vendim që Gjermania të çarmatoset në tërësi; që populli gjerman të bindet se ka psuar humbje toatle; se duhet të shkatrrohet partia nacionalsocialiste dhe filialave të saj; se duhët përgatitë rimekambja e Gjeranisë në baza të shëndosha civilizuese. ( Krahaso: E në luftën nazifashiste serbe më 1992-1999, Serbia mbeti e paprekur dhe e pandeshkuar, që populli serbian ta ndien fajin e rregjimit që ishte zgjedhur katër herë pa përjashtim. Mu për këtë Serbia sot krekoset për luftëra të reja!!!).

Në këtë nye strategjike po baraspeshoheshin edhe çështja e Suezit edhe çështja e Gjermanisë (1957/8), të cilat po mbetëshin për t` u bërë llogaritë kush humbi e kush fitoi në vijim, por që llogaria kurrë nuk do të mbyllët. Pra Lufta e Ftoftë u kurdis edhe për faktin se fitimtarët në mes veti kurrë nuk e mbyllën “llogarinë përfundimtare”, por e lan të hapur për t` u përzier kudo që mundën dhe sundojnë pa asnjë kontroll.

Konsulto dokumentët e OKB-ës

Më 1958 ngjarja më eruptive diplomatike dhe politike në Botën e Tretë ishte plasuar kur Premomorja e Prezidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, prezantuar në OKB për: “Pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi”. Me këtë Premomorje autoritetit i Jugosllavisë prej së cilës po nxirrnin shembuj “lumturie”, në të cilën njeriu i parë kishte inevstuar se shumë shpejtë do të promovohet në Nobelist, por që ngadal por sigurt për nobelist u promovua një shkrimtar serbian, bota e nëntokës do të mësoi nga KGB-eja, Perendimi dhe Lindja, do të fundosën në matje të muskujve, sepse po hapej “kutia e Pandorës”, përmes çështjës shqiptare ashtu edhe për pozitat koloniale të pakicave sidomos në Evropë, e më konkretishtë në Jugosllavinë komuniste. Me këtë hapje të padrejtsësë koloniale, Perendimi nuk do të gëzohet, por as në Lindje nuk do të shfaqin ndonjë hidhërim.

Në këto rrethana Ajzenhaueri më 11 mars 1959 në konferencën për shtyp ua evitoi amerikanëve frigën për një luftë berthamore me Rusinë, si një “malarje e Luftës Ftoftë”. Në fakt, Ajzenhaueri do ta klithë fjalinë: “Nuk di se çka mund të çlirohet me armë berthamore, përpos shkatrrimit që do të mbetët pas. ( H. Kizinger….f. 574). Pas këtij fjalimi do të pasojnë hipoteza:” Nëse Ajzenhaueri e konsideronte Rusinë inferiore, De Goli në anën tjetër e kualifikonte si shumë inferiore në raport me Perendimit tërë makinerinë ushtrake të Kremlinit. E vërteta, De Goli fuqinë sovjetike e shihte si një fasadë me të cilën po mbulohej çdo gjë në planin e brendëshëm mikrokomunist- komunist sovjetik. Por, sipas fajeve që i kishte kurdisur Nikita Hrushqovi dhe KGB-ëja në Berlin, ku vlonte uji në akull, çështja e Berlinit ishte cilsuar në Perendim si abnormale. Ky qëndrim ishte në “fuqi” deri sa një aeroplan U2 amerikan u rrxua mbi Bashkimin Sovjetik, edhe më rrufeshëm shpërtheu në Zyrët Perendimore, largimi i Shqipërisë de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960. Por, në korrik dhe gusht të vitit 1961 Gjon Kenedi do t` i dislokoi 1500 trupa në Berlin, për çka Hrushqovi do të zemrohet, por çdo gjë ishte e vonë sepse ishte qitur para aktit të kyer. E vërteta, Gjon Kenedi dëshirone bisedime të drejtëpër drejta me Nikita Hrushqovin, sidomos pas rrzimit të U2 dhe pas locimit të trupave të reja amerikane në Berlin. Në lidhje me këtë “garë” të kurdisur, Kendei do ta autorizojë Din Raskun (sekretar i jashtëm amerikan) për vulosjën e Murit Berlinit më 21 gusht 1961. ( H. Kizinger …f. 585). Në lidhje me këtë, Din Rask dhe Andrej Gromiko u takuan disa herë në shtator 1961 në OKB, por për çështjën e Berlinit sovjetikët nuk pranonin asnjë lloj dialogu. Prandaj, mu për këtë Kenedi do t` i zbulojë kërcnimet sovjetike për Perendimin. Me këtë “zbulim” Kenedi mendoi se fitoi një unitet të ri në Perendim. Por në realitet, askush nuk e mendonte se BRSS do të infiltrohet në ato rrethana në Kubën e Fidel Kastros. Prandaj, politika komuniste u tregua se nuk ishte një “tigër prej letre”, por një forcë ideologjike dhe ushtrake që mund të sillte botën në rrezik nga arsenali nuklear që posedohej nga sovjetikët, sidomos.

Kriza e Kubës do të hapë çështje të reja në Jugosllavi (rreth decentralizmit-që e ideonin sllovent dhe kroatët dhe centralizimit që e ideonin serbianët-HB), Çekosllovaki dhe disa shtete që kullosnin në “dy livadhe”. Lidhur me këtë, në parim De Goli ishte antiamerikan, por antiamerikanizmin e mabnte në shirt si çështje kulture dhe dominimi nga arsenali i frankofonisë magalomane. Në fakt, De Goli do të ua shtron amerikanëve pyetjën drejtëpërdrejti: “Pse nuk largoheni prej Vietnamit”, sepse vet ishte larguar nga Algjeria. Por, në këto rrethana De Goli donte që të forcohej në Bon sepse ishte çështje nacionale. Por, në një aspekt filozofik dhe politik, De Goli donte ta zbus rrolin e: “katër xhandarëve” (Amerikës, Britanisë, Francës dhe Rusisë) në glob. Në esencë sherbimi skeret Amerikan CIA do të zbulojë se De Goli donte çështjën e “katër xhandarëve” ta zbres në dy xhanfarë, e ata sipas tij do të ishi: Rusia dhe Franca në administrimin e Gjermanisë. Në realitet, me këtë zbulim De Goli do të “diskreditohët” mjaftë ulët në sytë e aleatëve se: Franca ende në tryezë kishte aspirata të Antantës (Francë-Angli-Rusi nga shekullit XIX-të, por tash pa Anglinë!).

Posa e zavëndsoi Kenedin Lindon Xhonsoni do të deklarohët: “ Amerika ka miqë e jo interesa për të ndihmuar të robëruarit dhe të dobtit”. Lidhur me këtë, diplomatët e profesionitë do të shkruajnë se: “ Nuk është fitore se po forcohet Amerika, por është e arritur se bota po vetëdijësohet në aspektin e emancipimit nacional dhe ekonomik, përmes Amerikës”. Me këtë qëndrim, Kina komuniste sidomos e konsideronte Rusinë si kërcnim për paqën, njejtë sikur e konsideronte Vietnami Kinën. Kuptohet, se nga kjo praktikë e qendrimeve do të popullarizohet për të debatuar shkencorisht se cili është rroli i Luftës Civile dhe Luftës së Ftoftë? Në lidhje me këtë, shkenca e historisë do të konkludojë se nëse forcat mbrojtëse nuk mund të japin siguri të plotë për mbrojtje të popullsisë, herët apo vonë guerilja ka për ta marrur “fronin” në duar. Kështu në luftën klasike 75 përqind është vërtetuar se siguron fitore guerilja, në luftën guerile mbrojtjën e popullsisë 75 përqind siguron disfata. Ndërsa 100 për qindë në kombinim 75 përqind rezutati është më i mirë. Por nëse pushteti nuk siguron qetësi atëherë guerilja ka për të fituar, mësonte H. Kizinger, si diplomat me përvojë. Dhe, derisa Lufta e Ftoftë, ishte garë në armatim në mes Super Fuqive, Lufta Civile është konflikt brenda shtetit ose brenda popullit përkatës. Në rastin e parë fitojnë ose humbin shtetët, në rastin e dytë humbin të gjithë, edhe shteti edhe populli.

Kështu, lufta pozicionale në mes komunistëve dhe demokratëve në vitët shtatëdhjetë të shekullit XX-të, e kishte zavndësuar luftën në mes nazifashistëve dhe çlirimtarëve nacionaldemokrat 1941-1945. Kështu lufta Nacionalçlirimtare e tipit hurshqovian për Gjon Kenedin ishte një shpallje lufte, prandaj më 1965 Xhonsoni “Luftën popullore” të Lin Piaos, do ta cilsojë si një zejtari të njejtë të pashpallur si luftë në kuadër të një Lufte së Ftoftë. E vërteta, kur erdhi Kenedi në fron, lufta në Vietnamin e Jugut kishte arritur të përshkallëzohët, por nën pushtetin e Xhonsonit do të pasojë lufta e hapur për shporrjën e komunizmit nga Amerika, për çka dukej se ishte një investim i kotë. E vërteta, Xhonsoni e zhgënjen vetën duke meduar se do të fitonte, shkruan H. Kizinger në Diplomcia f. 656…

Më 1958 ngjarja më eruptive diplomatike dhe politike në Botën e Tretë ishte plasuar kur Premomorja e Prezidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, prezantuar në OKB për: “Pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi”. Me këtë Premomorje autoritetit i Jugosllavisë prej së cilës po nxirrnin shembuj “lumturie”, në të cilën njeriu i parë kishte inevstuar se shumë shpejtë do të promovohet në Nobelist, por që ngadal por sigurt për nobelist u promovua një shkrimtar serbian, bota e nëntokës do të mësoi nga KGB-eja, Perendimi dhe Lindja, do të fundosën në matje të muskujve, sepse po hapej “kutia e Pandorës”, përmes çështjës shqiptare ashtu edhe për pozitat koloniale të pakicave sidomos në Evropë, e më konkretishtë në Jugosllavinë komuniste. Me këtë hapje të padrejtsësë koloniale, Perendimi nuk do të gëzohet, por as në Lindje nuk do të shfaqin ndonjë hidhërim.

Në këto rrethana Ajzenhaueri më 11 mars 1959 në konferencën për shtyp ua evitoi amerikanëve frigën për një luftë berthamore me Rusinë, si një “malarje e Luftës Ftoftë”. Në fakt, Ajzenhaueri do ta klithë fjalinë: “Nuk di se çka mund të çlirohet me armë berthamore, përpos shkatrrimit që do të mbetët pas. ( H. Kizinger….f. 574). Pas këtij fjalimi do të pasojnë hipoteza:” Nëse Ajzenhaueri e konsideronte Rusinë inferiore, De Goli në anën tjetër e kualifikonte si shumë inferiore në raport me Perendimit tërë makinerinë ushtrake të Kremlinit. E vërteta, De Goli fuqinë sovjetike e shihte si një fasadë me të cilën po mbulohej çdo gjë në planin e brendëshëm mikrokomunist- komunist sovjetik. Por, sipas fajeve që i kishte kurdisur Nikita Hrushqovi dhe KGB-ëja në Berlin, ku vlonte uji në akull, çështja e Berlinit ishte cilsuar në Perendim si abnormale. Ky qëndrim ishte në “fuqi” deri sa një aeroplan U2 amerikan u rrxua mbi Bashkimin Sovjetik, edhe më rrufeshëm shpërtheu në Zyrët Perendimore, largimi i Shqipërisë de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960. Por, në korrik dhe gusht të vitit 1961 Gjon Kenedi do t` i dislokoi 1500 trupa në Berlin, për çka Hrushqovi do të zemrohet, por çdo gjë ishte e vonë sepse ishte qitur para aktit të kyer. E vërteta, Gjon Kenedi dëshirone bisedime të drejtëpër drejta me Nikita Hrushqovin, sidomos pas rrzimit të U2 dhe pas locimit të trupave të reja amerikane në Berlin. Në lidhje me këtë “garë” të kurdisur, Kendei do ta autorizojë Din Raskun (sekretar i jashtëm amerikan) për vulosjën e Murit Berlinit më 21 gusht 1961. ( H. Kizinger …f. 585). Në lidhje me këtë, Din Rask dhe Andrej Gromiko u takuan disa herë në shtator 1961 në OKB, por për çështjën e Berlinit sovjetikët nuk pranonin asnjë lloj dialogu. Prandaj, mu për këtë Kenedi do t` i zbulojë kërcnimet sovjetike për Perendimin. Me këtë “zbulim” Kenedi mendoi se fitoi një unitet të ri në Perendim. Por në realitet, askush nuk e mendonte se BRSS do të infiltrohet në ato rrethana në Kubën e Fidel Kastros. Prandaj, politika komuniste u tregua se nuk ishte një “tigër prej letre”, por një forcë ideologjike dhe ushtrake që mund të sillte botën në rrezik nga arsenali nuklear që posedohej nga sovjetikët, sidomos.

Kriza e Kubës do të hapë çështje të reja në Jugosllavi (rreth decentralizmit-që e ideonin sllovent dhe kroatët dhe centralizimit që e ideonin serbianët-HB), Çekosllovaki dhe disa shtete që kullosnin në “dy livadhe”. Lidhur me këtë, në parim De Goli ishte antiamerikan, por antiamerikanizmin e mabnte në shirt si çështje kulture dhe dominimi nga arsenali i frankofonisë magalomane. Në fakt, De Goli do të ua shtron amerikanëve pyetjën drejtëpërdrejti: “Pse nuk largoheni prej Vietnamit”, sepse vet ishte larguar nga Algjeria. Por, në këto rrethana De Goli donte që të forcohej në Bon sepse ishte çështje nacionale. Por, në një aspekt filozofik dhe politik, De Goli donte ta zbus rrolin e: “katër xhandarëve” (Amerikës, Britanisë, Francës dhe Rusisë) në glob. Në esencë sherbimi skeret Amerikan CIA do të zbulojë se De Goli donte çështjën e “katër xhandarëve” ta zbres në dy xhanfarë, e ata sipas tij do të ishi: Rusia dhe Franca në administrimin e Gjermanisë. Në realitet, me këtë zbulim De Goli do të “diskreditohët” mjaftë ulët në sytë e aleatëve se: Franca ende në tryezë kishte aspirata të Antantës (Francë-Angli-Rusi nga shekullit XIX-të, por tash pa Anglinë!).

Posa e zavëndsoi Kenedin Lindon Xhonsoni do të deklarohët: “ Amerika ka miqë e jo interesa për të ndihmuar të robëruarit dhe të dobtit”. Lidhur me këtë, diplomatët e profesionitë do të shkruajnë se: “ Nuk është fitore se po forcohet Amerika, por është e arritur se bota po vetëdijësohet në aspektin e emancipimit nacional dhe ekonomik, përmes Amerikës”. Me këtë qëndrim, Kina komuniste sidomos e konsideronte Rusinë si kërcnim për paqën, njejtë sikur e konsideronte Vietnami Kinën. Kuptohet, se nga kjo praktikë e qendrimeve do të popullarizohet për të debatuar shkencorisht se cili është rroli i Luftës Civile dhe Luftës së Ftoftë? Në lidhje me këtë, shkenca e historisë do të konkludojë se nëse forcat mbrojtëse nuk mund të japin siguri të plotë për mbrojtje të popullsisë, herët apo vonë guerilja ka për ta marrur “fronin” në duar. Kështu në luftën klasike 75 përqind është vërtetuar se siguron fitore guerilja, në luftën guerile mbrojtjën e popullsisë 75 përqind siguron disfata. Ndërsa 100 për qindë në kombinim 75 përqind rezutati është më i mirë. Por nëse pushteti nuk siguron qetësi atëherë guerilja ka për të fituar, mësonte H. Kizinger, si diplomat me përvojë. Dhe, derisa Lufta e Ftoftë, ishte garë në armatim në mes Super Fuqive, Lufta Civile është konflikt brenda shtetit ose brenda popullit përkatës. Në rastin e parë fitojnë ose humbin shtetët, në rastin e dytë humbin të gjithë, edhe shteti edhe populli.

Kështu, lufta pozicionale në mes komunistëve dhe demokratëve në vitët shtatëdhjetë të shekullit XX-të, e kishte zavndësuar luftën në mes nazifashistëve dhe çlirimtarëve nacionaldemokrat 1941-1945. Kështu lufta Nacionalçlirimtare e tipit hurshqovian për Gjon Kenedin ishte një shpallje lufte, prandaj më 1965 Xhonsoni “Luftën popullore” të Lin Piaos, do ta cilsojë si një zejtari të njejtë të pashpallur si luftë në kuadër të një Lufte së Ftoftë. E vërteta, kur erdhi Kenedi në fron, lufta në Vietnamin e Jugut kishte arritur të përshkallëzohët, por nën pushtetin e Xhonsonit do të pasojë lufta e hapur për shporrjën e komunizmit nga Amerika, për çka dukej se ishte një investim i kotë. E vërteta, Xhonsoni e zhgënjen vetën duke meduar se do të fitonte, shkruan H. Kizinger në Diplomcia f. 656.

E kundërta si mendim i saktë mendohej se autoriteti i Xhonsonit ndaj Kenedit e bëri të pamatur terhekjën e Amerikës nga Vietnami, edhe pse në fillim të vitit 1969 i kishte në Vietnamin Jugor 543000 ushtarë (H. Kizinger, Diplomacia…..f. 658), fakt ky që tregon se hyrja në luftë frontale ishte bërë pa një vlerësim serioz, sepse në rrafshin e armatimit Amerika mund ta bluante Vietnamin, por “popullit nuk i komandohet”, thot një fjalë popullore shumë e lashtë.

E vërteta, L. Xhonsoni e kundershton çdo zgjërim të luftës për faktin se po krijohej hapsira jetësore në zonat tjera për komunistët që duhej të ngadhnjenin sepse po zhvillonin luftë ideologjike por të drejtë popullore çlirimtare. Në realitet, Amerika nuk e prnone rrolin në Vietnam sikurse e kishte pasur në Kore. Prandaj, më 1972 kur duhej për ta kuptuar sipas Amerikës se lufta po zhvillohej në mes lirisë dhe totalitarizmit, fare nuk përmndej nominimi luftë civile në Vietnam . Pra Amerika hyri në luftën në Vietnam , sepse proceset në Azinë Juglindore i përcaktonin popujt në luftë për liri e jo fuqia e armëve që bombardonin pa pushim popullin vietnamez. (H. Kizinger, Diplomacia…f. 673).

Në rrafshin diplomatik, Niksoni do të shprehet për largimin e Amerikës nga Vietnami se: “E humbëm një betejë, por do t` i fitojmë shumë luftëra të realpolitikës nepër botë”. E vërteta, vietnamizmi do ta përcjelli botën deri në shembjën e BRSS-ës. Dhe Amerika kështu do të mbetët një fuqi morale e luftërave të drejta për liri, por jo edhe larg përdorimit të forcës saj ushtarke dhe ekonomike, që gjithnjë e më tepër po tregohet një investim në rrafshin e çlirimit të njeriut nga varësia ideologjike dhe robëria klasike. Kështu, bisedimet në Paris më 1970-1972, do të zhvillohën në dy nivele, por ofenziva e tetorit 1972, sikundër vlerë e luftës popullore, do të tregohët racionale. E vërteta, humbja amerikane në Vietnam dhe e Rusisë në Avganistan, sikur i krijoi R. Reganit t` ia mësyjë shembjës së komunizmit për ta kompenzuar “humbjën e shekullit”, në stilin të del ku të del i tërë hesapi, faktë ky që në shiqim të parë duket si një avanturë, sepse Rusia ishte Superfuqi atomike me një ushtri ndër më të fuqishmet në glob. Prandaj, shembja e BRSS i ka treguar dy të vërteta më 1991: Ka treguar se asnjë lloj ushtrie nuk mund ta shpëtoi realitetin kur shteti kalbet për brenda; ka treguar shembull në shtetet tjera, që mos të investojnë në ushtri, për ta ruajtur shtetin e vjetër (siq investoi Serbia..) sepse e drejta në vetvëndosje është fuqi e pandalëshme.

E vërteta, hapja e Amerikës ndaj Kinës për diplomacinë botërore nuk ishte ndonjë e arritur, spjegohej në Amerikë. Pra amerika kishte marur mësime nga vrasja e Martin Lluter Kingut më 1967, kishte mësuar nga vrasja e Çe Gevarës më 1968, kishte fituar pjekuri nga ngjarjet në Çekosllovaki më 1968, kishte mësuar kulturë rrevolucionare dhe demokratike po kishte gisht edhe në demonstratat në: Paris, në Zagreb, Beograd dhe më në fund në Prishtinë më 27 nëntor 1968, kur u lëkundë nga themelët sidomos totalitarizmin në Jugosllavi, u shporr përgjithëmonë konkurimi i Titos për çmimin Nobel ilegal, i cili kishte pushtet por që tani e tutje do të fitojë kompromitet të theksuar, të cilin kompromitim e kishte dëshmuar edhe Plenumi i Brioneve përbrenda më 10 korrik 1966. Kështu tiranisë ideologjike komuniste sidomos në Jugosllavi, iu kishin lëkundur themeli. Prandaj Tito do ta ftojë Veli Devën, Sekretar i komunistëve të Kosovës dhe Ali Shukriun (Kryetar Komisioni për hulumtimin e krimeve të UDBës në Brone më 26 qershor 1966 për të diskutuar për deformimet që kishin ndodhur në Kosovë. Aty, Tito do ta shtrojë çështjën e avansi it të Kosovës në Republikë, por kjo ide do të pushojë deri më 20 mars 1967, kur prap Tito në Polit Byro do të pyet: Deri në cilin nivel ka ardhur idea Kosova Republikë? Me që nuk mori përgjegje nga shqiptarët në Brezovicë më 21 mars 1967, Eduard Kardelit iu nevoit që federata të federohët më 1974, me Kushtetutë. Pra pushtet kurrë nuk shkatrrohën kah ana e trashë e dhunës, por shkatrrohet përkah përdorimi i saj i tejmasës. Në fakt , pushteteve totalitare kishin filluar t` u rrinte “konopi i kuq në fyt”……, dhe vetëm nevoitej lëkundja e shkamit nga pozicioni, dhe kriza ishte para derës, së çdo tirani. Për fat këtë aksiomë Tito e dinte, por luante në kartën shoviniste serbe sikur të ishte llotari

Çka është SALT dhe Çështja hebreje

Çështja e çaramtimit nuk po pushonte pa u debatuar në asnjë çast. Por, nëse Amerika e armatoste Izraelin me armatim modern, Rusia e armatoste Izraelin me kuadro kulmor profesional ushtrak dhe në lëminë e inxhnijerisë.Dhe kjo armatosje ndodhte në emër të patriotizmit, nga arsenali i demokracisë leberale ose nga arsenali i totalitarizmit ideologjik. Lidhur me këtë, shembjën e komunizmit duhet spjeguar sipas R. Reganit se: kapitalizmi po prodhonte të mira materiale, kurse totalitarizmi po prodhonte ideologji që popujt nuk guxonin të mendojnë ndryshe përpos si thot programi i partisë që për kryeligj kishte një kushtetutë nominale, por mbi te qëndronte shpata ideologjike, sikurse një lloj sheriati agnostik me kopertina të kuqe.

Në fund të mandait tij Regani kishte konceptuar gjatë bisedimeve të gjata me Andrej Gromikon më 1984 se konceptet e bindjeve diplomatike ishin shterrur dhe ishin të njohura se: Amerika nuk ka palne kundër juve, e kundërta, thoshte Regani, Ju rusët keni plane kundër Amerikës”. Me këtë shprehje R. Regani ishte çdo gjë tjetër, por jo cinik siq ishin bashkbiseduesit rus e të tjerë komunistë. Në këto rrethana, Mihail Gorbaçovi i shtati pas Leninit si prijës i BRSS, që erdhi në fron më 1985 ndihej si forcë berthamore e kulmit, por kur u rrxua nga froni më 1991, ushtria e tij kishte kaluar në anën e Boris Jellcinit, i cili Partinë Bolshevike e shpali të jashtël igjëshme. E vërteta, shoqëritë demokratike do të rreshtohen drejtë por shumë prej tyre, do të nxisin luftëra lokale për të shitur armatim edhe më tutje, dhe për t` i paguar të punësuarit në industrinë ushtarake, në kohën e garave në armatim, se kush po prodhon barot më tepër, për ta diegur tjetrin që ishte kualifikuar si armik. Në këto rrethana, bota dëshmohej se është e kontrolluar, por që jeton pranë rrezikut me rrezik të mundëshëm tragjik.Në këto rrethana, shoqëritë demokratike po e konsideronin Mihail Gorbaçovin njeri të domosdoshëm, por edhe të pashmagshëm për ta palsuar projektin e tyre deri në fund.

Së këndejmi, diktatura e Brezhnjevit në anën tjetër për “sovranitetin e kufizuar”, po merrte për autorësi personalitete tjera shtetërore, por jo të kampit komunist. Kështu siq ka thënë Presidenti Bil Klinton: “Zgjërimi i demokracisë do ta përthekojë botën jo aq ngrohtë dhe jo aq shpejtë, por sigurtë dhe mjaftueshëm për një paqe të shkrirë por të akulltë me ngrica, që nuk janë as borë e as ujë”. Të paktën me shkatrrimin e komunizmit në Rusi, dhe nëJugosllavi më 1991, u krijua një gurp shtetesh që ishin ngopur me një,mendësi ideologjike, parndaj Boris Jellcini dhe “Jellcinët” në vendet totalitare do ta kanë një shansë plus që të avansojnë në shkollën e mendimit, fjalës dhe veprimit të lirë, që mos ta përdorin argumetin e dhunës në procesin e transformimit shqoqëror dhe ekonomik. Së këndejmi, qëndrimi i Bil Klintonit për krizën ruse dhe jugosllave, do të shënon poena pozitiv në konton e demokracive prendimore, për të mbetur shembull pozitiv në histori në fund të shekullit Njëzetë.

Ku jemi dhe kah po shkojmë

Për herë të parë në histori NATO do ta bombardojë një shtet fashist që ishte kthyer si një ekspoziturë ruse në Ballkan e që ishte Serbia fashiste. Nga ky këndveshtrim edhe njëherë, thonë dokuemntet se Rusia do të provojë pasukseshëm për të eksportuar luftëra loakle, krejtë me qëllim për të shitur armatim dhe për të dërguar mercenarë sidomos në Ballkan, për ndihmë fashizmit serbian, për një kohë dhjetë vjeqare. Por, Rusia më nuk mund të eskportojë rrevolucion në Hungari, Rumuni, Bullgari e Çeki e Sllovaki, sepse këto shtete ishin konvertuar në NATO dhe BE. Në lidhje me këtë, strallimi i Serbisë për rregjimin e vejtër, po rrezuton se nuk është mësuar asgjë nga e kaluara. Së këndejmi, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, i ka nxierr dy realitete në shesh para historisë: se me politikë paqesore 1991-1999 nuk ka pasë asnjë shansë çlirimi i Kosovës. Kjo për fakti se kur Sllovenia, Kroacia, Bosnja që ishin republika dhe plus me popullsi sllave, nuk u çliruan pa luftë, pa vargoj gjaku. Por, edhe në anën tjetër, Lufta e UÇK ka mundur të zgjatë edhe për dhjetë vjetë, por robëria serbiane në Kosovë, do të kompromitohej, por, largim të pushtetit pa intervenimin e NATO-s me 1058 aerolpalnë për 78 ditë bombardime, çlirim të Kosovës nuk do të kishte.

Si komnetohet lufta çlirimtare në Kosovë ku lindi shteti i dytë shqiptar në hsitori është çështje për t` u komentuar. E vërteta, lidhur me këtë mohuesit e luftës UÇK-ës sot e gjithë ditën e spjegojnë se: “Na çliroi NATO ose Amerika”, shprehje kjo krejtë me prapavi, për ta defaktorizuar luftën më të drejtë që ka ndodhur në hsitorinë e nerëzimit e që e ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1994-1999. Pra ky nominim tregon kokfortësinë e atyre që ende shprehën se “kemi pas pushtet paralel, kemi pasë institucione qeverisëse”, por të gjitha ishin një tigër prej letre.

Në lidhje me këtë që u tha më lartë, bisedimet e diplomatëve Perendimor me kryekasapin e luftërave në ish Jugosllavi, do ta mësojnë se: “Më 1945 i kemi vrarë shqiptarët në Kosovë, atje kemi vëndosur diktaturë ushtarake më 8 shkurt dhe e kemi diciplinuar shqiptarinë me dhunë, së cilës iu bind për një gjysmë shekulli. Tash, më 1992-1999, pse mos t` i përdorim të nejtat armë kur e kemi arsenalin ushtarak dhe policor në disponim, plus kemi përkrahje të palëkundur nga populli serb dhe malazez”.

Në këtë provokim, diplomatët dhe oficeët e NATO-s do të përgjigjën guximshëm midis Beogradit se: “Ju me këtë përcaktim për luftë totale, do të keni në fund humbje të sigurtë”. Dhe bombardimi ndodhi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, për ta hapur bota demokratike një kapitull të ri, prej kah do të marrin shembull popujtë që nuk kanë liri dhe shtet të merituar.

NATO në esencë nuk e ndihmoi UÇK-ën me armatim, due lëshuar armë nga ajri, të paktën. Madje, nuk pati asnjë hudhje armësh nga ajri, përçka populli shqiptar do ta respektonte edhe më rrënjësisht jo vetëm Amerikën, por edhe të gjitha shtetetët e Aleancës Veriatllantike. E vërteta, NATO nuk e njohu dhe nuk e njeh esencën e luftës së UÇK-ës, sepse provon që Serbia e fashizuar një ditë të pozicionohet e të kërkojë antarësi. Por kjo nuk do të ndodhë , për deri sa Rusia afshiste sot ta humbë luftën në Ukrainë, Serbia do të mbetët e miluar edhe nga BE për faktin se gjëndet në: “mes mollave të shëndosha dhe lehtë mundet për t` i infektuar fqinjët në një luftë klasike”, në të cilën planifikon profite Risa fashiste .

Kah po shkojmë si shoqëri gjatë shekullit XXI?

Për ta kuptuar se ku ishim, ku jemi dhe kah po shkojmë, po i japim disa karakteristika që e kanë veçuar shoqërinë njerëzore sidomos gjatë luftërave që e përcaktuan hsitorinë në shekullin XX-të?

Luftërat e Parë dhe e Dytë botërore

Lufta e Parë botërore zgjati: Lufta e Dytë botërore zgjatë:

1.Zgjati 4 vjetë, 3 muaj dhe 15 ditë; Zgjati 6 vejtë

i shteteteve në luftë 36. Numri i shteteve në luftë 61.

Numri i shteteve neutrale 17. Numri ishteteve neutrale 6.

Shtete në vija të luftës: 14 shtete. Ishin në luftë 40 shtete.

në tokë: 985 mijë km katror. 131, 5 milionë km katror.

Madhësia ku zhvillohet lufta: 4 mil. Km katro. 22 milion km katror.

Numri i banorëve: 1 miliardë. 1, 7 miliardë.

8. Të mobilizuar: 70 milionë 110 milionë.

Të vrarë në luftë: 10 milionë. 50 milionë.

të plagosur në luftë: 21 milionë. 35 milionë.

aramtimi, ajror: 190 000 avionë. 710 000 avionë.

Tanke në luftë: 9000 tanke. 287000 tanke.

mjete lufte: 140 000 mjete. 1. 041 000 mjete.

Më 1912 në luftë vritën në çdo 100 veta, 92 janë ushtarë, 8 janë civilië;

Më 1914-1918, ushtarë janë 60%, civilë janë 40%.

Më 1939-1945 ushtarë janë 40%, civilë janë 60 %.

Më 1992-1999 në Jugosllavi 9% janë ushtarë, 91% janë civilë, në çdo 100 veta.

Në luftën e Dytë Botërore treva e Gjermanisë u nda në katër zona të okupimit. Në Zonën amerikane 95000 gjermanë u denuan me burg. Në zonën okupuese ruse 67000 perosna u denuan me burg; në zonën e okuaur nga Britania u denuan me burg 64000 gjermanë, në zonën franceze u denuan me burg 19000 gjermanë. Në Zonën Britanike 320 000 gjermanë u denuan me përjashim nga profesioni; në Zonën Franceze 70 000 gjermanë u denuan me përjashtim nga profesioni. Këta nuk kishin të drejtë për të punuar në profesion. Për zonat amerikane dhe ruse nuk ka të dhëna.

Çka do të ndodhë me botën?

Nëse burrshtetasit sot qëndrojnë në fron si persona serioz, të shëndoshë psiqikisht, atëherë luftë atomike nuk do të ketë. Nëse dominon truri anarkist në ndonjë shtet që posedon armë atomike, mund të ndodhë lufta totale, por ajo mbetët në histori si një vetëvrasje, sepse nuk do të fiton askush.

Luftërat lokale do të ketë, dhe ato do të finasohën nga kompanitë të cilat edhe dje e sot dhe sigurisht nesër, mirrën me tregti armësh, por ato firma dhe individë janë kryesisht të njohur. Kështu si është gjendja e brishtë sot, në çerek shekullin e parë XXI, po del në shesh një zejtari origjianle që është zbatuar si e maskuar edhe më parë, se ata shtetarë që janë në krizë përbrenda, zakonisht po organizojnë që vendi i tyre të hyjë në një avanturë lufte dhe pakënaqësia ndaj tij po merr kahje tjetër, siq është rasti i Benjamin Natanjahut tani por edhe i fashistit Putin në Rusi, dhe A. Vuçiq në Serbi, i cili krekoset kohë pas kohe se: “do të kthehet përmes ushtrisë në Kosovë”. E vërteta, krekosjet do të vazhdojnë jo vetëm nga Vuçiqi, por edhe nga despotët tjerë, por shoqëritë brenda shtetit duhet ta kuptojnë se githëmonë rreziku nga jshtë është potencial. Në lidhje me këtë, po e prezantojë edhe një aksiomë: Shiqoni se çka po ndodhë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Aty, tregtarët e politikës paqesore po insistojnë që të arrestuarit të ngarkohën sa më tepër me akuza, të cilat kërkojnë debat. Këta mjerana prokurorë, gjykatës e advokat punojnë për të u paguar dhe do të insistojnë që gjykimi të zgjatë pa mabrim sepse rrogat janë kulmore. Ndërsa të paditurit, nuk e dijnë se ata mund të denohën, por fati i tyre është ngusht i lidhur me fatin e Republikës Kosovës, sepse ishin drejtues të luftës, prandaj jo vetëm se do të denohej lufta, por do t denohet edhe shteti i Kosovës. Analogji me këtë, mund të gjindën shembuj në tërë globin. Mbi të gjitha çelsi i krizës në Ballkan mbetët Serbia, e cila nuk do të ndalet me kërcnime për deri sa të detyrohët për t` i paguar dëmet e luftës, ashtu si u denua Gjermania naziste.

  • I kushtohët: Ali Ajetit dhe Çetës tij historike, Fehim e Xhevë Lladrofcit dhe UÇK-s Adem Jasharit! Më 14 tetor 2024.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu