ARKIVI:
5 Maj 2025

    Ku mbetën pronat e Ferrajve në Plavë e Guci

    Shkrime relevante

    Shërim të shpejtë Vuçiqit?

    Nga: Lis Bukuroca, Gjermani ___ Sot në mëngjes lexova një shkrim në „Albania...

    Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

    Nga: Arif Ejupi Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal...

    Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

    Nue Oroshi, Kiell, Gjermani Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e...

    Shpërndaj

    Foto: Kulla e Mehmed Ferrit në Plavë.    
     

            Prof.Dr.Naser FERRI, arkeolog

    Sipas të dhënave të verifikuara familja Ferri e Plavës  nga fshati Luhar i Malësisë së Mbishkodrës, i cili gjindet afër Meteonit ilir (Meduni i sotëm) por që shumë gjenerata të kësaj familje kanë lindur, jetuar e vepruar në rajonin e Plavë e Gucisë.

    Historiku dhe veprimtaria patriotike e familjes duke filluar nga paraardhësi Ferr Duri përmes Jakupit, vëllait të tij Zeqos, djemve të  Jakupit : Hasanit, Mehmedit, Omerit, Aganit e Eminit pastaj nipave Rizait, Shemsit, Hilmit e shumë pjesëtarëve  të tjerë të familjes   është i studiuar  dhe i njohur.

    Ajo çka është më pak e njohur është pasuria e konsiderueshme e patundshme e familjes, e cila pas vrasjeve, masakrave dhe dëbimit të anëtarëve të familjes Ferri ishte tjetërsuar (nacionalizuar, uzurpuar, shitur e stërshitur).

    Fjala është para së gjithash për 5 kullat e djemve të Jakupit: Hasanit, Mehmedit-Medit, Omerit, Aganit-Agut dhe Eminit,  të ndërtuara në fund të shekullit XIX  dhe në fillim të shekullit XX (dy nga të cilat: e Hasanit dhe  e Omerit janë të rrënuara  dhe ekzistojnë vetëm trojet ku ato ishin të ndërtuara), xhamia e familjes Ferri (e ndërtuar në vitin 1900/1901 nga 5 bijtë e Jakupit për shpirt të babait martir), shtëpia e Jakupit në Babinë (e ndërtuar në shekullin XIX sa ishte gjallë Jakupi)  dhe mbi 500 hektarë tokë (troje në qytet, ara, livadhe, mal e tjerë).

    Është e dhimbshme që nga e gjithë kjo pasuri sot asnjë anëtar i familjes Ferri nuk e gëzon asnjë pëllëmbë të patundshmërive familjare në Plavë, meqë gjatë një shekulli këto prona janë uzurpuar, shitur e stërshitur dhe kanë ndërruar shumë herë  pronarët dhe kanë qenë ose edhe sot janë prona të familjeve Gojkoviq, Llazoviq, Shaboviq, Duroviq,  Canoviq, Pejçinoviq e disa familjeve të tjera.

    Pasardhësit e Jakup Ferrit, i cili e lau këtë tokë me gjak të vetin, sot për fat të keq nuk posedojnë asnjë pëllëmbë toke dhe asnjë adresënë Plavë e Guci.

    Trualli i kulles se Hasan Ferrit
    Trualli i kulles se Omer Ferrit
    Kulla e Emin Ferrit
    Kulla e Agan Ferrit

    Prona e Jakup Ferrit në Babinë

    Xhamia e Ferrajve e uzurpuar nga familja Shaboviq

    Foto e bërë në vitin 1901 me rastin e inaugurimit të Xhamisë së kushtuar Jakup Ferrit në Plavë, dhe në të janë 5(pesë) bijtë e Jakup Ferrit: (rreshti i poshtëm nga e majta) Omeri, Mehmedi, Hasani, Agani(ulur) dhe Emini(në këmbë mes Hasanit dhe Aganit), pastaj i biri i Hasanit Ramadani (në këmbë mbi të jatin e ulur) si dhe 3 djemt e bijave të familjes Ferri, pastaj dy bashkeluftetarë nga familja Rexhepagaj(në të djathtë të veshur me rroba të zeza) dhe Shalabegu-rogëtari i familjes (i ulur, i vetmi i paarmatosur).Marrë nga: Plava dhe Gucia Sot

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu