ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Kufiri apo “Kufiri tek Thana!”

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi
Nuk mund t’i kërkosh Kosovës heqjen e vendimit për targat e përkohshme, ndërkohë që Serbisë as që i kërkohet një gjë e tillë.
Nuk mund të jetë situata në atë pjesë të vendit (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq) e qetë dhe e pa probleme, përderisa Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, falendëron barrkiaduesit serbë në Jarinje dhe Bërnjak. Me këto fjalë ai para gjithë botës tregoj se është faktori kryesor destabilizues, duke mos e fshehur fare.
Dmth., përderisa Vuçiq, si president i një shteti tjetër, fqinj me Kosovën, përzihet në punët e brendshme të Kosovës kaq hapur, duke i trimëruar drejtpërdrejtë ata për mosrespektim të ligjeve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, që të vazhdojnë ta kundërshtojnë rendin e qetësinë në vend.
Se çka flet e thotë Edi Rama, nuk është aq me rëndësi, pavarësisht se bënë dëme të mëdha kur thotë se duhen larguar njësitë speciale nga Jarinje e Bërnjak, pasi ashtu mendon si serbët e Beogradit.
Për fat të Keq!
Policia e Kosovës e din më mirë se ai dhe kushdo tjetër se dërgimi i njësive speciale nuk është bërë me dëshirë, por ka qenë nevojë dhe veprim i domosdoshëm, pasi rendi nuk mund të vihet me ata që vënë barrikada, për ta kundërshtuar ligjshmërinë dhe të drejtat e njëjta për të gjithë.
Prania më aktive e KFOR-it në atë pjese dhe në mbarë Kosovën nga dita e djeshme, është veprim i qëlluar, por Policia e Kosovës i din punët e veta dhe askush nuk mund t’i kërkoj asaj që ajo ta bëjë këtë apo atë, kur janë vet ata që vlerësojnë se kur duhet tërhequr dhe kur policia kufitare në jarinje e Bërnjak, pa u penguar nga askush, vet mund ti kryej punët që është duke i kryer në praninë e tyre tash.
Prandaj, tërbimi serbomadh i Vuçiqit ka arsye të mëdha të shpërfaqjes publike, pasi bazohet pikërisht në idenë serbomadhe që e mendon atë pjesë të Kosovës “si krejt të saj”, meqenëse në emër të asaj ideje është mbajtur i izoluar veriu i vendit tonë qe mbi dy dhjetëvjetsha, si vend prej ku shteti i Serbisë me serbët e asaj ane që sillen si kolonë, mendohet se i ka larguar afër 30 mijë shqiptarë nga atje, se ka investuar e ndërtuar pandërpre dhe në një mënyrë e ka pasur në dorë atë pjesë të vendit më shumë se institucionet e Kosovës!
Por, në gjithë këtë histori, është e pakuptueshme se çka ka Edi Rama që bënë kërkesa të tilla për terheqje, kur as bashkësia ndërkombëtare, që është e pranishme në Kosovë, nuk i jep vetës të drejtë të sillet në atë mënyrë.
Megjithëse Edi Rama me “kiminë” dhe gjuhën e tij të trupit, e cila i shkrihet kur e takon Vuçiqin dhe i ngryset kur i takon “vëllezërit” e vet shqiptarë, – të atij rangu apo rangjeve të ngjashme, na i ka treguar të gjitha më shumë e më mirë se sikur të fliste pandërpre!
Kosova nuk është Akademiku Rexhep Qosja, o Edi Rama?! …
Sidoqoftë, Albin Kurti duhet ta ketë përpara vetës vetëm Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të veproj ashtu si e udhëzon ajo, pikë për pikë e nen për nen.
Kultura e komunikimit dhe fjalori i butë në komunikim Albin Kurtit nuk i ka munguar as deri tash, e të shpresojmë se se nuk do t’i mungon as në të ardhmen, që është me rëndësi të madhe.
Por, në anën tjetër, ai me po atë butësi në komunikim duhet të tregohet i fortë dhe i pakompromis, gjithnjë duke e pasur Kushtetutën e Kosovës përpara vetës.
Lëshimet përpara Serbisë nuk mund ta ndihmojnë Kosovës, pos që e paraqesin të dobët përpara saj, gjë që ajo e do për peresione deri tek lëshimet e tjera.

Për qëllime të tilla provokative pra dy ditësh ishin në afërsi të Rashkës, krejt afër kufirit të Kosovës, edhe ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, si dhe i dërguari rus për mbrojtje, Aleksandr Zinchenko, që u takuan me krerët e Ushtrisë së Serbisë aty, sikur donin të tregonin se në praninë e Ministrit serb të mbrojtjes, Stefanoviqit, e inspektuan gjendjen e gatishmërisë ushtarake të ushtrisë së “Vëllait të Vogël”, krejt afër Jarinjës, duke menduar se si do të dukej në praktikë “Ballkani i Hapur”, nëse fillimisht provohetr me aeroplan dhe tanke, qoftë edhe dhiareve malore, afër kufinit të Serbisë me Kosovën.

Duke e ka shprehur shqetësimin e Moskës zyrtare, Kharchenko ka thënë:.
“Kjo ka për qëllim pastrimin etnik të Kosovës”.
Ai e ka shfrytëzuar vizitën për të komentuar edhe pozicionin e vendeve perëndimore, të cilat i ka cilësuar si “të çuditshme” dhe “të dëmshme”, duke shtuar se ato “i mbyllin sytë në një situatë shumë të rrezikshme”, ndonëse, sipas tij, “të gjithë e kuptojnë se kush është fajtor dhe cila është arsyeja e një provokimi të tillë”.
Ahmet Jashari, zëdhënës i Komunës së Mitrovicës së Jugut, me 14.08.2011, DW gjermane i deklaroj:
“Lagja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës rreth 100 metra në të djathtë të lumit Ibër, ura e të cilit lidh qyetin e Mitrovicës por ndan shtetin e Kosovës, deri në shpërthimin e luftës ishte e banuar me 10,000 shqiptarë. 12 vjet pas, struktura e saj ka ndryshuar dhe rreth 2.000 shqiptarët e mbetur, tashmë janë pakicë mes popullatës serbe të vendosur gjatë dekadës së fundit. “Ky ishte edhe qëllimi i politikës së vazhdueshme të qeverisë së Serbisë, e cila nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm të krijuar në këtë pjesë të Kosovës ia ka dal të bëjë spastrimin etnik”, mendon Ahmet Jashari, zëdhënës i komunës së Mitrovicës.”
E si është gjendja sot?
Mendohet që mbi 20 mijë banorë shqiptarë janë larguar me dhunë nga pjesa veriore e Mitrovicës, duke i shndërruar shqiptarët e asaj pjese të Kosovës në pakicë mospërfillëse në vendin e vet, që ka qenë qëllim i gjithmonshëm i Serbisë.
Edhe protestat e mëdha të serbëve që Sot udhëhiqen drejpërdrejtë nga kreu i shtetit të Serbisë, qoftë me barrikada apo forma të tjera të presionit, që vazhdimisht ndihmohen e oriantohen nga serbët dhe rusët, e kanë qëllim dhe synim parësor largimin e shqiptarëve dhe shndërrimin e asaj pjese të vendit në pjesë ekskluzive serbe, për të cilët u dashka të pyeten vetëm Serbia me aleatin e saj Rusinë, që e nxitë për krime e dhunë ndaj fqinjve shqiptarë.
Albin Kurti andaj duhet të bazohet vetëm në atë Kushtetutë dhe ligjet e shtetit të Kosovës, pa e bërë asnjë lëshim e tërheqje në asnjë rrethanë.
Dhe të vazhdoj me punët e angazhimet që i takojnë si Kryeministër për një Kosovë moderne, të qytetëruar dhe me kulturë shqiptare të avancuar, për një vend me polici e ushtri gjithnjë e më moderne, e cila mund të jetë garanca e vetme e madhe e ruajtjes së paqes, parasëgjithash duke e ruajtur atë në Kufi.
Gjithnjë në bashkërenditje me aleatët, pra me ata që e ndihmuan Lirinë e Kosovës.
Sidoqoftë, pas aq shumë vitesh korrupsion elitar dhe anarki, Kosova nuk ka më kohë që të sillet ndryshe, pos si shtet serioz demokratik.
Në brendinë e saj…, e sidomos në Kufi!
Se shteti shihet pikësëpari në Kufi, e me kësi fqiu të pa qetë, provokues e vazhdimisht kërcënues si Serbia, nuk guxojmë të sillemi ndryshe, përpos ashtu sikurse na mëson e kaluara dhe e tashmja jonë e vuajtur, me vëmendje e seriozitet maksimal.
Se dikujt që s’do të kuptoj (Kufirin), “Kufinin duhet me ia kallxue tek Thana!”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu