ARKIVI:
5 Maj 2025

    Kufiri kulturor i Europës përballë Serbisë

    Shkrime relevante

    Shërim të shpejtë Vuçiqit?

    Nga: Lis Bukuroca, Gjermani ___ Sot në mëngjes lexova një shkrim në „Albania...

    Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

    Nga: Arif Ejupi Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal...

    Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

    Nue Oroshi, Kiell, Gjermani Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e...

    Shpërndaj

    Nëse shekuj me radhë, kalimi i kufirit midis Prusisë dhe Polonisë ishte i barabartë me kalimin nga Evropa e qytetëruar në Evropën barbare, ka gjasë që shumë shpejt, kufiri i Serbisë me Kosovën dhe shqiptarët do ta ketë po të njejtin kuptim. Zatën atë kuptim kulturor e kishte edhe në epokën e Pjetër Bogdanit. Jo rastësisht atbotë e më heret shqiptarët cilësoheshin nga serbët si PERËNDIMORË, ndërkaq feja e shqiptarëve, katolicizmi, quhej nga serbët si “Arbanashka vera”

    Shkruan Sadri Ramabaja

    Lufta në Ukrainë, shkruan politologu Ivan Krastev në NZZ e sotëm, në një analizë të tij të gjatë, e ka zëvendësuar narrativën e Luftës së Ftohtë që ka formësuar politikën në dekadat e fundit me atë të dekolonizimit – vdekjes së ngadaltë dhe të dhimbshme të perandorisë sovjetike – dhe në të njëjtën kohë po përcakton kufijtë e Evropës, duke përjashtuar Rusinë dhe duke e reduktuar Evropën në kufijtë e ardhshëm të BE-së. Ai që deri dje ishte kufi politik tani është riinterpretuar si kufi kulturor.”

    Në këtë rrafsh duhet parë riformulimi i qëndrimit të Brukselit dje në raport me Serbinë.
    Rezoluta përmes së cilës korrigjohet qëndrimi e deritashëm ‘as mish e as peshk’ ndaj identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës (duke toleruar Beogradin me vite të tëra të mbajë zgjedhje brenda territorit të një shteti tjetër – Kosovës…), i jep fund dykuptimsisë së komunikimit mes Brukselit e Beogradit.

    Nëse Serbia nuk dëshiron të mbetet jashtë këtyre kufijve kulturorë që po ngrihen mes Europës dhe Rusisë, atëherë duhet të pranojë realitetin e ri politik – Republikën e Kosovës.

    Duket se këtë fakt Beogradi e ka nuhatur më heret, prandaj ka stisur ‘Ballkanin e Hapur’ si ide që e shpjen atë drejt krijimit të “Botës serbe”. Në këtë marshutë të strategjisë së tyre, Serbia fatkeqësisht po e  tërheq edhe kryeministrin tonë Edi Rama.

    Sa më shpejt që Rama të dalë nga ky kurth, aq më mirë për të, por edhe për Shqipërinë.

    Nëse shekuj me radhë, kalimi i kufirit midis Prusisë dhe Polonisë ishte i barabartë me kalimin nga Evropa e qytetëruar në Evropën barbare, ka gjasë që shumë shpejt, kufiri i Serbisë me Kosovën dhe shqiptarët do ta ketë po të njejtin kuptim. Zatën atë kuptim kulturor e kishte edhe në epokën e Pjetër Bogdanit.

    Jo rastësisht atbotë e më heret shqiptarët cilësoheshin nga serbët si PERËNDIMORË, ndërkaq feja e shqiptarëve, katolicizmi, quhej nga serbët si “Arbanashka vera”.

    K O M E N T E

    1 KOMENT

    1. Z. Ramabaja, nuk mund te thoni per Polonine se ishte vend barbar (Evrope barbare) nese kemi parasysh qe Univerziteti i Krakovit eshte themeluar nga mbreti Kazimir i III ne vitin 1364. Nje vend qe kishte univerzitet ne shekullin e katermbedhjete sigurisht qe nuk ishte nje vend barbar.

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu