ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Kufizimi i emigracionit në mjekësi, përbën emergjencë kombëtare dhe jo vetëm për mjekët 

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Pirro Prifti, Tiranë 

Problemet e pazgidhura  e te mprehta te largimit te mjekëve nga Shqipëria të cilat vazhdojnë edhe tani kanë krijuar klimë të tensionuar jo vetëm tek studentët e Mjekësisë por kryesisht kanë krijur një shqetëësim të madh në popullatën shqiptare e cila po ndjen efektet e largimit të tyre jashtë vëndit. Dihet se nga Popullsia prej 2.87 milion banorë në Shqipëri rreth 51% janë në qytetet shqiptare dhe 49% janë në zonat rurale dhe tendenca është përsëri për tu pakësuar. i njëjti efekt është edhe tek personeli shëndetësor.  

Në artikujt e mëparshëm janë dhënë statisitka të sakta për numrin e mjekëve që janë larguar dhe egzaktësisht nga viti 1991 e deri më sot janë larguar nga Shqipëria. Sipas Aurora Dollenberg kryetare e federates se mjekëve shqiptarë në Europë janë larguar  3800 mjekë me origjinë shqiptare janë larguar në 10 vitet e fundit, pra nga viti 2013 e këtej , për të ushtruar profesionin e tyre në vendet evropiane (3800 mjekë me origjinë shqiptare janë larguar në 10 vite! “Eksodi”, mungojnë mjekët e sëmundjeve të brendshme – Shqiptarja.com).  

Deri më sot janë larguar rreth 22% e mjekëve gjatë gjithë viteve të pas `90. Dihet se që pas viteve `90 e deri në  2013 ka patur largim të mjekvë masivisht, gjithashtu sepse në atë kohë u larguan 1.7 milionë shqiptarë pra në raport me këtë popullatë duhet të jenë larguar nga vitet 1991 e deri në 2013 së bashku me popullatën e larguar rreth 2000 mjekë. 

Sot sipas të dhënave të instat ka 4750 mjekë  nga të cilët 1500 punojnë në Shërbimin Parësor dhe pjesa tjetër në Shërbimin Spitalor rajonal dhe Terciar.  Si rrjedhojë e migrimit masiv dhe faktorëve të tjerë, Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë sot në 2023 (14924.pdf (fes.de). 

Sipas një Projekti të realizuar Friedrich&Ebert Stiftung dhe TFL (together for life) të realizuar nga Arlinda Shehu Gjypi viti 2018, përveç  shkaqeve që dihen,  për mjekët aktualisht në punë në Shqipëri  argumente të tjera jane keto: 

e kënaqur vetëm                                           18% e mjekëvve 

I/e pakënaqur                                                  27% e mjekëve 

I/e nënvlerësuar                                             24% e mjekëve 

I/e zhgënjyer                                                   22% e mjekëve 

I/e parespektuar                                            18% e mjekëve 

I/e mbingarkuar me punë                             27% e mjekëve 

I/e stresuar                                                      24% e mjekëve 

Nën presion                                                     23% e mjekëve 

Me kërkesa të paarsyeshme nga titullari          7% e mjekëve  

Është e qartë se problem i emigracionit të punonjësve të mjekësisë është bërë alarmant dhe duhet patjetër të ngrihet një shtab për të përballuar këtë Emergjencë kombëtare të largimit të Mjekëve. 

Vendimi i qeverisë për studentët që do të fillojnë Fakultetin e Mjekësisë do të kryejnë 5 vite punë me kontratë pas përfundimit të Fakultetit, kurse për studentet e vitit 4 dhe të 5 deri në tre vite punë pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë është pjesërisht i drejtë por: 

-së pari është shumë i vonuar sepse studentët janë në provime dhe duhej bërë më parë që në fillim të vitit akademik (https://ëëë.monitor.al/vendimi-i-qeverise-studentet-e-mjekesise-qe-fillojne-kete-vit-do-te-duhet-te-punojne-edhe-5-vite-per-te-marre-diplomen/). 

Së dyti Ministrja e Shëndetësisë mban përgjegjësi për vonimin në delegimin e këtij problemi madhor tek Këshilli i Ministrave dhe në Parlament sepse ka mbi 8 vjet që është në këtë detyrë, 

Së treti, po kjo Ministre e Shëndetësisë ka grumbulluar rreth vehtes konsulentë ose militantë e amatorë  që nuk njohin asgjë nga Mjekësia, ose mjekë të korruptuar të cilët e keq-informojnë  e për këtë shkak Mjekësia publike është në kaos , me personel shëndetësor të pa-paguar mirë, që shumë nga këta mjekë specialistë merren me mitmarrje në të gjitha spitalet publike, madje po këta mjekë e kanë bërë mitmarrjen një fatkeqësi kombëtare edhe në Fakultetit mjekësore publike por kjo vihet re edhe në pedagogë të tjerë të fakulteteve publike jo mjekësore. 

Së katërti,  Është përgjegjësi e Ministres së Shëndetësisë që nëpërmjet një miratimit të ligjit për Autonominë e Spitaleve publike i ka bërë këto spitale praktikisht spitale private, duke dëmtuar rëndë popullatën e sëmurë e cila duhet të paguajë plus deri në 50 mijë lekë të reja për person çdo vit plus , në një kohë që popullata e punësuar në sektorë publikë dhe private i paguan Siguracionet shëndetësore.  Ministrja e Shëndetësisë i  ka bërë që këto Siguracionie mjekësore të detyrueshme për çdo muaj që populli paguan me vite – të pavlefëshme- dhe se nuk dihet se ku përfundojnë paratë e taksapagonjësve shqiptarë. Ky është kulmi. 

Ngritja e një shtabi për të monitoruar këtë Emergjencë Kombëtare të largimit të Mjekëve  është e domosdoshme madje duhet zgjeruar edhe në monitorimin dhe mbajtjen edhe të infermjerëve, Fizioterapeftëve, imazheristëve, Stomatologëve. 

Dihet gjithashtu se Numri i infermjerëve që largohen është jashtzakonisht i madh. Sipas Shoqatës së infermjrëve janë larguar deri më sot  që pas demokracisë rreth 16 mijë infermjerë (por për 30 vite e jo 3), pavarësisht se numri i infermjerëve që dalin nga Fakultetet e infermjerisë ë të gjithë vëndin është rreth 800 infermjerë të licensuar në vit, emigrimi  është i lartë dhe shqetësues sepse praktikisht cdo vit largohen me qindar infemjerë dhe mami. 

Dy vitet e fundit janë larguar rreth 6.500 infermjerë nga vëndi sipas Urdhërit të infermjerit https://ëëë.albinfo.ch/6-mije-e-500-infermiere-te-larguar-nga-shqiperia/. 

Prandaj, edhe për këtë kontigjent duhen marrë masa efektive njëlloj si për mjekët. Edhe infermjerët duhet të puojnë me kontratë 3-5 vjet. 

E rëndësishme është që ky vendim të mbulojë dhe Fakultetet Private të Universiteteve Private të infermjerive por edhe Fakultetin e Mjekësisë privat të Zonjës së Këshillit të Mirë, në të cilin mjekët janë future në punë në shërbimet mjekësore publike dhe private e për pasojë mbajnë të njëjtën problem të emigracionit. 

Në përfundim mendij se është e domosdoshme ngritja e një shtabi të Emergjencës kundër Emigrimit masiv të mjekëve të cilët krahas masave që realizuar nga qeveria duhet të monitorojnë jo vetëm mjekët por dhe punonjësit teknicenë: infermjerë, mami, imazheristë, teknikë laboratory, fizioterapeftë, të dalë nga Fakultetet publike dhe private, dhe të mbajnë kontaktë të ngushta me Udhërat e infermjrit dhe të Mjekut, për të ndihmuar edhe Ministrine e Shëndetësisë e cila sipas mendimit ka dalë nga shinat dhe nuk kujeset për shërbimin shëndetësor ndaj popullsisë. 

Ky shtab Emergjence do të ndihmonte qeverinë për të stabilizuar pagat, Kartën e Shëndetit, Kontratat me mjekët dhe punonjësit e tjerë mjekësorë, dhe do të ndohmonte gjithashtu në manaxhimin më të mirë të spitaleve publike të cilat janë kthyer në spitale private. Në është ngritur gjithë kjo ngrehinë e Sistemit Shënetësor – është ngritur për të ruajtur Shëndetin e Popullatës. 

Kjo duhet të jetë parësore dhe për këtë, mjekët dhe infermjerët duhet të kuptojnë se vëndi ka nevojë për ta, familja e tyre ka nevojë për ta , rrethi dhe krahina e tyre ka nevojë për ta. 

Pastaj emigrimi. 

Nuk është shkelje e të drejtave të njeriut të punosh me kontratë në vëndin tënd. Në se një mjek a infermjer nuk e do vëndin e tij, ai  bëhet egoist  dhe cinik, atëhere ai nuk është as humanist dhe nuk mund ti shërbejë pacientit ashtu si duhet as këtu e as jashtë.  

Prof.Dr. Pirro Prifti  

priftipirro2017@gmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu