ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Kujdes nga gjuha e lënë nga UDB-a e dikurshme dhe ajo e islamit global, se pavetëdijshëm mund të përfundojmë “në një popull tjetër!”

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Lajmi për vrasjen e “shehidit” Lavdërim Muhaxheri, qysh ju kujtohet është dhënë nga minarja e xhamisë së Kaçanikur, kur tashmë Kosova ishte shtet i pavarur…!?
Nga: Gjergj Kabashi
____
Duhet pasur kujdes të madh me përdorimin e gjuhës në komunikimet e ndërsjella, e sidomos për gjuhën publike, se gjuha në jetën e njeriut dhe të një populli ka domethënje të madhe, më shumë se që mund të mendoj secili prej nesh.
UDB , për shembull, e ka pasur “gjuhën e vet të komunikimit”, qysh e kanë pasur edhe “udbashët shqiptarë”.
UDB-ashët e shkelur shqipfolës prej pushtimit serb, i kanë shkelur, përcjellë, rrahë, poshtërue e dashtë, të burgosurit politik shqiptarë!
Se veprimtaria e tyre ka qenë e paracaktuar për të bërë vetëm krime të brendshme ndërshqiptare…!
UDB- ashët shqiptarë si ndërgjegje të vrara njerëzore kanë qenë të njohur për një gjuhë tejet fyese që e përdorinin. Një gjuhë tejet shpirtkeqe. Sidomos ndaj të burgosurve politik dhe atdhetarisë shqiptare përgjithësisht.
Ata gjithë kohën janë paraqitur shtinjak duke u paraqitur se e urrejnë atdhedashurinë shqiptare, por në të vërtetë policia shkencore e Serbisë nuk i ka lënë shumë që të “aktronin”, pasi prej tyre kanë kërkuar vepra antishqiptare, e jo fjalë të kota.
Gjuha e UDB-ashëve shqiptarë dhe bashkëpunëtorëve të tyre “patriotë”, të shpërndarë para e pas luftës nëpër parti politike, ka qenë gjuha më e fëlliqt e mundshme.
Një gjuhë inferiore, poshtërake dhe e ligë; gjuhë që njeriut ia thyen shpirtin.
“Gjuha e UDB-ës sonë”, për shembull, ka vazhduar edhe pas luftës çlirimtare, duke arritur të depërtonte tek fanatizmat partiak, e ndërkohë edhe tek komunitetet fetare, kryesisht tek ai islam.
Kontributi më i madh antishqiptar i “UDB-ës sonë” ka qenë krijimi pas luftës i BARASPESHËS SË TË FËLLIQTVE , që ka qenë ëndërra më e madhe serbomadhe !
BARASPESHA E TË FLLIQTVE e ka lënë Kosovën në baltën e gjallë të jetës, “baraspeshë” që e ka ndihmuar “edhe dikush prej shtetit amë”, qoftë me vrasjet politike të anëtarëve të dalluar të partisë tjetër politike, qoftë me islamizimin antishqiptar!
Në kohën kur tek demokracitë në mbarë botën, sidomos në vendet demokratike europiane, dominon dhe udhëheqë në mbarësi BARASPESHA E FRIKËS, tek ne u la “kopili i huaj në derë” – BARASPESHA E TË FËLLIQTVE, që do të thotë se “n’kallxofsh ti për mue, kallxoj une për ty…!”.
Në vend se të ishte, “kallxoj une për krimet e të dyve…”!
Përdorimi i gjuhës së caktuar, që ndërlidhej me islamin, bije fjala, ishte politikë islamike që vinte drejtpërdrejtë nga “Vëllazëria Muslimane” (e themeluar në Egjipt në vitin 1928), dhe që nga paslufta ka ekzistuar qendra për shpërndarjen e gjuhës së tillë.
Qendër që ka vepruar kryesisht nga kreu i komunitetit fetar islam.
Ta zëmë kur një drejtor shkolle, apo larg qoftë një polic, të thotë: Selam Alejkum , përshëndetje arabe-islamike, atëhere Shqiptari/shqiptarja duhet të mendoj e gjykoj thellë se çka ka personi i tillë dhe për ç’ka mundohet e përpiqet ai?
Asgjë naive dhe e rastësishme…!
Edhe termi Islamofobi është djallëzor dhe antishqiptar njëherit, pasi ai vije nga Vëllazëria Muslimane dhe iu shkon përshtati Serbisë e Federatës Ruse.
Shqiptarëve s’ka pse tu interesoj fare Islamofobija, pasi të gjithë ata që e përdorin atë shprehje, janë Shqiptarofob!
Edhe kur nuk e thonë e shprehin hapur Shqiptarofobinë, ata janë të tillë.
Bije fjala, kur “për ty” hero kombëtar qenka Sulltan Murati apo Sulltan Mehmeti-I tmerrshmi, një prej ushtruesve më të mëdhenj në histori të gjenocideve ndaj popullit shqiptarë, atëhere duhet të ndalemi e të mendojmë seriozisht.
Nuk mundet një komb, njëri Shqiptar e tjetri Shqipfolës-islamik, ti kenë dy heronj: njërin Hero Kombëtar, Gjergj Kastrioti, e tjetrin hero fetar, që na e paska sjellë “fenë Islame…!”
Prandaj, është tepër e pakuptimtë dhe vështirë e pranueshme kur Prokuroria e Pejës i nisë hetimet ndaj Nismës rreth Braktisjes së Islamit.
Pavarësisht se qysh në start dihet se nuk ka asgjë penale në këtë nismë, është fillim i hidhur i hetimeve për diçka kaq të pakuptimtë.
Njerëzit nuk duan ti përkasin më Islamit si fe dhe askush nuk mund ti mbajë ata me zor e të gozhduar në fenë që mendojnë se si përkasin shpirtërisht.
Askush nuk është e nuk mund të jetë kundër praktikave fetare islame të askujt, por është e do të jetë edhe më shumë kundër imponimit të islamit, madje edhe përmes propagandës së pandërprerë mediale.
Kushdo që ka mundur ta përcillte emisionin e Kojshia Shou ku nga Zvicra fliste Arber Gashi e një studie një imam, e ka vërejtur qartësisht se përse masa e shqiptarëve të zgjuar gjithandej, nuk e pranon më Islamin.
Imami shpifi hapur në emision, duke thënë se ndaj personave kryesor të Nismës për Braktisjen e Islamit është vërtetuar që janë armiq të vendit , pasi “është zënë një pop serb që u paska sjellë pare” dhe ndaj tij nuk ka filluar asnjë hetim për shpifje.
Madje edhe kur i zemruar tha se do ta dëshironte Sheriatin (Ligjin Sharia) në Kosovë!
Të këtillë ka shumë dhe kushdo që ka dashur i ka dëgjuar duke folur si panislamik a turkomëdhenj në këto 24 vite.
Ndoshta e ka shlyer këtë postim, por në atë kohë i biri i kreut të BIK-ut, Naim Tërnavës, Haris Tërnava, bënte thirrje për të shkuar “për Allah tek Toka e Shamit”. A pati filluar Prokuroria e Prishtinës ndonjë hetim ndaj tij…?
Asgjë nuk është e pamundur kur tjetërkush ia ndërton Kosovës dhe mbarë shqiptarisë objektet e kultit- Krejt gratis!
Një njohës i natyrës së propagandës, ka thënë: Mi jep mjetet e informimit në dorë dhe une për dy javë do të nisi t’ia ndërroj mendjen një populli!
Në të vërtetë , sigurisht që mund ta keni vërejt se si u kall flakë antishqiptarizmi i hapur dhe i fshehtë ndër ne, vetëm se në skenë më në fund u paraqit një Nismë kombëtare e vonuar, që më shumë se preokupim fetar, është brengë dhe shqetësim njerëzor për të mos e lejuar shembjen kombëtare e ishin minimum 24 vite që kujt ti tekej e ka përlloqur e nxi hapur popullin shqiptar, historinë, kulturën, doket, zakonet e tij.
Naivët shqiptarë, ende nuk kanë arritur ta kuptojnë se gjuha që e përtypin pa ia ditë origjinën, është kobi, helmi, antijeta jonë. Prandaj, kujdes nga gjuha e fanatizmit religjioz (islamik, kryesisht), sepse ajo nuk është gjuiha jote, është vdekja yte njerëzore dhe kombëtare.
Në një libër të V. Surroit (Gorillat që si pamë) sa më kujtohet është një pasues ku flitet se si “dikush ka urdhëruar” që ky drejtim-orientim religjioz islamik duhet të shpërndahet në Kosovë.
Edhe po të mos ishte kjo e vërtetë e hidhur, mjafton ta analizonim gjuhën e hoxhallarëve antishqiptarë që nga paslufta e deri në këto momente.
Ajo është gjuhë shumë e vendosur dhe trime – antishqiptare, nga radhët e “hoxhallarëve tonë!”.
Ja kështu veprojnë “lavdërim muhaxherët tonë”, këta që po na e asimilojnë kombin me Islam për hirë të Turqisë neoosmane, Serbisë dhe Rusisisë, duke  vrarë njerëz të pafasjashëm në Siri e Irak.
Dëshmitë e lëna nga intervistat dhe “nasihatet” e tyre, flasin se nuk ka tjetër antishqiptarizëm më të rrezikshëm, se sa antishqiptarizmi i tyre.
Se ky antishqiptarizëm na godet nga brendia; prej familjes, lagjes, fshatit, qytezës e qytetit!
Prandaj, kujdes fjalorin që mund ta përtypësh pa e ditë se kur të del gjumi mund ti takosh “një populli tjetër”, nacionalizmit Musliman që i dhemb fati i Ujgurit në Kinë dhe që gjithë kohën vajton për luftërat e Lindjes së Mesme.
Njejt si shehidi Lavdërim Muhaxheri, që për hirë të përkatësisë së hallal umetit, e shqeu edhe pasaporten e shtetit të Kosovës, menjëherë pasi shpirti Musliman i terrorisit të madh u qetësua në “Tokën e Shamit”, që BIK e pati vlerësuar “aq të rëndësishme pë Allahun!”.
Panturkut e panislamikut nuk i interesojnë se ku është KUFINI jonë me Serbinë, por kanë vetëm brenga dhe shqetësime për kufinjt e Islamit !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu